BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g19 nr. 1 f. 12-15
  • Nën Mbretërinë e Perëndisë «paqja do të jetë pa fund»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nën Mbretërinë e Perëndisë «paqja do të jetë pa fund»
  • Zgjohuni!—2019
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • KUR DO TË VIJË MBRETËRIA E PERËNDISË?
  • SI DO TË MARRË KONTROLLIN MBRETËRIA E PERËNDISË?
  • SI MUND TË NXJERRËSH DOBI NGA MBRETËRIA?
  • E vërteta për Mbretërinë e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Çfarë na mësoi Jezui për Mbretërinë e Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Një Mbretëri «që nuk do të shkatërrohet kurrë»
    Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë
Shih më tepër
Zgjohuni!—2019
g19 nr. 1 f. 12-15
Njerëz duke shijuar jetën në Parajsë

NJË NDRYSHIM NË TËRË BOTËN

Nën Mbretërinë e Perëndisë «paqja do të jetë pa fund»

Pas pak Mbretëria e Perëndisë e shumëpritur​—një qeveri botërore e themeluar nga Perëndia—​do të sjellë paqe dhe unitet në mbarë tokën. Siç premtohet te Psalmi 72:7, «paqja do të jetë pa fund». Por, kur do të fillojë të qeverisë mbi tokën Mbretëria? Si do ta bëjë këtë? Dhe, si mund të nxjerrësh dobi ti nga qeverisja e saj?

KUR DO TË VIJË MBRETËRIA E PERËNDISË?

Bibla paratha disa ngjarje të spikatshme që do të tregonin se Mbretëria e Perëndisë ishte te pragu. Këto ngjarje janë pjesë e një «shenje» të përbërë që përfshijnë luftëra ndërkombëtare, zi buke, sëmundje, tërmete njëri pas tjetrit dhe rritje të paligjshmërisë.​—Mateu 24:3, 7, 12; Luka 21:11; Zbulesa 6:2-8.

Një profeci tjetër thotë: «Në ditët e fundit do të ketë kohë kritike, të vështira për t’u përballuar. Njerëzit do të jenë të dashuruar me veten, të dashuruar pas parave, . . . të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të pabesë, pa përzemërsi të natyrshme, nuk do të jenë të gatshëm për asnjë marrëveshje, shpifës, pa vetëkontroll, të egër, pa dashuri për mirësinë, . . . të krekosur, kënaqësidashës në vend se perëndidashës.» (2 Timoteut 3:1-4) Sigurisht, njerëz me këto karakteristika ka pasur gjithmonë. Mirëpo, tani i sheh ngado që hedh sytë.

Këto profeci nisën të përmbusheshin më 1914. Faktikisht, mjaft historianë, burra shteti dhe shkrimtarë kanë komentuar për ndryshimin që përjetoi bota pas atij viti. Për shembull, historiani danez Piter Mynsh, shkroi: «Shpërthimi i luftës në 1914-n shënoi një pikë kthese të madhe në historinë e njerëzimit. Nga një epokë e ndritur progresi, . . . hymë në një epokë katastrofash, tmerri e urrejtjeje, ku mbizotëron pasiguria.»

Nga ana tjetër, këto kushte janë si stuhia para qetësisë. Ato dëshmojnë se së shpejti Mbretëria do të qeverisë në mbarë tokën. Në fakt, Jezui e përfshiu këtë element pozitiv kur foli për shenjën e ditëve të fundit: «Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, dhe atëherë do të vijë fundi.»​—Mateu 24:14.

Ky lajm i mirë është ndër temat kryesore të mesazhit të Dëshmitarëve të Jehovait. Botimi i tyre kryesor titullohet Kulla e Rojës lajmëron Mbretërinë e Jehovait. Ai flet vazhdimisht për gjërat e mrekullueshme që do të bëjë Mbretëria e Perëndisë për njerëzit dhe për tokën.

SI DO TË MARRË KONTROLLIN MBRETËRIA E PERËNDISË?

Përgjigjja përfshin këto katër fakte të rëndësishme:

  1. Mbretëria nuk do të qeverisë përmes udhëheqësve politikë të kësaj bote dhe as do të përfaqësohet prej tyre.

  2. Në përpjekje për të mos e lëshuar pushtetin, udhëheqësit politikë të botës do të nisin një luftë të pamend kundër Mbretërisë së Perëndisë.​—Psalmi 2:2-9.

  3. Mbretërisë së Perëndisë do t’i duhet të shkatërrojë qeveritë botërore që duan të sundojnë njerëzimin. (Danieli 2:44; Zbulesa 19:17-21) Ky konflikt i fundit global quhet Harmagedon.​—Zbulesa 16:14, 16.

