BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 8/98 f. 3-5
  • Fal dhe harro: A mundet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fal dhe harro: A mundet?
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Plagë mendore dhe emocionale
  • Çfarë duhet të bëjmë?
  • A duhet ta kujtojmë të kaluarën?
    Zgjohuni!—1998
  • Mizoritë: Cila është zgjidhja e Perëndisë?
    Zgjohuni!—1998
  • Si ishte bota 50 vjet më parë?
    Zgjohuni!—1996
  • Jetojmë në një botë mizore
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 8/98 f. 3-5

Fal dhe harro: A mundet?

MË SHUMË se një gjysmë shekulli ka kaluar që nga përfundimi i Luftës II Botërore në vitin 1945. Ajo luftë globale ishte pa dyshim lufta më e egër dhe e kushtueshme në të gjithë historinë njerëzore.

Lufta II Botërore zgjati gjashtë vjet dhe mori rreth 50 milionë jetë njerëzish, duke përfshirë edhe civilë. Persona të tjerë të panumërt u sakatuan fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. Për shumë nga ata që përjetuan ato vite katastrofike të luftës, kujtimet e dhimbshme të mizorive që u kryen dhe të personave të dashur që vdiqën, ende nuk janë mbyllur.

Janë edhe kujtimet mbi mizoritë e kryera nga nazistët në Holokaust, me miliona viktimat e pafajshme që u masakruan. Si në Evropë, ashtu edhe në Azi, shumë mizori u kryen nga ushtritë pushtuese, të cilat vranë, përdhunuan, plaçkitën dhe terrorizuan civilët. Pastaj, shumë njerëz mbetën viktima nga sulmet ajrore që u sollën shkretim, dëmtime dhe vdekje burrave, grave dhe fëmijëve të panumërt. Përvoja të hidhura patën edhe miliona luftues në fusha të ndryshme betejash globale.

Plagë mendore dhe emocionale

Shumë plagë mendore dhe emocionale të hapura si rezultat i ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën gjatë Luftës II Botërore mbeten të pashlyeshme në mendjen e shumë njerëzve që jetuan në atë kohë e që janë ende gjallë sot. Ata do të donin t’i fshinin të gjitha ato kujtime të tmerrshme e të hidhura. Por nuk munden ta bëjnë këtë. Për disa prej tyre, imazhet e atyre tmerreve kthehen në mendje për t’i torturuar ata si një makth që përsëritet.

Megjithatë, të tjerë nuk duan të harrojnë ose ngaqë duan hakmarrje, ose sepse dëshirojnë të nderojnë kujtimin e të rënëve. Përveç kësaj, ekziston një opinion shumë i përhapur se mizoritë e kaluara duhen mbajtur gjallë në kujtesën kolektive të familjes njerëzore, me shpresën që këto mizori të mos përsëriten kurrë më.

Disa vjet më parë, gjatë periudhës 1994-1995, atmosfera që rrethoi përkujtimet e 50-vjetorit të ditës së zbarkimit të aleatëve në Normandi në qershor 1944 dhe të përfundimit të fazës evropiane të Luftës II Botërore (në maj 1945) treguan se për shumë dëshmitarë okularë të atyre ngjarjeve, falja dhe harrimi janë shumë të vështira. Shpesh, parandalohet çdo gjest pajtimi mes ish-armiqve. Kështu, veteranët britanikë refuzuan të ftonin përfaqësuesit gjermanë në përkujtimet e zbarkimit të aleatëve në Normandi.

Për sa u përket mizorive të kryera nga nazistët në Luftën II Botërore dhe vështirësisë për të falur e për të harruar, shkrimtari Vladimir Zhankeleviç u shpreh kështu: «Në lidhje me një krim të tillë të neveritshëm, impulsi i natyrshëm . . . është të indinjohesh, të luftosh me pasion kundër harrimit dhe t’i ndjekësh kriminelët, siç kishin premtuar gjykatësit e Gjykatës aleate të Nurembergut, deri në skajet e tokës.» Po ky shkrimtar vazhdoi: «Duke ndryshuar paksa lutjen që Jezui i drejtoi Perëndisë, të regjistruar në Ungjillin sipas Shën Lukës, do të thoshim me kënaqësi: Zot, mos i fal ata, sepse e dinë çfarë po bëjnë.»—Krahaso Lukën 23:34.

Është për të ardhur keq, por që nga viti 1945 e më tej, deri në kohën e tashme, mizori të tjera të panumërta, në Kamboxhia, Ruanda, Bosnjë, sa për të përmendur disa, kanë vazhduar ta ngjyejnë tokën me gjak. Këto mizori kanë lënë pas miliona të vdekur, si edhe shumë vejusha e jetimë të mbijetuar, jetë të shkatërruara dhe kujtime të tmerrshme që vijnë si pasojë.

Pa dyshim, ky shekull i 20-të ka qenë një kohë mizorish pa precedent. Është pikërisht ashtu siç paratha me saktësi një profeci biblike shumë kohë më parë në lidhje me këtë epokë ku njerëzit kanë vërtetuar se janë «të egër» dhe «pa dashuri për të mirën».—2. Timoteut 3:1-5, BR; Zbulesa 6:4-8.

Çfarë duhet të bëjmë?

Kur ballafaqohen me këto barbarizma, njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme. Po ne? A duhet të kujtojmë? Apo duhet të harrojmë? Të kujtosh mos do të thotë që t’i bëjmë strehë ndjenjave të këqija të hidhura e të rrënjosura thellë ndaj ish-armiqve, duke refuzuar të falim? Nga ana tjetër, a do të thotë falja se dikush mund të harrojë në kuptimin që të fshijë plotësisht nga mendja kujtimet e këqija?

Çfarë mendon Krijuesi i njerëzimit, Perëndia Jehova, për krimet e tmerrshme që janë kryer në kohën tonë dhe në të kaluarën? A do t’i falë ai autorët e krimeve? Dhe, a nuk është tepër vonë që Perëndia të kompensojë viktimat e vrara nëpër mizoritë e kryera? A ka ndonjë shpresë konkrete se një ditë do t’i vijë fundi mizorive, duke qenë se ato kanë vazhduar të ndodhin për mijëra vjet? E si do t’i vërë në vend përfundimisht Perëndia i Plotfuqishëm këto çështje të ndërlikuara?

[Figura në faqen 4]

Fëmijët e viktimave të masakrave të mbledhur në kampin e refugjatëve

[Burimi]

UN PHOTO 186797/J. Isaac

[Burimi i figurës në faqen 3]

Foto e U.S. Navy

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo