BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 5/08 f. 8-9
  • Një e ardhme tek e cila mund të kesh besim!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një e ardhme tek e cila mund të kesh besim!
  • Zgjohuni!—2008
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një emër tek i cili mund të kesh besim
  • Si mund ta njihni emrin e Perëndisë?
    Zgjohuni!—2004
  • Emri i Zotit
    Zgjohuni!—2017
  • Pse duhet ta përdorim emrin e Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Si e ka emrin Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
Shih më tepër
Zgjohuni!—2008
g 5/08 f. 8-9

Një e ardhme tek e cila mund të kesh besim!

Ke arritur në një vend ku rruga ndahet në dy drejtime. Në një tabelë thuhet: «Lëre të ardhmen tënde në duart dhe në premtimet e njerëzve.» Në tjetrën shkruhet: «Beso te Perëndia dhe Mbretëria e tij.» Cilën udhë do të ndjekësh?

UDHA e mençur është të kesh besim te Perëndia. Ai thotë: «Ai që më dëgjon, do të banojë i sigurt dhe i patrazuar nga tmerri i gjëmës.» (Proverbat 1:33) E dëgjojmë Krijuesin kur u bindemi mësimeve të Biblës, të sigurt se ato janë të denja për besim. (2 Timoteut 3:16) A ka arsye të forta për të besuar? Patjetër! Për shembull, siç e pamë në artikullin e dytë të kësaj serie, vetëm Bibla e shpjegon me saktësi se përse njerëzit nuk janë të gjendje të vetëqeverisen siç duhet. A nuk je dakord që këto fjalë të Biblës përputhen me faktet?

Të njëjtën saktësi kanë edhe profecitë e Biblës. Për shembull, Bibla paratha kushtet e mjerueshme që karakterizojnë «ditët e fundit» në të cilat jetojmë. Këtë mund ta shohim me sytë tanë. (Mateu 24:3-7; 2 Timoteut 3:1-5) Madje Bibla kishte parathënë se njerëzit do të kërcënonin edhe mirëqenien e planetit. Mirëpo, Perëndia ‘do të rrënojë ata që rrënojnë tokën’,​—thotë Zbulesa 11:18.

Kur u shkruan këto fjalë, rreth 2.000 vjet më parë, dukuri të tilla, si ndotja e ajrit, e detit dhe e tokës; ngrohja globale; dhe zhdukja në masë e specieve të ndryshme nga njeriu, ishin të paimagjinueshme. Por sot është ndryshe. Po, Perëndia s’gënjen kurrë. Fjala e tij e shkruar është përmbushur gjithmonë në çdo hollësi.a (Titit 1:2; Hebrenjve 6:18) Në fakt, Perëndia e garanton këtë fjalë me emrin e tij.

Një emër tek i cili mund të kesh besim

Ashtu si firma e bën të vlefshëm një çek, edhe emri personal i Perëndisë​—Jehova​—garanton gjithë premtimet e Biblës.b «Tek emri i tij i shenjtë kemi besim»,​—tha një shkrimtar i Biblës që e përjetoi shpesh kujdesin e dashur të Perëndisë.​—Psalmi 33:21; 34:4, 6.

Duke e lidhur emrin e Perëndisë me kujdesin e tij atëror, Proverbat 18:10 thotë: «Emri i Jehovait është një kullë e fortë. Tek ai vrapon i drejti dhe gjen mbrojtje.» Ngjashëm, te Romakëve 10:13 shkruhet: «Kushdo që thërret emrin e Jehovait, do të shpëtojë.» Qartë, emri i Perëndisë nuk është një nuskë që na mbron nga e keqja. Përkundrazi, shpëtimi vjen nga Perëndia, dhe, siç thotë shkrimi, ata që e thërrasin, e bëjnë këtë sepse kanë besim absolut tek ai dhe e njohin mirë reputacionin e tij të panjollë. Psalmi 91:14 thotë: «Meqenëse ai më ka për zemër, unë [Jehovai] do ta shpëtoj. Do ta mbroj, sepse njeh emrin tim.»

Pyet veten: ‘Te kush kam besim: te Perëndia apo te njeriu?’ Dëshmitarët e Jehovait kanë zgjedhur Perëndinë dhe Mbretërinë e tij, jo duke u nisur nga ndjenjat e paarsyeshme apo besimi i verbër, por duke u bazuar në një bindje të fortë që i ka rrënjët te njohuria e saktë e Biblës. (Hebrenjve 11:1; 1 Gjonit 4:1) Ja përse ata nuk e kanë frikë të ardhmen, por ‘gëzojnë në shpresën’ që kanë. Ata të ftojnë edhe ty të kesh të njëjtën pikëpamje të shkëlqyer.​—Romakëve 12:12.

[Shënimet]

a Shih numrin special të revistës Zgjohuni! të nëntorit 2007, që i është kushtuar plotësisht pyetjes «A mund t’i besoni Biblës?»

b Shih kutinë «Emër dhe garanci».

[Diçitura në faqen 9]

Ashtu si firma e bën të vlefshëm një çek, edhe emri i Perëndisë garanton gjithë premtimet e Biblës

[Kutia në faqen 9]

EMËR DHE GARANCI

Emri i Perëndisë, Jehova, nuk është thjesht një etiketë.c Në ç’kuptim? Ky emër do të thotë «Ai shkakton të bëhet». E thënë thjesht, Perëndia zotëron dashurinë, fuqinë dhe mençurinë për t’u bërë gjithçka që duhet për të arritur qëllimin dhe për të përmbushur fjalën e tij. Për shembull, ai mund të bëhet Shpëtimtar i të drejtëve, Shkatërrues i të ligjve, Dëgjues i lutjes ose Atë i dashur, pra, çdo gjë që zgjedh për t’u bërë.

«Unë jam Hyjnori,​—thotë Jehovai.​—Ai që thotë përfundimin qysh në fillim. . . . Ai që thotë: ‘Qëllimi im do të qëndrojë dhe do të bëj çdo gjë që më pëlqen.’» (Isaia 46:9, 10) Përderisa Perëndia i qëndron gjithnjë besnik asaj që thotë dhe meqë përfshihet emri ose reputacioni i tij, Fjala e tij e shkruar do të përmbushet me siguri. «Perëndia nuk është njeri që të gënjejë.»​—Numrat 23:19.

[Shënimi]

c Emri Jehova ndryshon nga titujt i Plotfuqishëm, Krijues, Perëndi dhe Zotëri. Ai shfaqet rreth shtatë mijë herë në tekstin origjinal të Biblës së Shenjtë. Perëndia i vuri vetes këtë emër. Dalja 3:15 thotë: «Jehovai . . . është emri im në jetë të jetëve.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo