BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/15 f. 8-9
  • Si të kërkosh falje

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të kërkosh falje
  • Zgjohuni!—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • VËSHTIRËSIA
  • Pse të kërkoj falje?
    Të rinjtë pyesin
  • A ke vërtet nevojë të kërkosh të falur?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Të kërkosh falje​—Një çelës për të bërë paqe
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Pse është kaq e vështirë të kërkosh falje?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Zgjohuni!—2015
g 9/15 f. 8-9
Një burrë duke i folur gruas ndërsa ajo e shpërfill e zemëruar

NDIHMË PËR FAMILJEN | MARTESA

Si të kërkosh falje

VËSHTIRËSIA

Sapo je zënë me bashkëshortin. Ti mendon: «Nuk kam pse të kërkoj falje. S’e fillova unë.»

Nuk grindeni më, por mes jush ka ende tension. Mendohesh prapë për të kërkuar falje, por nuk arrin të nxjerrësh fjalët e thjeshta: «Më fal!»

PSE NDODH?

Krenaria. Një bashkëshort i quajtur Çarls pranon: «Ndonjëherë e kam të vështirë të them ‘më fal’ sepse nuk më lë egoja.»a Nga krenaria e tepërt të vjen turp të pranosh pjesën tënde të fajit.

Pikëpamja. Ndoshta mendon se duhet të kërkosh falje vetëm kur e ke ti fajin. Një bashkëshorte me emrin Xhilda, thotë: «E kam kollaj të kërkoj falje kur e di se të gjithë fajin e kam unë. Por është e vështirë kur të dy kemi thënë gjëra që nuk duhej t’i thoshim. E pse duhet të kërkoj unë falje kur e prishëm të dy muhabetin?!»

Mbase ndihesh edhe më i justifikuar nëse mendon se fajin e ka vetëm bashkëshorti. Një bashkëshort i quajtur Jozef thotë: «Kur beson vërtet se nuk ke bërë ndonjë gjë, duke mos thënë më fal po shpall pafajësinë tënde.»

Mënyra si jemi rritur. Mbase je rritur në një familje ku rrallë kërkohej falje. Nëse është kështu, ndoshta s’ke mësuar t’i pranosh gabimet e tua. Ngaqë s’e ke bërë këtë që i vogël, as tani nuk e ke zakon të kërkosh sinqerisht falje.

Ç’MUND TË BËSH?

Një burrë e një grua hedhin kova me ujë mbi zjarr

Kur kërkon falje, shuan flakët e mosmarrëveshjes

Mendo për bashkëshortin. Përpiqu të kujtosh ndonjë rast kur të kanë kërkuar falje dhe sa mirë je ndier. Pse të mos e bësh edhe ti bashkëshortin të ndihet mirë? Edhe nëse mendon se nuk ke faj, mund të shprehësh keqardhje që bashkëshorti ndihet i lënduar ose për pasojat e paqëllimshme të sjelljes sate. Këto fjalë e ndihmojnë bashkëshortin të qetësohet.​—Parimi biblik: Luka 6:31.

Mendo për martesën. Mos mendo se të kërkosh të falur është një disfatë personale, por shihe si fitore për martesën tënde. Në fund të fundit, te Proverbat 18:19 thuhet se ai që mbetet i lënduar «është më i pathyeshëm se një qytet i fortë». Kur tjetri vetëm justifikohet është e vështirë të rivendosësh paqen, për të mos thënë e pamundur. Nga ana tjetër, kur kërkon falje nuk lejon që lëndimi të zmadhojë hendekun mes jush. Në thelb, po mendon më tepër për martesën, sesa për veten.​—Parimi biblik: Filipianëve 2:3.

Kërko falje pa vonuar. Është e vërtetë se mund të jetë e vështirë të kërkosh falje kur fajtori nuk je vetëm ti. Por, të metat e bashkëshortit nuk e justifikojnë sjelljen tënde të gabuar. Prandaj mos ngurro të kërkosh falje me mendimin se lëndimi do të fashitet me kalimin e kohës. Nëse ti kërkon falje, edhe bashkëshorti do ta ketë më të lehtë ta bëjë këtë. Dhe, sa më shpesh të kërkosh falje, aq më të lehtë do ta kesh në të ardhmen.​—Parimi biblik: Mateu 5:25.

Trego se e ndien vërtet atë që thua. Të justifikosh sjelljen nuk është njësoj si të kërkosh falje për të. Dhe, nëse thua disi me sarkazëm «më vjen keq që je kaq i ndjeshëm për këtë gjë», nuk po kërkon aspak falje. Mbaj përgjegjësi për veprimet e tua dhe prano se bashkëshorti është lënduar, pavarësisht nëse ka arsye apo jo.

Përballu me realitetin. Prano me përulësi se do të bësh gabime. Në fund të fundit, të gjithë bëjmë gabime. Edhe nëse mendon se je i pafajshëm në një situatë, prano se këndvështrimi yt ka gjasa të jetë vetëm njëra anë e medaljes. Bibla thotë: «Kush flet i pari në çështjen e vet ligjore, duket se ka të drejtë, por ndërhyn tjetri dhe me siguri e heton fund e krye.» (Proverbat 18:17) Do ta kesh më kollaj të kërkosh falje nëse mban një pikëpamje realiste për veten dhe për të metat e tua.

a Disa emra në këtë artikull janë ndryshuar.

SHKRIME KYÇE

  • «Ashtu si dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, njësoj bëni edhe ju për ta.»​—Luka 6:31.

  • ‘Me përulësi mendjeje shihini të tjerët si më të lartë se veten.’​—Filipianëve 2:3.

  • «Rregulloji shpejt punët.»​—Mateu 5:25.

Xhejsoni dhe Aleksandra

XHEJSONI DHE ALEKSANDRA

«Kur kërkon falje mund ta shndërrosh martesën, nga një martesë me probleme të pazgjidhura që krijojnë tension, në një ku problemet janë vetëm disa pengesa të vockla gjatë rrugës. Të kërkosh falje është një mënyrë për të treguar dashurinë për bashkëshortin.»

Kai dhe Xhulia

KAI DHE XHULIA

«Synimi kur kërkon falje është të rikthesh paqen dhe lumturinë. S’ka lidhje me gjetjen e fajtorit. Nëse bashkëshorti është lënduar nga diçka, bëj gjithë sa mundesh që të ndihet më mirë.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo