BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/98 f. 20-27
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Përgjigjet e pyetësorit
Zgjohuni!—1998
g 4/98 f. 20-27

A e dini?

(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet e dhëna biblike dhe lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 27. Për informacion të mëtejshëm, konsultoni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», botuar në anglisht nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.)

1. Edhe pse të tjerët mund «t’i largojnë veshët nga e vërteta», çfarë iu këshillua Timoteut të bënte? (2. Timoteut 4:​4, 5)

2. Kush ishin dy eunukët e mbretit që kërkuan të shtrinin dorën kundër mbretit Asuero? (Esterit 2:⁠21)

3. Për çfarë e bëri të njohur veten Nimrodi? (Zanafilla 10:⁠9, BR)

4. Kush ishte gruaja e dytë e Abrahamit? (Zanafilla 25:⁠1)

5. Si u shërua nga Jezui një grua që kishte «një fluks gjaku që prej dymbëdhjetë vjetësh»? (Marku 5:​27⁠-⁠29)

6. Duke ilustruar se sa e vështirë do të ishte që «i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë», çfarë tha Jezui se do ishte më e lehtë? (Luka 18:⁠25)

7. Çfarë garancie ligjore përdori Perëndia që t’i jepte një siguri të mëtejshme premtimit të tij? (Hebrenjve 6:⁠17)

8. Cila pjesë e figurës në ëndrrën e Nabukodonosorit ishte e përbërë prej hekurit dhe argjilës? (Danieli 2:​41, 42)

9. Çfarë bime përdorën izraelitët për të spërkatur me gjak arkitraun dhe shtalkat e dyerve, në mënyrë që engjëlli i Perëndisë të kursente të parëlindurin e tyre? (Eksodi 12:⁠22)

10. Cila kafshë përdorej kryesisht në beteja në kohët e lashta? (Eksodi 15:⁠21)

11. Çfarë thonë Shkrimet se nuk mund të bëjë Jehovai? (Hebrenjve 6:⁠18)

12. Në ç’vend e udhëzoi Jehovai Elijan të fshihej e të ushqehej nga korbat? (1. Mbretërve 17:⁠3)

13. Kë caktoi Jehovai për të mbajtur arkën e besëlidhjes? (Ligji i përtërirë 10:⁠8)

14. Kujt iu referua Pavli si «të zgjedhurit në Zotin»? (Romakëve 16:⁠13)

15. Kush ishte babai i Sikemit, që u vra, gjithashtu, pasi Sikemi përdhunoi Dinën? (Zanafilla 34:⁠26)

16. Kush ishte babai i Abrahamit? (Jozueu 24:⁠2)

17. Çfarë kërkoi Perëndia që të paguhej si kompensim për 273 të parëlindurit e fiseve të tjera që e kalonin numrin e levitëve? (Numrat 3:⁠46, 47, BR)

18. Për dëmtimin e cilave pjesë të trupit nga pronari i tij, një skllav izraelit do të lirohej? (Eksodi 21:​26, 27)

19. Çfarë tha Jezui se do ta bënte të lirë një njeri? (Gjoni 8:⁠32)

20. Si e quajti mbreti Hiram Solomonin, për shkak të interesave të përbashkëta, si edhe të barazisë së rangut dhe të pozitës? (1. Mbretërve 9:⁠13)

21. Cila shkurre, e vlerësuar për aromën e saj dhe si një shkurre kozmetike, përmendet vetëm në librin Kantiku i kantikëve? (Kantiku i kantikëve 1:⁠14)

22. Në përmbushje të mallkimit të Jozueut, cilët humbën jetën kur babai i tyre rindërtoi Jerikon? (1. Mbretërve 16:⁠34)

23. Çfarë substance e bëri arkën e Noes rezistente ndaj ujit? (Zanafilla 6:⁠14)

Përgjigjet e pyetësorit

1. ‘Të rrinte syçelë, të duronte vuajtjet, të kryente punën e ungjilltarit, të përmbushte plotësisht shërbesën e tij’

2. Bigtani dhe Tereshi

3. «Gjahtar i fuqishëm kundër Jehovait»

4. Keturah

5. Ajo preku rrobën e Jezuit

6. «Është më e lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës»

7. Betimin

8. Këmbët dhe gishtërinjtë

9. Hisop

10. Kali

11. Të gënjejë

12. Pranë përroit Kerith

13. Fisin e Levit

14. Rufit

15. Hamori

16. Terahu

17. Një çmim shpërblimi prej pesë siklash për secilin

18. Një sy ose një dhëmb

19. Njohja e së vërtetës

20. Vëlla

21. Lulet alkane

22. Abirami dhe Segubi

23. Bitumi

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo