BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • nwt f. 1830-1831
  • B1 Mesazhi i Biblës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • B1 Mesazhi i Biblës
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pas vitit 4026 p.e.s.
  • 1943 p.e.s.
  • Pas vitit 1070 p.e.s.
  • 29 i e.s.
  • 33 i e.s.
  • Rreth vitit 1914 të e.s.
  • E ardhmja
  • Një profeci e lashtë që ndikon te ti
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Jehovai zbulon qëllimin e tij
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
  • Fara e gjarprit: si demaskohet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Bibla—Plotësisht e harmonishme
    Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve?
Shih më tepër
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
B1 Mesazhi i Biblës

B1

Mesazhi i Biblës

Versioni i shtypur

Perëndia Jehova ka të drejtën të mbretërojë dhe mënyra e tij e mbretërimit është më e mira. Qëllimi i tij për tokën dhe njerëzimin do të plotësohet.

Adami dhe Eva në kopshtin e Edenit me gjarprin aty pranë

Pas vitit 4026 p.e.s.

«Gjarpri» vë në pikëpyetje të drejtën e Jehovait për të mbretëruar dhe mënyrën si e bën Ai këtë. Jehovai premton të sjellë një ‘pasardhës’ ose ‘farë’, i cili në fund do t’i japë një goditje dërrmuese gjarprit, pra Satanait. (Zanafilla 3:1-5, 15, shënimi) Gjithsesi, Jehovai u lë kohë njerëzve që të qeverisin vetë nën ndikimin e gjarprit.

Abrahami dëgjon premtimin e Perëndisë

1943 p.e.s.

Jehovai i thotë Abrahamit se ‘pasardhësi’ i premtuar do të vinte prej tij.​—Zanafilla 22:18.

Mbreti David

Pas vitit 1070 p.e.s.

Jehovai e siguron mbretin David dhe më vonë birin e tij, Solomonin, se ‘pasardhësi’ i premtuar do të vinte nga linja e tyre familjare.​—2 Samuelit 7:12, 16; 1 Mbretërve 9:3-5; Isaia 9:6, 7.

Jezui pagëzohet

29 i e.s.

Jehovai e identifikon Jezuin si ‘pasardhësin’ e premtuar që do të trashëgojë fronin e Davidit.​—Galatasve 3:16; Luka 1:31-33; 3:21, 22.

Jezui vdes

33 i e.s.

Gjarpri, Satanai, i shkakton një plagë të përkohshme ‘pasardhësit’ të premtuar duke bërë që Jezui të vritet. Jehovai e ringjall Jezuin në qiell dhe pranon vlerën e jetës së përsosur të Jezuit, duke siguruar kështu bazën për të falur mëkatet e për t’u dhënë pasardhësve të Adamit jetën e përhershme.​—Zanafilla 3:15; Veprat 2:32-36; 1 Korintasve 15:21, 22.

Gjarpri, Satanai, hidhet poshtë në tokë, siç thuhet te Zbulesa

Rreth vitit 1914 të e.s.

Jezui e vërvit në tokë gjarprin, Satanain, dhe e kufizon atje për një periudhë kohe të shkurtër.​—Zbulesa 12:7-9, 12.

Jezui mbretëron mbi tokën nga froni i tij qiellor, siç thuhet te Zbulesa

E ardhmja

Jezui burgos Satanain për 1.000 vjet dhe pastaj e shkatërron, pra në mënyrë simbolike i shtyp kokën. Plotësohet qëllimi fillestar i Jehovait për tokën dhe për gjithë njerëzimin, hiqet sharja nga emri i tij dhe shfajësohet mënyra si mbretëron ai.​—Zbulesa 20:1-3, 10; 21:3, 4.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo