BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/97 f. 32
  • Një ndihmë edukative për jetesën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një ndihmë edukative për jetesën
  • Zgjohuni!—1997
Zgjohuni!—1997
g 2/97 f. 32

Një ndihmë edukative për jetesën

Një mësues shkolle në Zimbabve të Afrikës, vërejti se në kolegjin Niatsime, ku ai jep mësim, ofrohet tema «Edukim për jetesën». Ai përshkruan problemet familjare që kishte përjetuar dhe pranoi se për t’i zgjidhur ato, kishte pasur nevojë për ndihmë.

Duke shpjeguar se çfarë i ndodhi pas martesës, ai tha: «Problemet filluan gati menjëherë dhe bënë që në nëntor të 1989-s, ne të vendosnim të ndaheshim.» Veç këtyre, kishte edhe probleme të tjera. Ai shkruan: «Unë jam më i madhi i fëmijëve të nënës sime, e cila ishte gruaja e parë e tim eti. Kur isha në vitin e dytë të shkollës për mësuesi, im atë vdiq, duke më lënë mbi supe 16 vëllezër dhe motra më të vogla.»

Studimi i Biblës me Dëshmitarët e Jehovait e ndihmoi këtë mësues në zgjidhjen e problemeve të tij familjare. Ai dhe gruaja e tij janë bashkuar përsëri dhe janë të lumtur. Ai shkroi: «Gruaja dhe unë kemi mësuar nga përvoja e dhimbshme se përpjekjet e njeriut, për t’i zgjidhur problemet e tij i pavarur nga Perëndia, janë të kota.» Por, ç’mund të thuhet për ndihmën e dhënë studentëve të tij në problemet e tyre?

«I sugjerova drejtorit të shkollës dhe mësuesve të tjerë librin Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike si një libër të përshtatshëm mësimor,—shkroi ai.—Ata ishin të gjithë dakort dhe shkolla më bëri kërkesë për 56 libra, të cilët ia kam dërguar që prej asaj kohe shkollës.»

Besojmë se edhe ju do të përfitoni shumë nga ky ndihmës edukativ me 320 faqe, i ilustruar në mënyrë tërheqëse. Nëse do t’ju pëlqente të merrnit një kopje të tij apo nëse do të dëshironit një studim biblik pa pagesë në shtëpi, ju lutemi të shkruani në: Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri, Kutia Postare 118, Tiranë ose në Watch Tower, duke përdorur adresën e përshtatshme mes atyre të paraqitura në faqen 5.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo