BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 12/11 f. 25-27
  • Çfarë të kënaq vërtet në një festë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë të kënaq vërtet në një festë?
  • Zgjohuni!—2011
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • FESTA TË SUKSESSHME
  • Pse prindërit s’më lënë të dal për qejf?
    Zgjohuni!—2011
  • Pse prindërit s’më lënë të dal për qejf?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
  • Si t’i njoh më mirë prindërit?
    Zgjohuni!—2009
  • Pse prindërit nuk më lënë të bëj qejf?
    Të rinjtë pyesin
Shih më tepër
Zgjohuni!—2011
g 12/11 f. 25-27

Të rinjtë pyesin

Çfarë të kënaq vërtet në një festë?

Poshtë, vër një shenjë ✔ përbri pikës që tregon ç’gjë pret më me qejf në një festë.

  • të hash

  • të kërcesh

  • të luash

  • të zësh miq të rinj

  • të takosh miqtë e vjetër

  • tjetër ․․․․․

THUAJSE gjithë të rinjtë vdesin të rrinë bashkë, dhe këtu s’ka asnjë të keqe. Edhe Bibla flet mirë për rastet shoqërore ose festat.

A e dije?

  • Bijtë e Jobit organizonin festa familjare.​—Jobi 1:4.

  • Jezui mori pjesë në një dasmë të madhe.​—Gjoni 2:1-11.

  • Të krishterët e shekullit të parë gëzonin shoqërinë në shtëpitë e njëri-tjetrit.​—Veprat 2:46, 47.

Nuk diskutohet që është qejf të rrish me miqtë. Megjithatë, është për të ardhur keq që disa festa të japin çdo gjë tjetër përveç kënaqësisë.

HISTORI REALE «Më thanë të shkoja në një festë me ftesë të hapur, që do të thoshte se atje mund të shkonte kush të donte. Bëhej në shtëpinë e një çuni që nuk do t’i kishte prindërit në shtëpi. Shyqyr që nuk shkova! Të nesërmen mora vesh se alkooli ishte sheshit dhe disa ishin bërë tapë. Madje, tre çuna kishin humbur ndjenjat. Veç kësaj, kish plasur sherri dhe ishte dashur të ndërhynte policia e t’i jepte fund festës.»​—Xhanela.

MËSIMI Mos ia lër gjërat në dorë rastësisë. Pavarësisht nëse je organizator apo i ftuar në një festë, sigurohu se i di përgjigjet e pyetjeve në faqet vijuese. Kështu, ka shumë më tepër të ngjarë që pas festës të kesh kujtime të bukura, e jo të bëhesh pishman.

FESTA TË SUKSESSHME

«Kur një shoqja ime bëri një festë, e ëma e dinte ku ishte secili nga ne. Madje, edhe kur vajta te makina sa të merrja xhaketën, më pyeti ku po shkoja. Mos po tregonte merak të tepruar? Mbase. Por nuk u ofendova, sepse e di që më mirë të sigurohesh sot se të pendohesh nesër.»​—Kimi. 

«Kam qenë në ca festa yll fare dhe them se patën sukses ngaqë pjesëmarrësit ishin të moshave të ndryshme. E pastaj, ata që i organizonin, kishin planifikuar aktivitete zbavitëse, që askush të mos vërdallisej kot e të merrej me gjë tjetër.»​—Andrea.

Për më shumë artikuj nga rubrika «Të rinjtë pyesin», mund të shkarkoni numra të tjerë të revistës Zgjohuni! nga adresa e Internetit www.jw.org/​sq

«Ka nga ata që janë shoqëri e mirë, po ka dhe nga ata që nuk janë ‘as andej, as këtej’. Sekreti që një festë të shkojë për bukuri është t’i zgjedhësh me kujdes të ftuarit.»

«Kam qenë në festa të organizuara për së mbari, ku kërkohej të zbatoheshin disa rregulla që të parandaloheshin problemet. Falë kësaj, ishin goxha më argëtuese dhe aspak stresuese.»

Cilët do të vijnë dhe sa e madhe do të jetë festa?

«Për mua, duhet të ftosh njerëz që i njeh tamam dhe të mos bësh ftesë të hapur ose t’u thuash atyre që do të vijnë të sjellin ndonjë shok a shoqe.»​—Rëneja.

«Nëse numri i ftesave nuk mbahet nën kontroll, festa mund të dalë duarsh sa hap e mbyll sytë. Ti fton 20 veta, por pastaj këta ftojnë edhe 10 të tjerë, e këta ftojnë të tjerë akoma. . . . Ndodh, e kam parë vetë.»​—Koleta.

«Ka rrezik që festat e mëdha të shkasin nga duart kollaj. Them se është më e mençur që grupet të jenë të vogla.»​—Aleksa.

«Kush ecën me të mençurit, do të bëhet i mençur, por atij që shoqërohet me budallenjtë, do t’i shkojë keq.»​—PROVERBAT 13:20

Çfarë ka të ngjarë të ndodhë?

«Nëse e ke organizuar ti festën dhe ndodhin gjëra të këqija, ty do të të dalë nami i keq.»​—Brixhita.

«Po të merren masat e duhura, të gjithë mund të kënaqen. Tërë puna është të jesh largpamës.»​—Seti.

HISTORI REALE «Një shok më tha se nuk më fton në festat e tij ngaqë e di se prindërit e mi do t’i bëjnë pyetje, si: ‘Cilët do të vijnë?’ dhe ‘Sa do të zgjatë?’ Thotë se nuk i pëlqen ta kontrollojnë ashtu. Goxha shenjë alarmi kjo! Nëse pyetjet e vënë në siklet, mendoj se festat e tij nuk janë tipi i festave ku dua të shkoj.»​—Elena.

«Nëse hani, nëse pini apo nëse bëni diçka tjetër, gjithçka bëjeni për lavdi të Perëndisë.»​—1 KORINTASVE 10:31

Si do të veprosh nëse situata bëhet e sikletshme?

«Kam një plan largimi. Kur shkoj në ndonjë festë, gjithnjë u telefonoj prindërve që t’u tregoj në ç’orar do të kthehem. Atëherë më pyesin nëse gjërat po shkojnë mirë. Po t’u them jo, kjo është shenja që të më kujtojnë çfarë punësh duhet të bëj. Pasi mbyll telefonin, u them shokëve se prindërit më duan në shtëpi herët dhe duhet të iki.»​—Tereza.

HISTORI REALE «Në një festë erdhën dy çuna që s’ishin të ftuar, dhe dihej se njëri prej tyre merrte drogë. Edhe pse e pata të zorshme, vendosa t’i telefonoja babit që të vinte të më merrte.»​—Meri.

«Njeriu me mend e dallon kur afrohen telashet dhe i shmang, por kush s’e vret mendjen, futet drejt e në to dhe pastaj bëhet pishman.»​—PROVERBAT 22:3, TODAY’S ENGLISH VERSION

Ç’lloj mbikëqyrjeje do të ketë?

«Nëse do të jenë të pranishëm të rritur të pjekur që sigurohen se çdo gjë vete mirë, ka shumë të ngjarë që festa të shkojë për bukuri.»​—Marku.

«Më parë më vinte zor kur i kisha edhe prindërit në ndonjë festë. Por tani e kuptoj se rrinin për t’u siguruar që gjërat të mos merrnin tatëpjetën. Vetëm se janë aty prindërit, s’do të thotë se nuk mund të bësh qejf.»​—Laura.

«Mbani një ndërgjegje të mirë.»​—1 PJETRIT 3:16

PSE TË MOS PYESËSH PRINDËRIT?

Pyeti prindërit me ç’lloj festash argëtoheshin kur ishin sa ti. A do të bënin ndonjë gjë ndryshe në festat ku shkonin ose që organizonin?

PO PLANIFIKON NJË FESTË?

Fol me prindërit për këtë dhe mendo mirë se . . .

  1. sa veta do të marrin pjesë

  2. cilët do të ftosh

  3. ku do të bëhet

  4. ç’lloj mbikëqyrjeje do të ketë

  5. çfarë aktivitetesh janë planifikuar

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo