‘Çdo person mbi tokë duhet ta lexojë këtë botim’
NJË LEXUESE nga Alabama, SHBA, shprehu vlerësimin e saj të ngrohtë për Zgjohuni! dhe shkroi:
«Sapo mbarova së lexuari një numër të vjetër të revistës Zgjohuni!, me titull ‘Fitimtarë përballë vdekjes’. (8 maj 1993, angl.) Nuk mund ta lija. Ishte informative, plot me fakte dhe edukative.
Mendoj se çdo person mbi tokë duhet të ketë mundësi ta lexojë këtë botim!»
Zgjohuni! botohet në 78 gjuhë për të ndriçuar të tjerët. Artikujt flasin për fenë dhe për shkencën, si dhe për çështje shoqërore, emocionale dhe familjare, që gjenden në mendjet e shumë njerëzve.
Nëse dëshironi të merrni Zgjohuni! apo që dikush t’ju vizitojë në shtëpi për të folur me ju për vlerën e edukimit biblik, ju lutemi, shkruani në Kutia Postare 118, Tiranë, ose në adresën më pranë jush nga ato që janë renditur në faqen 5.