BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/99 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—1999
  • Material i ngjashëm
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1999
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1999
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1999
Shih më tepër
Zgjohuni!—1999
g 2/99 f. 30

Nga lexuesit tanë

A jemi duke ndryshuar motin? Unë jam 17 vjeç dhe po përgatitem për provimin tim të pjekurisë. Provimi përfshin lëndën e gjeografisë dhe seritë «A jemi duke ndryshuar motin?» (22 maj 1998, anglisht) më ndihmuan shumë gjatë përgatitjes. Pas provimit, shokët e mi të klasës më pyetën ku e kisha gjetur këtë informacion mbi motin dhe gjysma e tyre kërkuan kopje të revistës.

A. G., Zvicër

Analiza e efektit serrë në këtë botim të Zgjohuni! ishte një surprizë e këndshme për mua. Unë jam një ekolog i vendosur dhe një i krishterë. Dëshmitarët e Jehovait nuk janë pritur gjithmonë mirë nga media. Por ia vlen të mendosh rreth asaj që përmbajnë revistat tuaja. Ekologjia dhe besimi janë në nivelin e tyre më të ulët. Më në fund, paska njerëz fetarë që interesohen për krijimin e Perëndisë!

M. Sh., Francë

Jam 14 vjeçe dhe dua t’ju falënderoj për artikujt. Asnjëherë nuk e kam vrarë shumë mendjen për motin, por tani, për të parën herë, mendova serozisht për atë që mund të jemi duke i bërë planetit tonë. Këto artikuj duhet t’i detyrojnë shumë njerëz të zgjohen, sepse kush ka dëshirë që ambienti ynë të shkatërrohet? Në asnjë mënyrë nuk duhet ta flakim tej një dhuratë të Perëndisë.

S. Q., Gjermani

Ishte bukur të lexoje diçka mbi atmosferën në një revistë që njerëzit e konsiderojnë fetare. Vërtet, kjo tregon sa shumë interesohet Zgjohuni! për njerëzit, jo vetëm në aspektin fetar, por edhe në atë fizik. Ndonëse ne e marrim si diçka të parëndësishme, moti ndikon me të vërtetë në jetën tonë.

M. F. M., Gjermani

Kujdesi për thonjtë Është e çuditshme që për gati 52 vjet, përveç dy periudhave të shkurtra, unë kam kafshuar thonjtë. Pasi lexova artikullin «Thonjtë tuaj: A tregoni kujdes për to?» në Zgjohuni! e 22 majit 1998 (anglisht), i dhashë fund. Përse? Sepse Perëndia Jehova është Projektuesi i tyre dhe dëshiron që ne, ashtu si për çdo gjë tjetër, të tregojmë kujdes për to. Faleminderit për përkujtuesit tuaj të dashur.

D. H., Angli

Duke qenë se unë merrem edhe me shtëpinë, edhe me kopshtin dhe kujdesem për vjehrrën time të gjymtuar, mund ta merrni me mend se kam shumë pak kohë për t’u kujdesur për duart e mia. Për njëfarë kohe, thonjtë më kanë bërë merak, ngaqë janë thyer dhe plasaritur. Kështu, artikulli erdhi tamam në kohën e duhur.

V. B., Gjermani

Që kur isha e vogël, unë kafshoja thonjtë dhe kështu më vinte turp, për shkak të formës së tyre të çrregullt. Ndërsa lexoja artikullin, vlerësimi im për faktin që thonjtë janë një pjesë e mrekullueshme e trupit tonë njerëzor, u thellua. Kjo gjë më nxiti të punoja për ta luftuar zakonin tim.

K. Y., Japoni

Shembull për t’u imituar Kur lexova në Zgjohuni! të 22 majit 1998 (anglisht) artikullin «Të rinjtë pyesin . . . Kush duhet të jetë shembulli që do të imitoj?», meditova mbi mënyrën në të cilën artikuj të tillë e kanë pasuruar jetën time. Pasi familja ime u shpërbë, fillimisht unë u tërhoqa natyrshëm drejt shoqeve të moshës sime. Por, pastaj nisa të mendoj seriozisht rreth njerëzve që kishin ndikimin më dobiprurës në jetën time: motrat më të moshuara të krishtere. Tani unë kërkoj lidhje si ato të Pavlit dhe Timoteut ose Ruthës dhe Naomit. Mikja ime më e mirë është një motër te të 50-at, e cila më ka mësuar mbi gëzimin, dashurinë, dhembshurinë, mirësinë dhe bujarinë. Ne po punojmë të bashkuara: jemi bërë shoqe dhome dhe kemi filluar shërbimin e plotkohor. Faleminderit për udhëheqjen dhe drejtimin tuaj të mirë.

K. F., Shtetet e Bashkuara

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo