BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 6/99 f. 3
  • «Jam shtatë vjeçe»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Jam shtatë vjeçe»
  • Zgjohuni!—1999
  • Material i ngjashëm
  • Nga djersa e fëmijëve
    Zgjohuni!—1999
  • U paraqitën vullnetarisht për të shërbyer—Në Meksikë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Dikur ndihesha përtokë, por tani fluturoj
    Jetëshkrime të Dëshmitarëve të Jehovait
  • A ka ndonjë sekret për lumturinë familjare?
    Sekreti i lumturisë familjare
Shih më tepër
Zgjohuni!—1999
g 6/99 f. 3

«Jam shtatë vjeçe»

Tungjatjeta. Unë quhem Amelia dhe jetoj në Karaibe. Jam shtatë vjeçe. Ca kohë më parë, prindërit e mi të varfër më dhanë te një familje e pasur që jeton në qytet.

Sot, si çdo ditë, u zgjova në orën pesë të mëngjesit. Nxora ujë nga një pus këtu pranë. Ishte shumë e vështirë ta mbaja drejt shtambën e rëndë mbi kokë, por ia dola, se përndryshe do më kishin rrahur keq. Pastaj përgatita mëngjesin dhe ia shërbeva familjes. U vonova pak për t’i shërbyer mëngjesin, kështu që padroni më qëlloi me një rrip lëkure.

Pas kësaj çova në shkollë djalin pesëvjeçar të familjes. Më pas ndihmova për të përgatitur dhe për t’i shërbyer drekën familjes. Ndërmjet vakteve të ngrënies duhej të blija ushqime në treg dhe të shkoja andej-këtej për të kryer porosi, duhej të kujdesesha për zjarrin me qymyr, të fshija oborrin, të laja rrobat dhe enët e të pastroja kuzhinën. Gjithashtu, lava këmbët e zonjës. Sot ajo ishte shumë e zemëruar për diçka dhe më qëlloi me pëllëmbë në inat e sipër. Shpresoj që nesër të ndihet më mirë.

Më dhanë për të ngrënë ato që kishin ngelur; të paktën ishin më të mira nga ushqimi me miell misri që hëngra dje. Rrobat më janë bërë rrecka-rrecka dhe nuk kam këpucë. Pronarët e mi nuk më kanë lejuar kurrë që të lahem me ujin që i sjell familjes. Natën e kaluar fjeta jashtë; ndonjëherë më lënë të fle brenda mbi dysheme. Sa keq që nuk munda ta shkruaj vetë këtë letër. Mua nuk më lënë të shkoj në shkollë.

Kalofshi një ditë të bukur! Amelia.

NDONËSE emri i saj i vërtetë nuk është Amelia, situata e saj e mjeruar është e vërtetë.a Amelia është vetëm një prej miliona fëmijëve që duhet të punojnë, madje shpesh në kushtet më të këqija. Shfrytëzimi i fëmijëve është një nga problemet më të mëdha të kohës sonë. Kjo është një çështje komplekse dhe zgjidhjet nuk janë aspak të thjeshta. E një shkalle të gjerë, brejtëse për shoqërinë dhe shkatërrimtare për sa u përket pasojave, ajo është mizore për fëmijët dhe fyese për dinjitetin njerëzor.

Sa i përhapur është shfrytëzimi i fëmijëve? Cilat janë rrënjët e problemit dhe në çfarë formash shfaqet ai? A do të vijë ndonjëherë një kohë kur fëmijët, pjesa më e brishtë dhe më e pambrojtur e familjes njerëzore, të mos i nënshtrohen më një jete mjerimi dhe shfrytëzimi?

[Shënimi]

a Rasti i saj paraqitej në botimin The State of the World’s Children 1997.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo