11 prill, 1998, Një ditë për t’u kujtuar
Mbrëmjen para se të vdiste, Jezui u kaloi një copë bukë të ndorme dhe një gotë verë apostujve të tij dhe i udhëzoi që të hanin e të pinin prej tyre. Gjithashtu, u tha atyre: «Vazhdoni ta bëni këtë në përkujtimin tim.»—Luka 22:19, BR.
Këtë vit, përkujtimi i këtij kremtimi bie të shtunën, më 11 prill, pas perëndimit të diellit. Dëshmitarët e Jehovait përreth botës do të mblidhen në këtë natë speciale për të kremtuar këtë Përkujtim sipas mënyrës që urdhëroi Jezui. Me shumë ngrohtësi të ftojmë të bashkohesh me ne si vëzhgues. Të lutemi kontakto me Dëshmitarët lokalë të Jehovait për të ditur kohën e saktë dhe vendin e mbledhjes.