BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • be f. 4-f. 8 par. 1
  • Mirë se vjen në Shkollën e Shërbimit Teokratik!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mirë se vjen në Shkollën e Shërbimit Teokratik!
  • Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Nëntema
  • Si të nxjerrësh dobi në mënyrë të plotë?
Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
be f. 4-f. 8 par. 1
Figura në faqen 5

Mirë se vjen në Shkollën e Shërbimit Teokratik!

PËRRETH tokës, në më shumë se 200 vende, miliona studentë po nxjerrin dobi çdo javë nga arsimimi që marrin në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Disa sapo janë regjistruar në shkollë. Të tjerë kanë shumë vite që e ndjekin. Shkolla mbahet në dhjetra mijë kongregacione e grupe të ndryshme. Në çfarëdo vendi të botës të jetosh, programi i arsimimit është i njëjti. Njerëz të të gjitha moshave, grupeve etnike dhe niveleve arsimore po e marrin falas këtë arsimim teokratik.

Kur u përurua kjo shkollë në kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait, në vitin 1943, qëllimi i saj u shpreh me këto fjalë: «T’i përgatitë të gjithë ‘njerëzit besnikë’, ata që e kanë dëgjuar Fjalën e Perëndisë dhe kanë dhënë prova të besimit tek ajo, që ‘të jenë në gjendje të mësojnë të tjerët’ . . . , me qëllim që gjithsecili . . . të jetë më i përgatitur për t’u shpallur të tjerëve shpresën që ka.» (Kurs për Shërbimin Teokratik, f. 4) Qëllimi i shkollës ka mbetur po ai deri sot e kësaj dite.

Cila është, në të vërtetë, gjëja më e mirë që mund të bëjë secili prej nesh me aftësinë e të folurit që na ka dhuruar Perëndia? Bibla përgjigjet: «Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Jah.» (Psal. 150:6) Kur veprojmë kështu, ia gëzojmë zemrën Atit tonë qiellor. I tregojmë se zemra jonë po reagon me mirënjohje ndaj mirësisë dhe dashurisë së tij. S’është për t’u habitur që të krishterët nxiten gjithnjë që ‘t’i ofrojnë Perëndisë një sakrificë lëvdimi, domethënë, frytin e buzëve që deklarojnë publikisht emrin e tij’. (Hebr. 13:15) Të urojmë një mirëseardhje si student në Shkollën e Shërbimit Teokratik, duke pasur si synim të të ndihmojmë që të përmirësosh aftësinë për t’i përdorur në lavdi të Jehovait dhuratat që të ka dhënë.

Ndonëse në këtë shkollë i kushtohet një vëmendje e madhe leximit publik dhe aftësisë së të folurit e të mësimdhënies, dobitë e arsimimit në Shkollën e Shërbimit Teokratik nuk kufizohen me kaq. Duke marrë pjesë në të, do të ndihmohesh që të kultivosh aftësi të çmuara të tilla, si: të bësh leximin personal, të dëgjosh e të mbash mend, të studiosh, të bësh kërkime, të analizosh e të organizosh, të bashkëbisedosh, të japësh përgjigje për pyetjet që të bëhen, si dhe të hedhësh me shkrim mendimet e tua. Si bazë për studimin, për komentet dhe për pjesët që do të mbahen në këtë shkollë, do të shërbejë Bibla dhe botimet biblike. Duke ngulitur në mendje të vërtetat e çmuara që gjenden në Fjalën e Perëndisë, do të mësosh të mendosh siç mendon Perëndia. Sa e dobishme mund të jetë kjo në çdo fushë të jetës! Për sa i përket vlerës së Fjalës së Perëndisë, Uilliam Lion Felpsi, një pedagog universiteti i shekullit të 20-të, shkroi: «Të gjithë ata që kanë njohuri të plotë rreth Biblës mund të quhen me të vërtetë të arsimuar. . . . Besoj se ka më shumë vlerë të kesh njohuri për Biblën pa pasur një diplomë universiteti, sesa të kesh një diplomë pa Biblën.»

Si të nxjerrësh dobi në mënyrë të plotë?

Figura që zë gjithë faqen 4

Natyrisht, për të nxjerrë dobi në mënyrë të plotë nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik, ti si student duhet të bësh përpjekje individuale. Apostulli Pavël e nxiti të bashkëkrishterin Timote: «Përsiatu në këto gjëra, zhytu në to, që përparimi yt të duket qartë për të gjithë.» (1 Tim. 4:15) Në cilat mënyra praktike mund të ushtrohesh?

Bëj çmos që të marrësh pjesë çdo javë në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Përdore me mençuri librin Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Shkruaje emrin tënd në hapësirën e posaçme në faqen e titullit. Merre gjithmonë me vete librin kur ndjek shkollën. Ky libër është njëkohësisht edhe libër pune. Kur lexon në të pika të rëndësishme që mendon se do të të ndihmojnë, nënvizoji. Përdori hapësirat e gjera në anë të faqeve për të shënuar pikat praktike që mëson gjatë diskutimeve në këtë shkollë.

Veçmas do të të jepet edhe një kopje e shtypur e programit që do të zhvillohet në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Në program do të përfshihen edhe shpjegime të hollësishme rreth mënyrës se si do të zhvillohet kjo shkollë. Mund të jetë praktike ta mbash programin në libër, që ta kesh më të lehtë ta përdorësh.

Gjatë përgatitjes për këtë shkollë çdo javë, kujto se Bibla është libri kryesor që studiohet. Jepi përparësi leximit të çdo pjese të Biblës që mund të jetë programuar për javën. Do të nxjerrësh shumë dobi po të lexosh paraprakisht edhe materialin për pjesët e ndryshme në program, nëse ke mundësi.

Gjatë shkollës, në disa raste mund të kërkohet pjesëmarrja e auditorit. Nxirr dobi plotësisht prej këtyre rasteve. Sa më shumë të përfshihesh në këto diskutime, aq më shumë do ta mbash mend atë që dëgjon dhe do ta përdorësh në jetën tënde.

Natyrisht, të gjithë studentët do të kenë mundësi të mbajnë fjalime ose të bëjnë demonstrime para kongregacionit. Përdore mirë secilin nga këto raste. Përpiqu me të vërtetë të përmirësohesh në çdo cilësi oratorike që të caktohet. Do të të jepen këshilla, të cilat të ndihmojnë të bësh përparim të vazhdueshëm. Prite mirë këtë ndihmë personale. Shëno në librin tënd sugjerimet specifike lidhur me atë që mund të bësh ti personalisht për t’u përmirësuar. Meqenëse zakonisht është e vështirë ta shohim veten siç na shohin të tjerët, sugjerimet dhe këshillat e dashura që na jepen​—të bazuara në Bibël​—mund të ndikojnë shumë në përparimin tonë. Kjo vlen edhe për ata që kanë shumë vite që janë regjistruar në këtë shkollë.​—Prov. 1:5.

A do të dëshiroje të bëje përparim më të shpejtë? Po të kesh nismë personale, mund t’ia dalësh mbanë. Studioje më përpara materialin që do të trajtohet në secilin nga fjalimet e mbajtura nga studentët. Nëse del nevoja për një orator zëvendësues, do të kesh mundësi të dalësh vullnetar, dhe kjo do të të japë më shumë përvojë. Kur të tjerët mbajnë fjalime, dëgjo me kujdes se si e trajtojnë materialin. Ne mësojmë nga njëri-tjetri.

Veç kësaj, nëse ta lejojnë rrethanat, mund ta përshpejtosh përparimin tënd duke ecur përpara me studimin e këtij libri në mënyrë individuale. Pasi të kesh mësuar mirë atë që gjendet në 15 mësimet e para, kalo në faqen 78 ku fillon “Programi për t’u aftësuar si orator dhe si mësues”. Së pari, studio çdo mësim dhe bëj ushtrimet që janë dhënë në të. Përdore në shërbim atë që po mëson. Kjo mund të të ndihmojë shumë që të përparosh si orator dhe si mësues i Fjalës së Perëndisë.

Arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik do të të ndihmojë të përgatitesh për atë që ka më shumë rëndësi në jetë. Përderisa jemi në jetë falë vullnetit të Perëndisë, t’i japim lavdi atij do të thotë të realizojmë atë qëllim për të cilin ekzistojmë. Perëndia Jehova meriton të marrë lavdinë e cilësisë më të lartë. (Zbul. 4:11) Arsimimi që marrim në shkollë është një mjet për ta arritur këtë, në mënyrë që të mendojmë qartë, të veprojmë me mençuri dhe t’i përcjellim me efektshmëri të vërtetat e mrekullueshme të Fjalës së frymëzuar të Perëndisë.

ASPEKTE TË SHKOLLËS

  • Një program javor leximi, studimi dhe kërkimi, i përqendruar te Bibla

  • Udhëzime për leximin publik dhe aftësinë e të folurit dhe të mësimdhënies

  • Pjesëmarrje në diskutime në klasë

  • Mundësi për të mbajtur pjesë të ndryshme para kongregacionit

  • Ndihmë personale për të të ndihmuar që të përparosh

AFTËSI TË CILAVE U KUSHTOHET VËMENDJE

  • Të dëgjosh e të mbash mend

  • Të bësh leximin personal

  • Të studiosh

  • Të bësh kërkime

  • Të analizosh e të organizosh

  • Të bashkëbisedosh

  • T’u përgjigjesh pyetjeve

  • Të hedhësh me shkrim mendimet

THEMELI MBI TË CILIN NDËRTOHET

Aftësia për të komunikuar me efektshmëri është një art. Jo kushdo e zotëron atë. Janë përgatitur shumë libra për t’i ndihmuar njerëzit që të përmirësohen në këtë fushë. Megjithatë, për sa i përket të folurit dhe mësimdhënies, Krijuesi, Ai që i pajisi njerëzit me aftësinë për të folur, di më shumë se çdo instruktor njerëzor i artit të të folurit. Biri i tij i vetëmlindur bashkëpunoi me të si Kryemjeshtër në krijimin e trurit njerëzor dhe të organeve të të folurit, ashtu si edhe në mrekullitë e tjera të krijimit.

Kur u krijuan engjëjt dhe më pas njerëzit, ai Bir shërbeu si Fjala e Perëndisë, pra si Zëdhënësi kryesor nëpërmjet të cilit vetë Perëndia u dha atyre udhëzime. (Prov. 8:30; Gjoni 1:1-3) Ai Bir u dërgua në tokë si Zotëria Jezu Krisht. Për të, tregimi i frymëzuar thotë: «Turmat ishin të mahnitura nga mënyra se si mësonte.» E ata që e dëgjuan, dëshmuan: «Asnjeri tjetër nuk ka folur kurrë kështu.» (Mat. 7:28; Gjoni 7:46) Në Ungjij, Jezui është quajtur më shumë se 40 herë Mësues, dhe me të drejtë. Nga ai mund të mësojmë shumë rreth të folurit dhe mësimdhënies.

Gjithashtu, Bibla përmban një dokumentim të mënyrës se si Perëndia Jehova përdori burra dhe gra të shumë prejardhjeve të ndryshme për të kryer vullnetin e tij. Disa prej tyre shpallën mesazhe të shkurtra, por të fuqishme. Shumë të tjerë, edhe pse nuk folën para turmave të mëdha, bënë pjesën e tyre me besnikëri për të dhënë dëshmi për Perëndinë e vërtetë dhe për qëllimin e tij. Nga sa duket, shumica nuk ishin oratorë të përkryer, por Perëndia i bekoi përpjekjet e tyre. Mund të mësojmë shumë nga ajo që na thotë Bibla rreth mënyrës se si e kryen ata shërbimin.​—Psal. 68:11.

Natyrisht, Bibla nuk është një libër për artin e të folurit. Por për ata që lexojnë me aftësi dalluese, ajo përmban informacion me vlerë për të folurit dhe mësimdhënien e efektshme. Libri Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik përpiqet të ndërtojë mbi këtë themel.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo