BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g05 8/12 f. 19-22
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Zgjohuni!—2005
  • Nëntema
  • Përgjigjet e pyetësorit
Zgjohuni!—2005
g05 8/12 f. 19-22

A e dini?

(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet biblike që janë dhënë, dhe lista e plotë e përgjigjeve është e shtypur në faqen 22. Për informacion të mëtejshëm mund të përdorni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», anglisht, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.)

1. Kush e bleu shpellën e Makpelahut nga Efroni, hititi, që ta përdorte si pronë për varre dhe sa veta thuhet që u varrosën atje? (Zanafilla 49:30-33; 50:13)

2. Kur luftonin kundër filistinëve, pse njerëzit e Davidit ngulën këmbë që ai të mos shkonte më me ta në betejë? (2 Samuelit 21:15-17)

3. Cila bimë erëmirë përmendet vetëm te Kënga e Solomonit? (Kënga e Solomonit 1:14; 4:13; 7:11)

4. Çfarë përdori Gideoni për t’u siguruar se Jehovai do ta mbante premtimin për ta shpëtuar Izraelin me anë të tij? (Gjykatësit 6:36-40)

5. Si quhej ena e madhe prej bakri që e përdornin priftërinjtë për t’u larë, në oborrin e tempullit të Solomonit? (2 Kronikave 4:6)

6. Cila ishte masa më e madhe e peshave dhe e vlerës monetare për hebrenjtë? (Ezdra 8:26)

7. Çfarë shpërtheu në qiell, pas lindjes së Mbretërisë? (Zbulesa 12:7)

8. Sipas Jezuit, nëpër cilën gjë do të kalonte më kollaj një deve, sesa ‘një i pasur të futej në mbretërinë e Perëndisë’? (Mateu 19:24)

9. Si i quajti Jezui skribët dhe farisenjtë, ngaqë i devijonin njerëzit me anë të mësimeve të rreme? (Mateu 15:14)

10. Cili mbret sirian i dëboi judenjtë nga qyteti jude i Elathit, duke e shtyrë mbretin e frikësuar Akaz që t’i drejtohej për ndihmë Asirisë? (2 Mbretërve 16:6, 7)

11. Cila grua e mbretit David i lindi atij një djalë me emrin Ithream? (2 Samuelit 3:5)

12. Ku u gjend kupa, kur Jozefi dërgoi një shërbëtor pas vëllezërve të tij për të gjetur kupën që i mungonte? (Zanafilla 44:12)

13. Cilin pasardhës të Kalebit, që me përbuzje përshkruhet si njeri i ashpër, i keq, i pavlerë e i pamend, goditi për vdekje Jehovai? (1 Samuelit 25:3, 17, 25, 36-38)

14. Cilën armë tipike hebraike përdori Finehasi për të shpuar tejpërtej Zimrin dhe Kozbin, duke ndalur gjëmën që vrau 24.000 izraelitë në rrafshinat e Moabit? (Numrat 25:6-15)

15. Cilat ishin katër gjërat që, për Agurin, ishin tepër të mrekullueshme për t’i kuptuar? (Proverbat 30:18, 19)

16. Çfarë përdoret në Bibël për të simbolizuar autoritetin e prindërve mbi fëmijët? (Proverbat 29:15)

17. Cilën vegël bujqësore përdornin izraelitët për të hequr barërat e këqija? (Isaia 7:25)

Përgjigjet e pyetësorit

1. Abrahami. Gjashtë veta: Sara, Abrahami, Isaku, Rebeka, Jakobi dhe Lea

2. Sepse ai ishte lodhur dhe kishte qenë në rrezik për t’u vrarë nga Ishbi-Benobi, një gjigant filistin

3. Kënaja

4. Një bashkë leshi

5. «Deti»

6. Talenta

7. Lufta

8. «Një vrimë gjilpëre»

9. «Udhërrëfyes të verbër»

10. Rezini

11. Egla

12. «Në torbën e Beniaminit»

13. Nabalin

14. Heshtën

15. ‘Udha e shqiponjës në qiej, udha e gjarprit në shkëmb, udha e anijes në zemër të detit dhe udha e një burri me një vashë’

16. Shufra

17. Shatin

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo