BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g20 nr. 2 f. 4-5
  • Çfarë besojnë disa

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë besojnë disa
  • Zgjohuni!—2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Hinduistët
  • Myslimanët
  • Tradita judaike
  • Budistët
  • Konfucistët
  • Disa fe fisnore
  • Të krishterët
  • Çfarë thotë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Pyetja 3: Pse Perëndia lejon që të vuaj?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Nëse Krijuesi interesohet, pse kaq shumë vuajtje?
    A ka një Krijues që interesohet për ju?
  • Pse ka kaq shumë vuajtje?
    Zgjohuni!—2011
Shih më tepër
Zgjohuni!—2020
g20 nr. 2 f. 4-5
Simbole fetare për budizmin, hinduizmin, fetë fisnore, judaizmin, krishterimin, islamizmin dhe konfucianizmin.

Çfarë besojnë disa

Hinduistët

Simbol i hinduizmit.

i konsiderojnë vuajtjet si pasojë të veprimeve që dikush ka bërë në këtë jetë ose në një jetë të mëparshme. Një person mund të arrijë atë që quhet moksha—çlirimi nga ciklet e vdekjes e të rilindjes—vetëm duke u dhënë rëndësi gjërave që kanë lidhje me Zotin.

Myslimanët

Simbol i islamizmit.

i konsiderojnë vuajtjet si ndëshkim për mëkatet dhe si provë besimi. Dr. Sajed Sajidi, presidenti i Shoqatës Islamike të Amerikës së Veriut thotë se tragjeditë na kujtojnë «t’i jemi mirënjohës Perëndisë për gjithë bekimet dhe t’u vijmë në ndihmë nevojtarëve».

Tradita judaike

Simbol i judaizmit.

mëson se vuajtjet janë rezultat i veprimeve tona. Disa judenj thonë se do të ketë një ringjallje, pas së cilës do të vihet në vend drejtësia për personin e pafajshëm që vuajti. Kabala, një formë mistike e judaizmit, mëson rimishërimin, që i jep mundësi të herëpashershme dikujt të shlyejë gabimet e veta.

Budistët

Simbol i budizmit.

besojnë se vuajtjet përjetohen gjatë shumë jetëve, në një cikël rilindjesh që vazhdon derisa veprimet, emocionet dhe dëshirat negative të personit të shuhen. Me anë të mençurisë, veprave të mira dhe disiplinës mendore, një person mund të arrijë nirvanën, gjendje ku tashmë kanë marrë fund të gjitha vuajtjet.

Konfucistët

Simbol i konfucianizmit.

ua atribuojnë vuajtjet «dështimeve dhe gabimeve njerëzore», sipas A Dictionary of Comparative Religion. Sipas kësaj doktrine, vuajtjet mund të pakësohen duke bërë një jetë të virtytshme. Ama shumica e tyre shkaktohen nga «krijesa të padukshme më të fuqishme se njeriu. Në këto raste, njeriu duhet ta pranojë fatin me stoicizëm».

Disa fe fisnore

Simbol i feve fisnore.

ua atribuojnë vuajtjet shtrigërisë e magjisë. Sipas këtyre besimeve, shtriganët mund të sjellin ose fat të mirë, ose katastrofë, dhe vuajtjet që shkaktojnë, mund të pakësohen duke ndjekur rituale të ndryshme. Kështu, kur dikush vuan nga një sëmundje, ritualet dhe mjekimet e yshtësve, besohet se neutralizojnë ndikimin e shtriganëve.

Të krishterët

Simbol i krishterimit.

besojnë se vuajtjet e kanë origjinën te mëkati i dy njerëzve të parë, siç përshkruhet në librin e Zanafillës, në Bibël. Megjithatë, shumë denominacione kanë shtuar idetë e tyre në këtë mësim. Për shembull, disa katolikë thonë se vuajtjet tona ‘mund t’i ofrohen si flijim Perëndisë’ që ai t’i sjellë dobi kishës ose t’i llogaritë si shpëtim për dikë tjetër.

MËSO MË SHUMË

Shih videon A i pranon Perëndia të gjitha fetë?, në jw.org.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo