BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/98 f. 3
  • Një kohë kur nuk kishte krime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një kohë kur nuk kishte krime
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Nga e ka origjinën krimi?
  • Një betejë e humbur kundër krimit
    Zgjohuni!—1998
  • A ka zgjidhje problemi i krimeve?
    Zgjohuni!—2008
  • Një zgjidhje realiste: A është e mundur?
    Zgjohuni!—2003
Zgjohuni!—1998
g 2/98 f. 3

Një kohë kur nuk kishte krime

A MUND ta imagjinoni një botë pa krime? Ka të ngjarë që jo, në qoftë se keni lexuar raporte lajmesh si ai që doli në të përditshmen gjermane Süddeutsche Zeitung: «Specialistët e kriminalistikës janë duke folur për përmasa të reja të krimit. Shprehjet e tyre janë tepër alarmuese dhe pamja që përshkruajnë është apokaliptike.»

Sipas një sondazhi të vitit 1995 të bërë mbi mijëra evropianë, gati secili prej tyre shqetësohet rreth faktit se mund të jetë një viktimë e krimit. Në Gjermani, Holandë, Poloni, Rusi dhe në Mbretërinë e Bashkuar Britanike, krimi është në krye të listës me gjërat për të cilat njerëzit frikësohen më shumë. Frika ndaj krimit u radhit e dyta në Danimarkë, Finlandë e Zvicër dhe e treta në Francë, Greqi e Itali. Nga të 12 kombet ku u bë sondazhi, vetëm Spanja nuk e radhiti krimin mes tri arsyeve kryesore të frikës.

Shkalla e krimeve është rritur në mënyrë dramatike në Evropën Lindore. Në disa nga këto vende rritja ka qenë midis 50 dhe 100 përqind, ndërsa në vendet e tjera renditet madje nga 193 deri në 401 përqind.

Megjithatë, ka pasur një kohë kur ekzistonte një botë e lirë nga krimi. Kur ishte kjo kohë dhe si ndodhi që u shkatërrua ajo botë?

Nga e ka origjinën krimi?

Krimi, i përcaktuar si «një dhunim i rëndë i ligjit» e ka origjinën e tij në mbretërinë frymore. Njerëzit e parë, Adami dhe Eva, nuk u krijuan me prirje kriminale e as ishin plotësisht përgjegjës për futjen e krimit në shoqërinë njerëzore. Një bir i përsosur frymor i Perëndisë lejoi që mendimet e gabuara të zinin rrënjë në zemrën e tij, të cilat, kur u ushqyen lindën krimin. Ai ishte përgjegjës për korruptimin e botës fillestare të lirë nga krimi. Duke thyer ligjin e Perëndisë, ai e bëri veten një kriminel dhe identifikohet në Bibël si Satana Djalli.​—⁠Jakovi 1:​13⁠-⁠15; Zbulesa 12:⁠9.

Duke i hyrë një rruge kundërshtimi ndaj Perëndisë në qiejt e padukshëm, Satanai ishte i vendosur t’i përhapte rrugët e tij kriminale te njerëzit mbi tokë. Tregimi i Biblës se si e bëri këtë Djalli është i shkurtër e i thjeshtë, por i bazuar mbi fakte. (Zanafilla, kapitujt 2⁠-⁠4) Adami dhe Eva, të keqdrejtuar nga ky kriminel mbinjerëzor e dhelparak, refuzuan t’i përmbaheshin normave të Perëndisë. Ata u bënë kriminelë duke mos iu bindur Perëndisë. Më vonë, ata pa dyshim u zmbrapsën nga tmerri, kur biri i tyre i parëlindur, Kaini, shkoi aq larg sa ta privonte vëllain e tij Abelin nga zotërimi më i çmuar, vetë jeta!

Kështu, nga katër njerëzit e parë që banuan në tokë, tre dolën kriminelë. Në këtë mënyrë Adami, Eva dhe Kaini humbën mundësinë e tyre për të jetuar në një botë të lirë nga krimi. Përse, pas gjithë kësaj kohe, mund të jemi të sigurt se një botë e tillë tani është afër?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo