BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 12/15 f. 14
  • Në vëmendje të publikut​—Evropa

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Në vëmendje të publikut​—Evropa
  • Zgjohuni!—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Dobitë e zërit të nënës
  • A po bëhen fëmijët narcisistë?
  • Optimistë edhe pse njëqind e kusur vjeç
  • Jeta e gjatë: A gjendet sekreti në Okinavë?
    Zgjohuni!—2008
  • Si të rritësh fëmijë mirëdashës në një botë egoiste
    Zgjohuni!—2013
  • Nevojat dhe dëshirat e foshnjave
    Zgjohuni!—2003
  • Roli juaj si prind
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—2015
g 12/15 f. 14
Një nënë i flet foshnjës

NJË VËSHTRIM RRETH BOTËS

Në vëmendje të publikut​—Evropa

Dikur Evropa ishte shumë e lidhur me fenë, por sot nuk është thuajse aspak fetare. Sidoqoftë, lidhja që kanë me Biblën lajmet e kohëve të fundit nga Evropa, mund të të habitë.

Dobitë e zërit të nënës

Studiuesit në Milano, Itali, nxorën përfundimin se foshnjat që lindën para kohe kishin disa dobi nga ana shëndetësore ngaqë ishin të ekspozuara ndaj zërit të nënës me anë të një pajisjeje që u vihej në kyçin e dorës gjatë kohës që ishin në spital. Nëpërmjet kësaj teknike u përpoqën të imitonin si e perceptonte foshnja zërin e nënës ndërsa ishte ende në bark. «Foshnjat që lindin para kohe nxjerrin dobi kur e perceptojnë herët zërin e nënës»,​—përfundoi studimi.

ÇFARË THOTË BIBLA: «E lehtësova dhe e qetësova shpirtin tim, si foshnja që sapo ka lënë gjirin dhe prehet në krahët e nënës.»​—Psalmi 131:2.

A po bëhen fëmijët narcisistë?

Sipas një studimi me 565 fëmijë në Holandë, ata që prindërit i përshkruanin si «më të veçantë se fëmijët e tjerë» dhe si fëmijë që meritonin «trajtim të veçantë», kishin rezultate më të larta se bashkëmoshatarët në testet për narcisizmin, si edhe shfaqeshin më superiorë ndaj të tjerëve dhe më pretendues. Autori i një studimi thotë: «Fëmijët e besojnë kur prindërit u thonë se janë më të veçantë se të tjerët. Kjo mund të mos jetë dobiprurëse për ta ose për shoqërinë.»

ÇFARË THOTË BIBLA: «I them gjithsecilit mes jush të mos mendojë për veten më shumë nga sa duhet të mendojë, por të mendojë në atë mënyrë që të ketë një mendje të shëndoshë.»​—Romakëve 12:3.

Optimistë edhe pse njëqind e kusur vjeç

Pavarësisht nga sëmundjet dhe kufizimet fizike, ata që e kanë kapur moshën 100-vjeçare, kanë një dëshirë të fortë për të jetuar, raportojnë studiuesit në Universitetin e Haidelbergut në Gjermani. Tre nga katër të intervistuar të kësaj grupmoshe e duan jetën dhe përpiqen ta shijojnë sa më shumë. Ata i arrinin synimet e tyre, ishin optimistë e kishin shpresë, mendonin se jeta kishte kuptim dhe u përmbaheshin bindjeve fetare dhe vlerave etike.

PËR TË MENDUAR: Çfarë mund të tregojë dëshira jonë e brendshme për të jetuar, siç përshkruhet tek Eklisiastiu 3:11?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo