Një mësuese nga Moska merr ndihmë nga Zgjohuni!
Një mësuese i shkroi Zyrës së Degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi, për t’u thënë se kishte planifikuar të përdorte artikuj nga Zgjohuni! në lëndët që jepte ajo në shkollë. Ajo shpjegoi:
«Mendoj se Zgjohuni! më ndihmon për të gjetur fuqi të reja për të jetuar, më kthen humorin dhe më liron nga mendimet dëshpëruese. Ju jam mirënjohëse për artikujt e mrekullueshëm mbi luftën e njeriut kundër mikrobeve [numri 22 shkurt 1996, anglisht]. Jam e sigurt se revistat tuaja u sjellin dobi çdo shtëpie që i ka ato.» Ajo shtoi: «Do të më pëlqente shumë ta merrja revistën Zgjohuni! . . . Revista juaj pa dyshim mund të më ndihmojë.»
Në një letër të ngjashme, dërguar nga Stavropoli, një qytet që ka mbi çerek milioni popullsi e që gjendet më shumë se 1050 kilometra në juglindje të Moskës, shkruhet: «Do të dëshiroja të porositja revistën Zgjohuni!. Jo shumë kohë më parë mora dy kopje të kësaj reviste. Artikujt shfaqnin një kuptueshmëri të problemeve që po përballojnë njerëzit sot. Disa prej tyre përshkruanin fakte që ishin të reja për mua. Kjo është hera e parë që kam hasur një përshkrim kaq realist të gjërave.»
Nëse dëshironi të merrni një kopje tjetër të revistës Zgjohuni! ose do t’ju pëlqente që dikush t’ju vizitonte në shtëpinë tuaj për të biseduar rreth Biblës, ju lutem shkruani në: Kutia Postare 118 Tiranë ose në një nga adresat e përshtatshme të radhitura në faqen 5.