  4. Të gjithë ata që i nënshtrohen me dëshirë Mbretërisë së Perëndisë do t’i mbijetojnë Harmagedonit dhe do të jetojnë në një botë të re paqësore. Në Bibël, ky grup quhet ‘shumicë e madhe’ dhe ka të ngjarë të përbëhet nga miliona njerëz.​—Zbulesa 7:9, 10, 13, 14.

    ÇFARË DO TË BËJË MBRETËRIA?

    Kur ishte në tokë, Jezui tregoi paraprakisht se çfarë do të bëjë si Mbret i Mbretërisë së Perëndisë. Ai shëroi të sëmurët dhe invalidët. (Mateu 4:23) Ushqeu mijëra veta. (Marku 6:35-44) Madje tregoi se kishte nën kontroll dukuritë natyrore.​—Marku 4:37-41.

    Jezui mëson disa njerëz të mbledhur rreth tij

    Mbi të gjitha, Jezui i mësoi njerëzit si të jetojnë së bashku në paqe dhe harmoni. Ata që i zbatojnë me përulësi këto mësime, zhvillojnë cilësi që do t’i ndihmojnë të jetojnë përgjithmonë të lumtur nën Mbretërinë e tij. Asnjë mësues tjetër nuk mund ta arrijë këtë. Disa nga mësimet e shkëlqyera të Jezuit mund t’i gjesh tek ai që njihet si Predikimi në Mal, në kapitujt 5-7 të librit të Mateut. Pse të mos e lexosh? Fjalët janë të thjeshta, ama, mesazhi është i fuqishëm dhe depërton thellë në zemër.

SI MUND TË NXJERRËSH DOBI NGA MBRETËRIA?

Arsimimi është hapi fillestar për t’u bërë nënshtetas i Mbretërisë së Perëndisë. Në fakt, Jezui iu lut Perëndisë: «Që të marrin jetën e përhershme, duhet të vazhdojnë të marrin njohuri për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që dërgove, Jezu Krishtin.»​—Gjoni 17:3.

Kur njerëzit e njohin Perëndinë Jehova si Person, nxjerrin dobi në shumë mënyra. Shqyrto vetëm dy: së pari, zhvillojnë besim të fortë tek Ai. Ky besim, i bazuar në prova, i bind se Mbretëria e Perëndisë është reale dhe se është te pragu koha kur do të qeverisë. (Hebrenjve 11:1) Së dyti, dashuria e tyre për Perëndinë dhe për të afërmin bëhet më e fortë. Dashuria për Perëndinë i nxit t’i binden atij me dëshirë. Dashuria për të afërmin i shtyn të zbatojnë fjalët e Jezuit që shpesh quhen Rregulla e Artë: «Ashtu si dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, njësoj bëni edhe ju për ta.»​—Luka 6:31.

Si një atë i dashur, Krijuesi ynë do më të mirën për ne. Dëshiron të kemi atë që Bibla e quan ‘jetë të vërtetë’. (1 Timoteut 6:19) Jeta sot nuk i ngjan aspak ‘jetës së vërtetë’. Miliona veta bëjnë luftë për mbijetesë dhe mezi ia dalin të mbajnë shpirtin gjallë. Për të krijuar një ide për «jetën e vërtetë», shqyrto disa nga gjërat fantastike që do të bëjë Mbretëria e Perëndisë për nënshtetasit e vet.

JA SI DO TË JETË JETA E VËRTETË

  • «Në ditët e tij [e qeverisjes së Krishtit si Mbret], i drejti do të lulëzojë, dhe paqja do të jetë pa fund . . . Do të ketë nënshtetas . . . deri në skajet e tokës.»​—Psalmi 72:7, 8, 13, 14.

  • «[Perëndia] i pushon luftërat deri në skaj të dheut; thyen harkun dhe e bën copë-copë heshtën.»​—Psalmi 46:9.

  • «Në tokë do të ketë drithë me bollëk, edhe në majat e maleve drithi do të vërshojë.»​—Psalmi 72:16.

  • «Ata do të ndërtojnë shtëpi e do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre. Nuk do të ndërtojnë që të banojë një tjetër dhe nuk do të mbjellin që të hajë një tjetër. . . . Të zgjedhurit e mi do të nxjerrin dobi të plotë nga vepra e duarve të tyre.»​—Isaia 65:21, 22.

  • «Tenda e Perëndisë është me njerëzit. . . . Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më.»​—Zbulesa 21:3, 4.

Njerëz duke shijuar jetën në Parajsë

Nën qeverisjen e Mbretërisë, njerëzit do të jenë të sigurt dhe do të kenë ushqim me bollëk

PIKA KYÇE

MËSIMET E JEZUIT U JAPIN NJERËZVE FUQINË PËR TË BËRË ATË QË ËSHTË E DREJTË. TË GJITHË ATA QË I ZBATOJNË, DO TË JETOJNË NË UNITET DHE NË PAQE NËN QEVERISJEN E TIJ

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo