BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • gf mësimi 9 f. 15
  • Kush janë miqtë e Perëndisë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush janë miqtë e Perëndisë?
  • Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
  • Material i ngjashëm
  • Engjëjt: «Frymëra për shërbim publik»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • A kthehen në engjëj njerëzit kur vdesin?
    Zgjohuni!—2006
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Si mund të të ndihmojnë engjëjt?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Shih më tepër
Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
gf mësimi 9 f. 15

MËSIMI 9

Kush janë miqtë e Perëndisë?

Si Mbret i Mbretërisë së Perëndisë, Jezu Krishti bashkë me engjëjt duke drejtuar veprën e predikimit

Jezu Krishti është Biri i Jehovait dhe miku i tij më i ngushtë e më i dashur. Përpara se të jetonte si njeri mbi tokë, Jezui jetonte në qiell si një krijesë e fuqishme frymore. (Gjoni 17:5) Më pas ai erdhi në tokë për t’u mësuar njerëzve të vërtetën rreth Perëndisë. (Gjoni 18:37) Ai dha edhe jetën e tij njerëzore, për të shpëtuar njerëzit e bindur nga mëkati dhe vdekja. (Romakëve 6:23) Sot, Jezui është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë, e cila është një qeveri qiellore që do të sjellë Parajsën në tokë.​—Zbulesa 19:16.

Engjëjt janë, gjithashtu, miqtë e Perëndisë. Engjëjt nuk e filluan jetën si njerëz mbi tokë. Ata u krijuan në qiell përpara se Perëndia të bënte tokën. (Jobi 38:4-7) Ka me miliona engjëj. (Danieli 7:10) Këta miq qiellorë të Perëndisë, duan që njerëzit të mësojnë të vërtetën rreth Jehovait.​—Zbulesa 14:6, 7.

Dëshmitarët e Jehovait duke i predikuar një gruaje

Perëndia ka edhe miq në tokë; ai i quan ata dëshmitarët e tij. Një dëshmitar në gjyq tregon atë që di rreth dikujt ose diçkaje. Dëshmitarët e Jehovait u tregojnë të tjerëve atë që dinë rreth Jehovait dhe qëllimit të tij. (Isaia 43:10) Ashtu si engjëjt, Dëshmitarët duan të të ndihmojnë që të mësosh të vërtetën rreth Jehovait. Ata duan që edhe ti të jesh mik me Perëndinë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo