Të bashkuar për të kryer vullnetin e Perëndisë
Shpresojmë se informatat e paraqitura në këtë broshurë mbi shërbimin, mbledhjet dhe strukturën organizative të Dëshmitarëve të Jehovait të kanë inkurajuar që të shoqërohesh më nga afër me ta, për të adhuruar Perëndinë. Të ftojmë që t’i njohësh personalisht Dëshmitarët e Jehovait, duke u shoqëruar me një nga kongregacionet dhe duke marrë pjesë në asambletë e tyre. Kjo do të të ndihmojë shumë për të kuptuar vullnetin e Perëndisë për kohën tonë.—Titit 2:11-14.
Nëse do ta vësh jetën tënde në përputhje me normat biblike, do të kesh edhe privilegjin për të marrë pjesë me Dëshmitarët e Jehovait në aktivitetin e tyre. Përveç kënaqësisë së një shoqërie botërore vëllezërish, mund të gëzosh shpresën për të mbijetuar në fund të sistemit të tanishëm të gjërave e të hysh në një sistem të ri, ku mbretëron paqja dhe drejtësia.—2. Pjetrit 3:13.
[Figurat në faqet 30, 31]
18 pamje nga më tepër se 200 vende dhe ishuj ku Dëshmitarët e Jehovait kryejnë të bashkuar vullnetin e Perëndisë
Nigeri
Austri
Brazil
Japoni
Kanada
Guatemalë
Argjentinë
Gjermani
Taivan
Finlandë
Afrika e Jugut
Indi
SH.B.A.
Fixhi
Kili
Itali
Bolivi
Filipine