Nga lexuesit tanë
Ankthi nga informacioni Lexova seritë e artikujve «Ankthi nga informacioni: Si ndikon te ju?» (8 janar 1998, angl.) Ju thoshit se dyndja e informacionit, në një farë mase mund të vijë si pasojë e shtimit të gazetave dhe revistave. Mendoj se revista juaj mund të jetë duke kontribuar në këtë dyndje. A nuk është ky një shembull i shprehjes «Shih kush flet»?
J. K., Shtetet e Bashkuara
Seritë e artikujve tanë paraqesin dyndjen e informacioneve «të padobishme». Sigurisht që «Zgjohuni!» nuk ka kontribuar në këtë, duke qenë se qëllimi i saj i shpallur është që ‘të shkojë përtej sipërfaqes dhe të theksojë domethënien e vërtetë prapa ngjarjeve të tashme’. Një informacion i tillë vështirë se mund të quhet i padobishëm.—BOT.
Maria dhe Krishti i ringjallur Po ju shkruaj për t’u ankuar në lidhje me një artikull në «Vështrim nga bota», me titull «A ishte Maria e para që pa Krishtin e ringjallur?» (8 janar 1998, angl.) Ju shfaqni paditurinë që keni për Shkrimet, e cila tregon edhe një mungesë të interesit për të vërtetën. Ka shumë gjëra që kanë ndodhur dhe është thënë se nuk janë përfshirë në Bibël. Lexo Gjoni 21:25.
J. G., Shtetet e Bashkuara
Artikulli ynë paraqiti thjesht atë që ishte pohuar në gazetën zyrtare të Vatikanit «L’Osservatore Romano». Aty ishte cituar papa Gjon Pavli II, i cili pohonte se «ka shumë të ngjarë që Maria të ishte personi i parë së cilës iu shfaq Jezui i ringjallur». Ndërsa respektojmë të drejtën e lexuesve tanë për të besuar atë që duan, nuk ka krejtësisht asnjë dëshmi biblike për një pohim të tillë.—BOT.
Trubadurët Artikulli «Trubadurët: Më tepër se këngëtarë të këngëve të dashurisë» (8 shkurt 1998, angl.) ishte një zbërthim i aftë i rolit që këta poetë-këngëtarë luajtën në shoqërinë e mesjetës. Si një mësuese letërsie kam studiuar trubadurët portugezë dhe artikulli juaj më ndihmoi ta kuptoja këtë lëvizje artistike në të gjithë kontekstin e saj. Artikuj të një cilësie të tillë i japin besueshmëri revistës suaj.
R. N. A., Brazil
Më duhet ta pranoj se për të filluar leximin e këtij artikulli nuk ishte e lehtë, por sapo e fillova tërhoqi menjëherë interesin tim. Në veçanti, u kënaqa kur mësova se kush ka të ngjarë që ta ketë futur zakonin «zonjat para». Japonia nuk e ka zakonin «zonjat para», por burri im i cili është rritur si një Dëshmitar i Jehovait që kur ishte i ri, e ka ndjekur gjithmonë këtë zakon që sapo u fejuam. (Tani jemi në vitin e pestë të martesës.) Unë jam shumë e lumtur.
Y. N., Japoni
Fjalëkryqet Dua t’ju falënderoj me gjithë zemër për fjalëkryqet. Ato të inkurajojnë të nxjerrësh Biblën tënde, për të gjetur zgjidhje në një mënyrë të lehtë dhe inteligjente.
N. K., Itali
Bashkimi i nënës me fëmijën U preka thellë nga artikulli «Një ribashkim unik». (shkurt 1998) Njohja e rrënjëve të mia ndikoi shumë mbi gjendjen time emocionale. Mamaja ime dhe babai im nuk u martuan kurrë. Shpesh pyesja për babain tim, por merrja vetëm përgjigje të shkurtra. Jo shumë kohë më parë e pyeta mamanë për emrin e plotë të tij. Duke përdorur një numërator telefonik munda të gjeja motrën e tij dhe për habinë time mësova se ajo ishte një Dëshmitare e Jehovait! Ajo më shpjegoi se babai im vdiq në vitin 1980, pa u martuar asnjëherë. Megjithatë, mamaja dhe halla ime kanë qenë një ngushëllim i vërtetë në momentet e mia të vështira. Artikujt tuaj janë, gjithashtu, një pjesë e procesit tim të shërimit.
L. D., Shtetet e Bashkuara