Një kirurg kardiolog uron revistën Zgjohuni!
Zgjohuni! e 8 dhjetorit 1996, në anglisht, kishte një seri artikujsh me titull «Infarkti i zemrës: Çfarë mund të bëhet?» Profesori Tomas Stagman, një nga kirurgët më të shquar në Gjermani për transplantimin e zemrës dhe drejtor i një klinike për kirurgjinë e kraharorit e atë kardiovaskulare, i lexoi artikujt dhe u shkroi botuesve të revistës si vijon:
«E lexova me interes raportin tuaj mbi argumentin e sëmundjeve të zemrës dhe, në veçanti, mbi infarktet e zemrës. Si specialist në këtë fushë, u ndieva i shtytur t’ju them se shpjegimi që i keni bërë infarkteve të zemrës dhe informacioni mbi këtë temë ishin shumë të mirë, duke treguar, nga njëra anë shumë kuptueshmëri për çdo pacient me sëmundje zemre dhe nga ana tjetër, një analizë korrekte të fakteve mjekësore. Shpjegimi siguron një pikëpamje të mirë të përgjithshme dhe një informacion të shëndetshëm. Ishte, gjithashtu, domethënës fakti që ju i jepni një rëndësi të veçantë njohjes së shpejtë të simptomave të infarktit të zemrës.
Me gjithë përpjekjet e përbashkëta të shkencës mjekësore dhe të shoqërisë në përgjithësi, arterioskleroza dhe veçanërisht infarkti i zemrës, është shkaku më i zakonshëm i vdekjeve në vendet perëndimore. Duke qenë një kirurg kardiolog, i cili ka të bëjë me ndryshime serioze në arteriosklerozën koronare (ngurtësimin, ngushtimin, trombozën koronare) ditë për ditë dhe që i mjekon këto sëmundje me anë të teknikave të ndryshme të kirurgjisë kardiologjike, unë e di se sa i rëndësishëm është një shpjegim i bazuar dhe faktik për popullsinë, e gjithashtu, për pacientin e mundshëm.
Më lejoni t’ju bëj urimet e mia më të ngrohta për paraqitjen e kësaj teme nga ana juaj, bashkë me shpresën se artikulli juaj do të vihet në dispozicion të sa më shumë njerëzve që është e mundur.»
Nëse do t’ju pëlqente ta lexonit revistën Zgjohuni! rregullisht ose do të dëshironit që dikush t’ju vizitonte për të drejtuar me ju një studim biblik pa pagesë në shtëpi, shkruani në: Kutia Postare 118, Tiranë ose në një nga adresat e përshtatshme mes atyre që janë radhitur në faqen 5.