Duhani nuk është për mua
KJO temë iu dha për t’u zhvilluar qindra nxënësve që morën pjesë në një konkurs mbarëkombëtar i cili u financua nga Shoqata Mjekësore e Shtetit të Misurit, (MSMA) në Shtetet e Bashkuara. Në këtë konkurs morën pjesë rreth 675 nxënës nga 42 shkolla. Fituesja e këtij konkursi ishte Briana 12-vjeçare dhe puna e saj në vargje u botua në revistën e MSMA-së, Missouri Medicine. Briana pati rastin ta lexonte krijimin e saj edhe para delegatëve që po ndiqnin kongresin vjetor të MSMA-së. Para se ta lexonte ajo u tha të pranishmëve:
«Jam një Dëshmitare e Jehovait dhe të gjitha faktet e kësaj pune në vargje i kam marrë nga revista Zgjohuni! Në fakt, idenë për një nga vargjet e mia të preferuara e mora nga kopertina e këtij numri. Ajo tregon një kafkë në gojën e të cilës varet një cigare dhe thuhet: ‘Vdekje në shitje.’ Për shumë vite Zgjohuni! ka botuar shumë artikuj për rreziqet e pirjes së duhanit.»
Dëshmitarët e Jehovait shmangin përdorimin e duhanit. Ata besojnë se përdorimi me vetëdije i çdo produkti që ndot trupin tregon mungesë respekti si për dhuratën e jetës, ashtu edhe për Krijuesin. (Veprat 17:24, 25) Prandaj ndjekin këshillën që vjen nga Shkrimet: «Le të pastrohemi nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës.»—2 Korintasve 7:1.
Ashtu si të rinj të tjerë Dëshmitarë, Briana bën çmos që të jetojë sipas parimeve të Biblës. Sigurisht që të gjithë këta të rinj ia gëzojnë zemrën Krijuesit të tyre.—Fjalët e urta 27:11.
[Figura në faqen 31]
Briana (tani 14 vjeçe) duke mbajtur në dorë krijimin e saj