BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/99 f. 10-11
  • A duhen nderuar të vdekurit?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A duhen nderuar të vdekurit?
  • Zgjohuni!—1999
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Rite të bazuara në një supozim të rremë
  • Një pikëpamje e ekuilibruar
  • A është e gabuar të bëhen fjalime lavdëruese?
  • Një pikëpamje e krishterë për zakonet e funeralit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Funeralet e krishtere​—Dinjitoze, të thjeshta dhe të miratuara nga Perëndia
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Ç’pikëpamje kanë Dëshmitarët e Jehovait për funeralet?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Të ruhemi nga zakonet që nuk i pëlqejnë Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Zgjohuni!—1999
g 2/99 f. 10-11

Pikëpamja e Biblës

A duhen nderuar të vdekurit?

«NJË NDJENJË E RRËNJOSUR THELLË I SHTYN SHUMË NJERËZ QË TA TRAJTOJNË NJË TRUP TË VDEKUR NJERËZOR ME NJË RESPEKT QË NUK PROVOHET PËR NJË KAFSHË TË NGORDHUR.»—ENCYCLOPÆDIA BRITANNICA.

SHUMË njerëz i nderojnë të dashurit e tyre të vdekur në një mënyrë ose në një tjetër. Të vdekurit janë nderuar me nekrologji në gazeta dhe janë ngritur në qiell me fjalime lavdëruese. Në disa vende janë të zakonshme funerale të ndërlikuara, me rite fetare ose tradicionale. Ceremonitë për të vdekurit mund të zgjasin ditë, javë ose muaj. Disa shkolla, aeroporte, rrugë dhe qytete kanë marrë emrat e njerëzve të famshëm që kanë vdekur. Janë ngritur monumente dhe janë caktuar ditë pushimi për të përkujtuar figurat e mëdha.

Megjithatë, sipas Fjalës së Perëndisë, të vdekurit janë krejtësisht të pavetëdijshëm për çfarëdo nderimi që u bëhet. (Jobi 14:10, 21; Psalmi 49:17) Të vdekurit janë të gjallë vetëm në kujtesën e atyre që i kujtojnë. Bibla thotë: «Të gjallët në fakt e dinë se kanë për të vdekur, por të vdekurit nuk dinë asgjë.» (Predikuesi 9:5) Po, Shkrimet paraqesin shpresën e një ringjalljeje që do të ndodhë në të ardhmen. (Gjoni 5:28, 29; 11:25) Por, deri në atë kohë, të vdekurit nuk janë në jetë. Ata në të vërtetë kthehen në pluhur.—Zanafilla 3:19; Jobi 34:15.

Duke pasur parasysh qëndrimin e qartë të Biblës mbi gjendjen e të vdekurve, a shërben nderimi i tyre për ndonjë qëllim? A duhet t’i ndjekin të krishterët zakonet tradicionale që lidhen me funeralin dhe varrimin e të dashurve të tyre?

Rite të bazuara në një supozim të rremë

Shumë, ndoshta shumica e riteve tradicionale që kanë të bëjnë me të vdekurit, i kanë rrënjët thellë në disa mësime fetare jobiblike. Sipas Encyclopædia Britannica, disa rite pretendohet se «mbrojnë të ndjerin nga sulmi demonik; disa herë, qëllimi i riteve ka qenë të ruajnë të gjallët nga përhapja e vdekjes ose nga keqdashja e të vdekurit». Çdo zakon i tillë i bazuar në supozimin e rremë se të vdekurit vazhdojnë të jetojnë në një sferë të padukshme mbretërore, është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të vërtetat biblike.—Predikuesi 9:10.

Shumë njerëz u bëjnë nderim me frikë të vdekurve të tyre. Ky lloj adhurimi përfshin ofrimin e flijimeve dhe lutjeve ndaj paraardhësve të vdekur. Disa njerëz që marrin pjesë në rituale të tilla, nuk i konsiderojnë veprimet e tyre si adhurim, por përkundrazi, si shprehje përnderimi ose respekti të thellë për të vdekurit. Sidoqoftë, ky lloj devocioni ndaj paraardhësve të vdekur ka baza fetare dhe bie ndesh me mësimet e Biblës. Jezu Krishti tha: «Adhuro Zotin, Perëndinë tënd dhe shërbeji vetëm atij.»—Luka 4:8.

Një pikëpamje e ekuilibruar

Shfaqja e nderimit dhe e respektit për njerëzit e vdekur nuk është gjithmonë e lidhur me mësimet e rreme fetare. Për shembull, në një ngjarje biblike tregohet se si u nderua pas vdekjes Mbreti besnik Hezekia. Populli i Perëndisë ‘e varrosi në të përpjetën për në vendet e varrimit të bijve të Davidit; dhe në vdekjen e tij gjithë Juda dhe banorët e Jerusalemit i bënë nderime’. (2. Kronikave 32:33, BR) Një shembull tjetër është ai i Jezuit. Bibla thotë se dishepujt e tij «e morën trupin e Jezusit dhe e mbështollën në pëlhura liri me erëra të këndshme, sipas zakonit të varrimit që ndiqnin judenjtë».—Gjoni 19:40.

Shkrimet përmbajnë shumë raste të tjera, në të cilat u ndoqën procedura të veçanta në lidhje me trupin dhe varrimin e të vdekurve. Këto zakone nuk përbënin adhurim të të parëve dhe as nuk ishin të bazuara në bindjen e gabuar se të vdekurit vazhdojnë të ndikojnë në punët e të gjallëve. Përkundrazi, ata që mbanin zi tregonin kështu një respekt të thellë për njerëzit e dashur. Ndonëse nuk i miraton shfaqjet e tepruara dhe histerike në funerale, Bibla nuk është kundër një respekti të tillë, për sa kohë që ai bazohet në emocionet e natyrshme njerëzore. Nga ana tjetër, ajo nuk i nxit të krishterët që të jenë stoikë dhe të pandjeshëm kur përballohen me vdekjen e një njeriu të dashur.

Prandaj, kur marrin pjesë në funeralin ose varrimin e të dashurve të tyre, Dëshmitarët e Jehovait i japin të vdekurit respektin dhe nderimin e duhur. (Predikuesi 7:2) Për sa u përket luleve, shërbimeve të funeralit dhe zakoneve të tjera lokale, të krishterët bëjnë zgjedhje të kujdesshme personale, me qëllim që të shmangin ato zakone që bien ndesh me mësimet e Biblës. Për këtë nevojitet gjykim i mirë dhe ekuilibër. Një enciklopedi (Encyclopædia of Religion and Ethics) shpjegon se «kohë pas kohe, domethënia dhe vlera e një riti ndryshojnë, kështu që kuptimi që i jepet atij në kohët e mëvonshme, mund të jetë krejtësisht i ndryshëm prej kuptimit që kishte në fillim dhe shpjegimi i përhapur mund të mos hedhë aspak dritë mbi origjinën e tij».a

A është e gabuar të bëhen fjalime lavdëruese?

Parimi i mbajtjes së ekuilibrit zbatohet edhe në bërjen e fjalimeve lavdëruese për të vdekurin. Gjatë shërbimeve të funeralit, Dëshmitarët e Jehovait përpiqen që të ngushëllojnë të afërmit e të vdekurit. (2. Korintasve 1:3-5) Një ceremoni mund të përfshijë një ose më shumë oratorë. Por, do të ishte e papërshtatshme që ky rast të shndërrohej në një paradë të gjatë lavdëruesish që ngrenë në qiell të ndjerin. Përkundrazi, funerali na jep një mundësi për të lavdëruar cilësitë e mrekullueshme të Perëndisë, duke përfshirë dashamirësinë e tij për të na siguruar shpresën e ringjalljes.

Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se do të ishte e gabuar të kujtonim cilësitë e mira të të ndjerit gjatë një fjalimi funerali. (Krahaso 2. Samuelit 1:17-27.) Nëse ka qenë besnik ndaj Perëndisë deri në vdekje, i ndjeri ose e ndjera bëhet një shembull i shkëlqyer për t’u imituar. (Hebrenjve 6:12) Është mirë që të sjellim ndër mend rrugën e mbajtjes së integritetit nga ana e shërbëtorëve të Perëndisë. Ndarja e këtyre mendimeve pozitive me të tjerët gjatë një shërbimi funerali, ngushëllon të gjallët dhe nderon kujtimin e të vdekurve.

Të krishterët e vërtetë nuk i adhurojnë të vdekurit. Ata nuk marrin pjesë në ritet e përhapura që bien ndesh me të vërtetat e Biblës. Nga ana tjetër, shërbëtorët e Perëndisë janë kundër pikëpamjes ekstremiste, sipas së cilës, duke qenë se të vdekurit janë thjesht pluhur, të gjitha zakonet e varrimit janë të kota dhe të panevojshme. Ata mbajnë zi dhe i kujtojnë të vdekurit e tyre. Por dhembja dhe hidhërimi i tyre lehtësohet nga të vërtetat biblike se të vdekurit nuk vuajnë dhe se ekziston shpresa e një ringjalljeje.

[Shënimi]

a Numri i 15 tetorit 1991 i Kullës së Rojës, faqe 31, anglisht, jep udhëzimin e mëposhtëm: «Një i krishterë i vërtetë duhet të pyesë: Duke ndjekur një zakon të caktuar, a do t’u tregoj të tjerëve se kam përvetësuar bindje ose praktika jobiblike? Përgjigjja mund të varet nga periudha kohore dhe nga vendi. Një zakon (ose një simbol) mund të ketë pasur mijëra vjet më parë një kuptim që lidhej me fenë e rreme ose mund ta ketë sot në një vend të largët. Por, pa u futur në kërkime të gjata, pyesni veten: ‘Cila është pikëpamja e përhapur në vendin ku jetoj unë?’—Krahaso 1. Korintasve 10:25-29.»

[Figura në faqen 10]

Kortezhi i funeralit për nder të Gustavit II, mbret i Suedisë, pas vdekjes së tij në vitin 1632

[Burimi]

Nga libri Bildersaal deutscher Geschichte

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo