«Nuk munda t’i mbaja lotët»
«Pak çaste më parë mbarova së lexuari broshurën Kur të vdes një njeri i dashur dhe nuk munda t’i mbaja lotët.» Përse kishte mbetur kaq e prekur nga ky botim, Alisia, një zonjë nga Meksika? Ajo përgjigjet: «Shpjegimet dhe përvojat që përmban kjo broshurë, shprehin ndjenjat që pata unë para nëntë vjetësh, kur më vdiq babai dhe para 18 muajsh kur pata një dështim.»
Ç’gjë e ndihmoi atë veçanërisht në ankthin e saj? Kutia e titulluar «Dështimi dhe lindja e një fëmije të vdekur: hidhërimi i nënave» dhe pjesët «Si mund ta duroj hidhërimin?» dhe «Si mund të ndihmojnë të tjerët?»
Përveç kësaj, Alisia shkroi: «Tregimi për ringjalljen e Lazrit ishte shumë prekës dhe pohon edhe një herë në një mënyrë të gjallë besimin tim në ringjalljen.»—Gjoni 5:28, 29.
Nëse do t’ju pëlqente të merrnit një kopje të kësaj broshure inkurajuese me 32 faqe, ju lutemi të shkruani në: Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri, Kutia Postare 118, Tiranë ose në Watch Tower, duke përdorur adresën e përshtatshme mes atyre të paraqitura në faqen 5.