BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 8/98 f. 8-11
  • Mizoritë: Cila është zgjidhja e Perëndisë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mizoritë: Cila është zgjidhja e Perëndisë?
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Hipokrizi
  • Mësime të nxjerra nga Bibla
  • Çfarë kujton e çfarë harron Perëndia?
  • Gjykatësi përfundimtar
  • Një botë e re është afër!
  • Fal dhe harro: A mundet?
    Zgjohuni!—1998
  • A duhet ta kujtojmë të kaluarën?
    Zgjohuni!—1998
  • Të jetosh përgjithmonë në një tokë parajsore
    Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh?
  • Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 8/98 f. 8-11

Mizoritë: Cila është zgjidhja e Perëndisë?

SI MUND të parandalohen mizoritë? Cila është zgjidhja? Kur studiojmë historinë, na bëhet e qartë se zgjidhjet njerëzore kanë dështuar. Në fakt, ka një kontraditë të madhe, për të mos thënë një hipokrizi të qartë, në mënyrën me të cilën udhëheqësit njerëzorë e kanë trajtuar këtë temë.

Shqyrtoni, për shembull, vitin 1995. Ai shënoi përvjetorin e 50-të të përfundimit të Holokaustit nazist, të Luftës II Botërore dhe të shpërthimit të bombës atomike. Në atë vit, në shumë pjesë të botës u mbajtën ceremoni përkujtimore, ku morën pjesë udhëheqësit e botës. Pse? Për të transmetuar një ndjenjë neverie për këto mizori, me qëllim që të mos përsëriteshin më. Megjithatë, disa vëzhgues vunë re një dozë jo të shëndetshme kontradite në këto ceremoni.

Hipokrizi

Në këto ceremoni, të cilave iu bë një publicitet i madh, të gjithë përfaqësuesit fetarë dhe qeveritarë donin të konsideroheshin nga të tjerët si mirëbërës ose të paktën të shmangnin konsiderimin si keqbërës. Megjithatë, kombet që dënuan mizoritë e kaluara kanë ndërtuar arsenale armësh, duke vënë në buxhet shuma të mëdha parash për këtë qëllim. Në të njëjtën kohë, ata nuk kanë zgjidhur probleme të tilla jetësore, si: varfërinë, degradimin moral dhe ndotjen, shpesh duke thënë se nuk kanë mjaft fonde për ta bërë këtë.

Feja botërore kërkon të prodhojë një version historie që kamuflon heshtjen e saj të zgjatur mbi mizoritë e diktaturave dhe mban në fshehtësi intrigat e saj me këto diktatura. Këto fe nuk bëjnë asgjë për t’i ndalur njerëzit e së njëjtës fe nga masakrimi i njëri-tjetrit. Për shembull, në Luftën II Botërore, katolikët vranë katolikë dhe protestantët vranë protestantë, pasi këta ishin me kombësi të ndryshme dhe në dy palë të ndryshme. Që të dyja palët pohonin se ishin të krishterë, por praktikuan atë që ishte krejtësisht kundër mësimeve të Jezuit. (Mateu 26:52; Gjoni 13:34, 35; 1. Gjonit 3:10-12; 4:20, 21) Fe të tjera kanë bërë të njëjtën gjë. Sot, në pjesë të ndryshme të botës, nga anëtarë të këtyre feve kryhen ende mizori.

Në kohën e Jezuit, udhëheqësit fetarë ishin hipokritë. Jezui i denoncoi, duke u thënë: «Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ndërtoni varrezat e profetëve dhe zbukuroni monumentet e të drejtëve dhe thoni: ‘Po të kishim jetuar në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim bashkëpunuar me ta në vrasjen e profetëve.’ Duke folur kështu ju dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bijtë e atyre që vranë profetët.» (Mateu 23:29-31) Ata udhëheqës fetarë pohonin se ishin të perëndishëm, por ishin hipokritë që persekutuan Jezuin dhe dishepujt e tij.

Mësime të nxjerra nga Bibla

Nga historia botërore mund të nxirren mësime, por Bibla është burimi i mësimeve më të dobishme. Ajo nuk ia beson detyrën e interpretimit të historisë, gjykimit ose paragjykimit njerëzor. Bibla e shpjegon historinë dhe të ardhmen nën dritën e mënyrës së të menduarit të Perëndisë.—Isaia 55:8, 9.

Shkrimet flasin për ngjarje të mira e të këqija, si edhe për njerëz të mirë e të këqinj. Shpesh, nga këto tregime mund të nxirret një mësim i mirë, që është në harmoni me vullnetin e Perëndisë. Pasi kishte përmendur një numër ngjarjesh në historinë e izraelitëve të lashtë, apostulli Pavël përfundoi: «Dhe të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shembull dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë.» (1. Korintasve 10:11) Vetë Jezui nxori një mësim nga historia kur u tha dishepujve të tij: «Kujtoni gruan e Lotit.»—Luka 17:32.

Çfarë kujton e çfarë harron Perëndia?

Nga Bibla mësojmë se Perëndia i kujton ose i harron individët në bazë të veprimeve të tyre. Ata që mëkatojnë, por shfaqin pendim, Perëndia i fal «në një masë të gjerë». (Isaia 55:7, BR) Nëse një i lig pendohet dhe «largohet nga mëkati i tij dhe kryen atë që është e ndershme dhe e drejtë, . . . asnjë nga mëkatet e kryera prej tij nuk do të kujtohet kundër tij.»—Ezekieli 33:14-16.

Pavli shkroi se «Perëndia nuk është i padrejtë që të harrojë veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë që treguat për emrin e tij». (Hebrenjve 6:10) Kështu, Jehovai do t’i shpërblejë ata që i kujton në mënyrë të favorshme. Jobi besimplotë u lut: «Ah sikur të doje të më fshihje në Sheol [varri i përbashkët i të gjithë njerëzimit], . . . të më caktoje një afat dhe të më kujtoje!»—Jobi 14:13.

Në të kundërt, Perëndia do ta trajtojë keqbërësin e papenduar në harmoni me fjalët që Ai i tha Moisiut: «Atë do ta fshij nga libri im.» (Eksodi 32:33) Po, Perëndia do t’i harrojë përgjithnjë të ligjtë.

Gjykatësi përfundimtar

Perëndia është Gjykatësi përfundimtar i historisë. (Zanafilla 18:25; Isaia 14:24, 27; 46:9-11; 55:11) Sipas gjykimit të tij më të lartë, ai nuk do t’i harrojë mizoritë e shumta të kryera kundër njerëzimit. Në ditën e indinjatës së tij të drejtë, ai do t’i gjykojë të gjithë personat dhe institucionet përgjegjës e të papenduar.—Zbulesa, kapitujt 18, 19.

Mes tyre do të jetë i gjithë sistemi i fesë së rreme, të cilit në Shkrime i është dhënë emri simbolik «Babilonia e Madhe». Për të shkruhet: «Mëkatet e saj janë grumbulluar dhe kanë arritur deri në qiell, dhe Perëndia kujtoi paudhësitë e saj.»—Zbulesa 18:2, 5.

Këto fe duhej t’u mësonin të aderuarve të tyre që të bënin gjërat e drejta, por dështuan. Kështu, Fjala e Perëndisë thotë për të gjithë fenë botërore: «Në të u gjet gjak profetësh dhe shenjtorësh dhe i të gjithë atyre që janë vrarë mbi dhe.» (Zbulesa 18:24) Duke qenë se këto fe kanë dështuar t’u mësojnë anëtarëve të tyre të duan të afërmin dhe personat e së njëjtës fe, ato janë akuzuar për faj gjaku.

Një botë e re është afër!

Dita në të cilën e liga do të shkatërrohet më në fund është afër. (Sofonia 2:1-3; Mateu 24:3, 7-14) Pas asaj dite, do të vijë koha kur ‘nuk do të ketë më brengë, klithma dhe mundim’ për banorët e lumtur të tokës. (Zbulesa 21:3-5) Mizoritë dhe masakrat nuk do të ndodhin kurrë më, pasi sundimi i kësaj toke do t’u merret njerëzve dhe do t’i jepet Mbretërisë qiellore të Perëndisë, në duart e ‘Princit të Paqes’, Jezu Krishtit.—Isaia 9:6, 7; Danieli 2:44; Mateu 6:9, 10.

Në atë kohë, profecia e Psalmit 46:9 do të përmbushet plotësisht: «[Perëndia] bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës.» Ajo paqe do të zgjatë përgjithmonë, sepse, siç parathuhet në Isainë 2:4, «një komb nuk ka për të ngritur shpatën kundër një kombi tjetër dhe nuk do të mësojnë më luftën». Kështu, në Psalmin 37:11 parathuhet: «Zemërbutët do të zotërojnë tokën dhe do të gëzojnë një paqe të madhe.» Po, atëherë do të thuhet se «mbarë dheu pushon i qetë, njerëzit shpërthejnë në britma gëzimi».—Isaia 14:7.

E gjithë kjo do të thotë se një botë e re e drejtë është afër. Dhe në atë botë të re, nën sundimin e Mbretërisë qiellore të Perëndisë, do të ndodhë një ngjarje tjetër e mrekullueshme, ringjallja e të vdekurve! Fjala e Perëndisë garanton: «Do të ketë një ringjallje të të vdekurve, qoftë të të drejtëve, qoftë të të padrejtëve.»—Veprat 24:15.

Kur ishte në tokë, Jezui e tregoi këtë duke ringjallur njerëz nga vdekja. Për shembull, kur ai ringjalli një vajzë, tregimi thotë: «Menjëherë vajza u ngrit dhe filloi të ecë. . . . Dhe ata [që po vëzhgonin] u habitën me habi të madhe.» (Marku 5:42) Në ringjallje, ata që janë vrarë nëpër mizoritë e kryera si edhe të tjerë që kanë vdekur nga shumë kohë, do të ngrihen nga vdekja dhe do t’u jepet rasti për të jetuar përgjithmonë në një tokë parajsore. (Luka 23:43) Dhe, me kalimin e kohës «gjërat e mëparshme nuk do të kujtohen më dhe nuk do të vijnë më në mendje».—Isaia 65:17.

Do të veproni me mençuri po të merrni një njohuri të saktë mbi Fjalën e Perëndisë, Biblën dhe po të bëni vullnetin e tij. Atëherë Perëndia do t’ju kujtojë me favor, kur të zgjidhë përgjithmonë problemin e mizorive dhe t’u rijapë jetë viktimave. Jezui tha: «Kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.»—Gjoni 17:3.

[Figurat në faqet 8, 9]

Perëndia do ta transformojë këtë tokë në një parajsë paqësore

[Figurat në faqen 10]

Perëndia do t’i eliminojë efektet e mizorive të kaluara, duke ringjallur të vdekurit

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo