Tema për biseda biblike
1. Adhurimi i Marisë
A. Maria, nëna e Jezuit, jo «nëna e Perëndisë»
Perëndia s’ka fillim. Ps 90:2; 1Ti 1:17
Maria ishte nëna e Birit të Perëndisë kur ai ishte në tokë. Lu 1:35
B. Maria, jo «gjithmonë e virgjër»
Ajo u martua me Jozefin. Mt 1:19, 20, 24, 25
Përveç Jezuit, pati fëmijë të tjerë. Mt 13:55, 56; Lu 8:19-21
Ata nuk ishin në atë kohë «vëllezër frymorë» të tij. Gjo 7:3, 5
2. Adhurimi i të parëve
A. Adhurimi i të parëve është i kotë
Të parët janë të vdekur, të pavetëdijshëm. Ek 9:5, 10
Paraardhësit tanë të parë të padenjë për adhurim. Ro 5:12, 14; 1Ti 2:14
Perëndia e ndalon një adhurim të tillë. Da 34:14; Mt 4:10
B. Njerëzit mund të nderohen, por vetëm Perëndia duhet adhuruar
Të rinjtë duhet të nderojnë më të rriturit. 1Ti 5:1, 2, 17; Ef 6:1-3
Vetëm Perëndia duhet adhuruar. Ve 10:25, 26; Zb 22:8, 9
3. Bashkimi i feve
A. Bashkimi me fe të tjera nuk është rruga e Perëndisë
Vetëm një rrugë për në jetë, është e ngushtë; pak e gjejnë. Ef 4:4-6; Mt 7:13, 14
Të paralajmëruar se doktrinat e rreme ndotin. Mt 16:6, 12; Ga 5:9
Të urdhëruar për të qenë të ndarë. 2Ti 3:5; 2Ko 6:14-17; Zb 18:4
B. Nuk është e vërtetë se «të gjitha fetë kanë diçka të mirë»
Disa kanë zell, por jo sipas asaj që kërkon Perëndia. Ro 10:2, 3
E keqja prish gjithçka tjetër që mund të jetë e mirë. 1Ko 5:6; Mt 7:15-17
Mësuesit e rremë sjellin shkatërrim. 2Pj 2:1; Mt 12:30; 15:14
Adhurimi i pastër kërkon përkushtim vetëm ndaj Perëndisë. Lp 6:5, 14, 15
4. Bibla
A. Fjala e Perëndisë është e frymëzuar
Njerëzit u shtynë nga fryma e Perëndisë për të shkruar. 2Pj 1:20, 21
Përmban profeci: Dn 8:5, 6, 20-22; Lu 21:5, 6, 20-22; Is 45:1-4
E gjithë Bibla e frymëzuar dhe e dobishme. 2Ti 3:16, 17; Ro 15:4
B. Është një udhërrëfyese praktike për ditët tona
Shpërfillja e parimeve biblike është vdekjeprurëse. Ro 1:28-32
Mençuria e njeriut nuk e zëvendëson dot. 1Ko 1:21, 25; 1Ti 6:20
Mbrojtje kundër armikut më të fuqishëm. Ef 6:11, 12, 17
E udhëheq njeriun në rrugën e drejtë. Ps 119:105; 2Pj 1:19; Pr 3:5, 6
C. E shkruar për njerëzit e të gjitha kombeve dhe racave
Shkrimi i Biblës filloi në Lindje. Da 17:14; 24:12, 16; 34:27
Është një masë e Perëndisë jo vetëm për evropianët. Ro 10:11-13; Ga 3:28
Perëndia pranon njerëz të çdo lloji. Ve 10:34, 35; Ro 5:18; Zb 7:9, 10
5. Dëshmia
A. Të gjithë të krishterët duhet të dëshmojnë, të shpallin lajmin e mirë
Për të qenë të miratuar, duhet të pranojmë para njerëzve se besojmë te Jezui. Mt 10:32
Duhet të jemi zbatues të fjalës, duke treguar besim. Jk 1:22-24; 2:24
Edhe të rinjtë në të vërtetën duhet të bëhen mësues. Mt 28:19, 20
Shpallja publike sjell shpëtim. Ro 10:10
B. Nevojiten vizita të herëpashershme, dëshmi e vazhdueshme
Duhet dhënë paralajmërimi për fundin. Mt 24:14
Jeremia lajmëroi për vite më radhë fundin e Jerusalemit. Jr 25:3
Si të krishterët e parë, s’mund të rrimë pa dëshmuar. Ve 4:18-20; 5:28, 29
C. Duhet dhënë dëshmi, për të qenë të lirë nga faji i gjakut
Duhet të paralajmërojmë për fundin që afrohet. Ezk 33:7; Mt 24:14
Mosdhënia e dëshmisë sjell faj gjaku. Ezk 33:8, 9; 3:18, 19
Pavli u lirua nga faji i gjakut; tha plotësisht të vërtetën. Ve 20:26, 27; 1Ko 9:16
Shpëton edhe ai që jep dëshmi, edhe ai që dëgjon. 1Ti 4:16; 1Ko 9:22
6. Dëshmitarët e Jehovait
A. Origjina e Dëshmitarëve të Jehovait
Jehovai identifikon dëshmitarët e tij. Is 43:10-12; Jr 15:16
Linja e dëshmitarëve besnikë nisi me Abelin. He 11:4, 39; 12:1
Jezui ishte dëshmitar i besueshëm dhe i vërtetë. Gjo 18:37; Zb 1:5; 3:14
7. Ditët e fundit
A. Çfarë nënkupton shprehja «fundi i botës»?
Përfundimi i sistemit. Mt 24:3; 2Pj 3:5-7; Mr 13:4
Jo fundi i tokës, por i sistemit të lig. 1Gjo 2:17
Koha e fundit i paraprin shkatërrimit. Mt 24:14
Shpëtim për të drejtët; më pas vjen një botë e re. 2Pj 2:9; Zb 7:14-17
B. Duhet të qëndrojmë zgjuar ndaj shenjave të ditëve të fundit
Perëndia na ka treguar shenja për të na udhëhequr. 2Ti 3:1-5; 1Se 5:1-4
Bota nuk arrin të kuptojë seriozitetin e kësaj. 2Pj 3:3, 4, 7; Mt 24:39
Perëndia nuk është i ngadalshëm, por paralajmëron. 2Pj 3:9
Shpërblehet kush rri zgjuar dhe kushton vëmendje. Lu 21:34-36
8. Djalli, demonët
A. Djalli është person frymor
Nuk është e keqja brenda njeriut, por një person frymor. 2Ti 2:26
Djalli është person siç janë engjëjt. Mt 4:1, 11; Jb 1:6
E bëri veten Djall nga dëshira e gabuar. Jk 1:13-15
B. Djalli është sundimtari i padukshëm i botës
Bota nën kontrollin e tij si perëndi. 2Ko 4:4; 1Gjo 5:19; Zb 12:9
Është lënë, derisa të zgjidhet çështja. Da 9:16; Gjo 12:31
Do të hidhet në humnerë, pastaj do të shkatërrohet. Zb 20:2, 3, 10
C. Demonët janë engjëj rebelë
U bashkuan me Satanain para Përmbytjes. Zn 6:1, 2; 1Pj 3:19, 20
Të poshtëruar, të përjashtuar nga çdo dritë. 2Pj 2:4; Jd 6
Luftojnë kundër Perëndisë, shtypin njerëzimin. Lu 8:27-29; Zb 16:13, 14
Do të shkatërrohen bashkë me Satanain. Mt 25:41; Lu 8:31; Zb 20:2, 3, 10
9. Feja
A. Vetëm një fe e vërtetë
Një shpresë, një besim, një pagëzim. Ef 4:5, 13
Urdhri për të bërë dishepuj. Mt 28:19; Ve 8:12; 14:21
Njihet nga frytet e saj. Mt 7:19, 20; Lu 6:43, 44; Gjo 15:8
Dashuri, harmoni mes anëtarëve. Gjo 13:35; 1Ko 1:10; 1Gjo 4:20
B. Doktrinat e rreme meritojnë të dënohen
Jezui i dënoi doktrinat e rreme. Mt 23:15, 23, 24; 15:4-9
Veproi kështu për të mbrojtur të verbrit. Mt 15:14
E vërteta i liroi ata për të qenë dishepuj të Jezuit. Gjo 8:31, 32
C. E domosdoshme të ndërrohet feja, nëse është e gabuar
E vërteta të bën të lirë; tregon që shumë njerëz e kanë gabim. Gjo 8:31, 32
Izraelitët dhe të tjerë e lanë adhurimin e mëparshëm. Js 24:15; 2Mb 5:17
Të krishterët e parë ndryshuan pikëpamjet. Ga 1:13, 14; Ve 3:17, 19
Pavli ndryshoi fenë. Ve 26:4-6
E gjithë bota e mashtruar; duhet përtërirë mendja. Zb 12:9; Ro 12:2
Ç. Ajo që duket «e mirë në të gjitha fetë», nuk siguron miratimin e Perëndisë
Normat e adhurimit i vendos Perëndia. Gjo 4:23, 24; Jk 1:27
Nuk është e mirë, nëse nuk është sipas vullnetit të Perëndisë. Ro 10:2, 3
«Veprat e mira» mund të hidhen poshtë. Mt 7:21-23
Njihet nga frytet. Mt 7:20
10. Ferri (Hadesi, Sheoli)
A. Jo një vend i mirëfilltë mundimi në zjarr
Jobi që po vuante u lut të shkonte atje. Jb 14:13
Vend pasiviteti. Ps 6:5; Ek 9:10; Is 38:18, 19
Jezui u ngrit nga varri, ferri. Ve 2:27, 31, 32; Ps 16:10
Ferri do të dorëzojë të vdekur të tjerë, do të shkatërrohet. Zb 20:13, 14
B. Zjarri është simbol i shfarosjes
Zjarri simbolizon vdekjen. Mt 25:41, 46; 13:30
Të ligjtë e papenduar shkatërrohen përgjithmonë si nga zjarri. He 10:26, 27
«Mundimi» në zjarr i Satanait është vdekja e përhershme. Zb 20:10, 14, 15
C. Tregimi i të pasurit dhe Lazarit s’provon mundimin e përjetshëm
Zjarri është simbolik, njësoj si gjiri i Abrahamit. Lu 16:22-24
Edhe pëlqimi i Abrahamit vihet në kontrast me errësirën. Mt 8:11, 12
Shfarosja e Babilonisë është quajtur një mundim i zjarrtë. Zb 18:8-10, 21
11. Festat, ditëlindjet
A. Ditëlindjet, Krishtlindjet nuk festoheshin nga të krishterët e parë
I festonin ata që nuk ishin adhurues të vërtetë. Zn 40:20; Mt 14:6
Duhet përkujtuar dita e vdekjes së Jezuit. Lu 22:19, 20; 1Ko 11:25, 26
Ahengjet e shfrenuara në festa, të papërshtatshme. Ro 13:13; Ga 5:21; 1Pj 4:3
12. Fryma, spiritizmi
A. Çfarë është fryma e shenjtë?
Forca aktive e Perëndisë, jo një person. Ve 2:2, 3, 33; Gjo 14:17
U përdor në krijim, në frymëzimin e Biblës, etj. Zn 1:2; Ezk 11:5
I lind, i miros pjesëtarët e trupit të Krishtit. Gjo 3:5-8; 2Ko 1:21, 22
Fuqizon, drejton popullin e Perëndisë sot. Ga 5:16, 18
B. Forca e jetës quhet frymë
Shkëndija e jetës që mbështetet nga frymëmarrja. Jk 2:26; Jb 27:3
Perëndia ka fuqi mbi forcën e jetës. Za 12:1; Ek 8:8
Forca e jetës te njerëzit, kafshët, i përket Perëndisë. Ek 3:19-21
Fryma lihet në dorë të Perëndisë me shpresën e ringjalljes. Lu 23:46
C. Spiritizmi duhet shmangur si vepër e demonëve
Fjala e Perëndisë e ndalon. Is 8:19, 20; Le 19:31; 20:6, 27
Falli është demonizëm; dënohet. Ve 16:16-18
Çon në shkatërrim. Ga 5:19-21; Zb 21:8; 22:15
Astrologjia ndalohet. Lp 18:10-12; Jr 10:2
13. Gjaku
A. Transfuzionet dhunojnë shenjtërinë e gjakut
Noesë iu tha se gjaku ishte i shenjtë, ishte jeta. Zn 9:4, 16
Besëlidhja e Ligjit e ndalonte ngrënien e gjakut. Le 17:14; 7:26, 27
Ndalimi iu përsërit të krishterëve. Ve 15:28, 29; 21:25
B. Shpëtimi i jetës nuk e justifikon thyerjen e ligjit të Perëndisë
Bindja është më e mirë se flijimi. 1Sa 15:22; Mr 12:33
Ta quash jetën më të rëndësishme se ligji i Perëndisë çon në vdekje. Mr 8:35, 36
14. Harmagedoni
A. Lufta e Perëndisë për t’i dhënë fund ligësisë
Kombet të mbledhura në Harmagedon. Zb 16:14, 16
Perëndia lufton nëpërmjet Birit dhe engjëjve. 2Se 1:6-9; Zb 19:11-16
Si mund të mbijetojmë? So 2:2, 3; Zb 7:14
B. Nuk dhunon dashurinë e Perëndisë
Bota jashtëzakonisht e korruptuar. 2Ti 3:1-5
Perëndia i durueshëm, por drejtësia kërkon veprim. 2Pj 3:9, 15; Lu 18:7, 8
Duhen zhdukur të ligjtë, që të lulëzojnë të drejtët. Pr 21:18; Zb 11:18
15. Jehovai, Perëndia
A. Emri i Perëndisë
«Perëndi» term i papërcaktuar; Zotëria ynë ka një emër. 1Ko 8:5, 6
Ne lutemi që emri i tij të shenjtërohet. Mt 6:9, 10
Emri i Perëndisë është Jehova. Ps. 83:18; Da 6:2, 3; 3:15; Is 42:8
Emri Jehovah te Dio. Zn 22:14 (edhe Kristo.); Gjy 6:24
Te Kristoforidhi. Da 6:3; Ps 83:18; Is 12:2; 26:4
Forma Jahve te DSF. Da 3:15; 15:3; 17:15
Jezui e bëri të njohur emrin e Perëndisë. Gjo 17:6, 26; 5:43; 12:12, 13, 28
B. Ekzistenca e Perëndisë
E pamundur të shohësh Perëndinë e të jetosh. Da 33:20; Gjo 1:18; 1Gjo 4:12
S’ka nevojë të shohim Perëndinë për të besuar. He 11:1; Ro 8:24, 25; 10:17
Perëndia njihet nga veprat e tij të dukshme. Ro 1:20; Ps 19:1, 2
Përmbushja e profecive provon ekzistencën e Perëndisë. Is 46:8-11
C. Cilësitë e Perëndisë
Perëndia është dashuri. 1Gjo 4:8, 16; Da 34:6; 2Ko 13:11; Mi 7:18
Ka mençuri të pakrahasueshme. Jb 12:13; Ro 11:33; 1Ko 2:7
Është i drejtë, zbaton drejtësinë. Lp 32:4; Ps 37:28
Është i plotfuqishëm. Jb 37:23; Zb 7:12; 4:11
Ç. Jo të gjithë i shërbejnë të njëjtit Perëndi
Rruga që duket e mirë, jo gjithmonë është e drejtë. Pr 16:25; Mt 7:21
Dy rrugë; vetëm njëra çon në jetë. Mt 7:13, 14; Lp 30:19
Shumë perëndi, por vetëm një Perëndi i vërtetë. 1Ko 8:5, 6; Ps 82:1
Njohja e Perëndisë së vërtetë është thelbësore për jetën. Gjo 17:3; 1Gjo 5:20
16. Jeta
A. Jeta e përhershme është e sigurt për njerëzit e bindur
Perëndia që nuk mund të gënjejë, ka premtuar jetën. Tit 1:2; Gjo 10:27, 28
Jeta e përhershme është e sigurt për ata që ushtrojnë besim. Gjo 11:25, 26
Vdekja do të shkatërrohet. 1Ko 15:26; Zb 21:4; 20:14; Is 25:8
B. Jeta në qiell është kufizuar vetëm për ata që bëjnë pjesë në trupin e Krishtit
Perëndia i zgjedh pjesëtarët si t’i pëlqejë. Mt 20:23; 1Ko 12:18
Vetëm 144.000 veta merren nga toka. Zb 14:1, 4; 7:2-4; 5:9, 10
As Gjon Pagëzori nuk do të jetë në Mbretërinë qiellore. Mt 11:11
C. Jeta në tokë i është premtuar një numri të pakufizuar, ‘deleve të tjera’
Një numër i kufizuar me Jezuin në qiej. Zb 14:1, 4; 7:2-4
‘Delet e tjera’ nuk janë vëllezër të Krishtit. Gjo 10:16; Mt 25:32, 40
Shumë po mblidhen tani për të jetuar në tokë. Zb 7:9, 15-17
Të tjerë do të ringjallen që të jetojnë në tokë. Zb 20:12; 21:4
17. Jezui
A. Jezui është Biri i Perëndisë dhe Mbreti i emëruar
I parëlinduri i Perëndisë, u përdor për të krijuar gjithçka tjetër. Zb 3:14; Kl 1:15-17
U bë njeri, i lindur nga një grua, më i ulët se engjëjt. Ga 4:4; He 2:9
Lindi nga fryma e Perëndisë, i caktuar për në qiell. Mt 3:16, 17
I ngritur në një pozitë më të lartë se gjatë ekzistencës paranjerëzore. Fi 2:9, 10
B. Besimi në Jezu Krishtin, i domosdoshëm për shpëtimin
Krishti është Fara e premtuar e Abrahamit. Zn 22:18; Ga 3:16
Jezui i vetmi Kryeprift; shpërblesa. 1Gjo 2:1, 2; He 7:25, 26; Mt 20:28
Jeta, nëpërmjet njohjes së Perëndisë dhe Krishtit, bindjes. Gjo 17:3; Ve 4:12
C. Kërkohet më shumë se vetëm besim te Jezui
Besimi duhet shoqëruar me vepra. Jk 2:17-26; 1:22-25
Duhet t’u bindemi urdhrave, të bëjmë veprën që bëri ai. Gjo 14:12, 15; 1Gjo 2:3
Jo të gjithë ata që përdorin emrin e Zotërisë, do të hyjnë në Mbretëri. Mt 7:21-23
18. Kisha
A. Kisha frymore, e ndërtuar mbi Krishtin
Perëndia nuk banon në tempuj të bërë nga dora e njeriut. Ve 17:24, 25; 7:48
Kisha e vërtetë është tempull frymor prej gurësh të gjallë. 1Pj 2:5, 6
Krishti, guri i qoshes; apostujt, gurët e tjerë të themelit. Ef 2:20
Perëndia duhet adhuruar me frymë dhe të vërtetë. Gjo 4:24
B. Kisha, jo e ndërtuar mbi Pjetrin
Jezui nuk tha se kisha do të ndërtohej mbi Pjetrin. Mt 16:18
Jezui u identifikua si «shkëmbi». 1Ko 10:4
Pjetri identifikoi Jezuin si themelin. 1Pj 2:4, 6-8; Ve 4:8-12
19. Krijimi
A. Pajtohet me shkencën e provuar; përgënjeshtron evolucionin
Shkenca pajtohet me radhën e krijimit. Zn 1:11, 12, 21, 24, 25
Ligji i Perëndisë për ‘llojet’ është i vërtetë. Zn 1:11, 12; Jk 3:12
B. Ditët e krijimit, jo 24-orëshe
Fjala ‘ditë’ mund të nënkuptojë thjesht një periudhë kohe. Zn 2:4
Për Perëndinë, dita mund të jetë një kohë e gjatë. Ps 90:4; 2Pj 3:8
20. Kronologjia
A. Më 1914-n (e.s.) përfundojnë Kohët e johebrenjve
Linja e sundimtarëve të mbretërisë u ndërpre në vitin 607 p.e.s. Ezk 21:25-27
Duhej të kalonin «shtatë kohë» derisa të rivendosej sundimi. Dn 4:32, 16, 17
Shtatë = 2 × 3 1⁄2 kohë ose 2 × 1.260 ditë. Zb 12:6, 14; 11:2, 3
Një ditë për një vit. [bëjnë 2.520 vjet] Ezk 4:6; Nu 14:34
Duhej të kalonin kaq kohë derisa të vendosej Mbretëria. Lu 21:24; Dn 7:13, 14
21. Kryqi
A. Jezui u var në një shtyllë ekzekutimi, si një poshtërim
Jezui u var në një shtyllë ekzekutimi ose në dru. Ve 5:30; 10:39; Ga 3:13
Të krishterët duhet të mbajnë shtyllën si poshtërim. Mt 10:38; Lu 9:23
B. Nuk duhet adhuruar
Të mbash si zbukurim shtyllën e Jezuit është turpërim. He 6:6; Mt 27:41, 42
Përdorimi i kryqit në adhurim është idhujtari. Da 20:4, 5; Jr 10:3-5
Jezui është frymë, nuk është më në shtyllë. 1Ti 3:16; 1Pj 3:18
22. Kthimi i Krishtit
A. Kthimi, i padukshëm për njerëzit
U tha dishepujve se bota nuk do ta shihte më. Gjo 14:19
Vetëm dishepujt e panë ngjitjen në qiell; kthimi i ngjashëm. Ve 1:6, 10, 11
Në qiell, një frymë e padukshme. 1Ti 6:14-16; He 1:3
Kthehet në pushtetin e Mbretërisë qiellore. Dn 7:13, 14
B. Dallohet nga fakte fizike
Dishepujt e pyetën për shenjën e pranisë. Mt 24:3
Të krishterët «e shohin» praninë nëpërmjet kuptueshmërisë. Ef 1:18
Shumë ngjarje përbëjnë dëshmi të pranisë. Lu 21:10, 11
Armiqtë «e shohin» kur i zë shkatërrimi. Zb 1:7
23. Kundërshtimi, përndjekja
A. Arsyeja që i kundërshtojnë të krishterët
Jezuin e urryen, paratha kundërshtim. Gjo 15:18-20; Mt 10:22
Qëndrimi besnik ndaj parimeve të drejta e dënon botën. 1Pj 4:1, 4, 12, 13
Satanai, perëndia i këtij sistemi, i kundërvihet Mbretërisë. 2Ko 4:4; 1Pj 5:8
I krishteri nuk frikësohet, Perëndia e mbështet. Ro 8:38, 39; Jk 4:8
B. Gruaja nuk duhet të lejojë që burri ta ndajë nga Perëndia
E paralajmëruar; të tjerët mund ta keqinformojnë burrin. Mt 10:34-38; Ve 28:22
Ajo duhet t’i mbajë sytë nga Perëndia dhe Krishti. Gjo 6:68; 17:3
Me besnikërinë e saj mund të shpëtojë edhe burrin. 1Ko 7:16; 1Pj 3:1-6
Burri është kreu, por nuk mund të detyrojë adhurimin. 1Ko 11:3; Ve 5:29
C. Burri s’duhet të lejojë që gruaja ta pengojë për t’i shërbyer Perëndisë
Duhet ta dojë gruan dhe familjen, të dëshirojë jetë për ta. 1Ko 7:16
Ka përgjegjësinë të vendosë, të sigurojë nevojat e jetës. 1Ko 11:3; 1Ti 5:8
Perëndia e do burrin që mban anën e së vërtetës. Jk 1:12; 5:10, 11
Kompromisi për hir të paqes, sjell mospëlqimin e Perëndisë. He 10:38
E udhëheq familjen drejt lumturisë në botën e re. Zb 21:3, 4
24. Ligësia, vuajtjet e botës
A. Kush është përgjegjës për vuajtjet e botës?
Sundimi i lig, shkaku i kohëve të këqija sot. Pr 29:2; 28:28
Sundimtari i botës është armiku i Perëndisë. 2Ko 4:4; 1Gjo 5:19; Gjo 12:31
Mjerimet vijnë nga Djalli; koha e shkurtër. Zb 12:9, 12
Djalli lidhet, më pas vjen paqja e lavdishme. Zb 20:1-3; 21:3, 4
B. Pse është lejuar ligësia?
Djalli sfidoi besnikërinë e krijesave ndaj Perëndisë. Jb 1:11, 12
Njerëzve me besim iu dha mundësia të tregoheshin besnikë. Ro 9:17; Pr 27:11
Djalli doli gënjeshtar; çështja, për t’u zgjidhur. Gjo 12:31
Besnikët shpërblehen me jetën e përhershme. Ro 2:6, 7; Zb 21:3-5
C. Koha e fundit e zgjatur është një masë e mëshirshme
Ashtu si në ditët e Noesë, duhet kohë për të dhënë paralajmërimin. Mt 24:14, 37-39
Perëndia nuk është i ngadalshëm, por i mëshirshëm. 2Pj 3:9; Is 30:18
Bibla na ndihmon të mos kapemi në befasi. Lu 21:36; 1Se 5:4
Të kërkojmë tani masat e Perëndisë për t’u mbrojtur. Is 2:2-4; So 2:3
Ç. Zgjidhja për vuajtjet e botës, jo nga njerëzit
Njerëzit shumë të frikësuar, të pështjelluar. Lu 21:10, 11; 2Ti 3:1-5
Mbretëria e Perëndisë do të ketë sukses, jo njerëzit. Dn 2:44; Mt 6:10
Që të jetojmë, të kërkojmë që tani paqe me Mbretin. Ps 2:9, 11, 12
25. Lutja
A. Lutjet që dëgjon Perëndia
Perëndia i dëgjon lutjet e njerëzve. Ps 145:18; 1Pj 3:12
Lutjet e të padrejtëve nuk dëgjohen, nëse ata nuk ndryshojnë rrugë. Is 1:15-17
Duhet të lutemi në emër të Jezuit. Gjo 14:13, 14; 2Ko 1:20
Duhet të lutemi në përputhje me vullnetin e Perëndisë. 1Gjo 5:14, 15
Besimi është i domosdoshëm. Jk 1:6-8
B. Përsëritjet e kota, lutjet drejtuar Marisë a «shenjtorëve» janë të pavlefshme
Duhet t’i lutemi Perëndisë në emër të Jezuit. Gjo 14:6, 14; 16:23, 24
Përsëritjet e kota nuk do të dëgjohen. Mt 6:7
26. Martesa
A. Lidhja martesore duhet të jetë e nderuar
Krahasohet me Krishtin dhe nusen e tij. Ef 5:22, 23
Shtrati martesor duhet të jetë i pandotur. He 13:4
Çiftet këshillohen të mos ndahen. 1Ko 7:10-16
Pornéia, e vetmja bazë nga Shkrimet për divorc. Mt 19:9
B. Parimi i kryesisë duhet respektuar nga të krishterët
Burri, si kreu, duhet ta dojë dhe të kujdeset për familjen. Ef 5:23-31
Gruaja, e nënshtruar, e do burrin, i bindet. 1Pj 3:1-7; Ef 5:22
Fëmijët duhet të jenë të bindur. Ef 6:1-3; Kl 3:20
C. Përgjegjësia e prindërve të krishterë për fëmijët
T’u tregojnë dashuri, t’u kushtojnë kohë dhe vëmendje. Tit 2:4
Të mos i acarojnë. Kl 3:21
Të sigurojnë gjërat e nevojshme, duke përfshirë gjërat frymore. 2Ko 12:14; 1Ti 5:8
T’i stërvitin për jetën. Ef 6:4; Pr 22:6, 15; 23:13, 14
Ç. Të krishterët duhet të martohen vetëm me të krishterë
Të martohen vetëm «në Zotërinë». 1Ko 7:39; Lp 7:3, 4; Ne 13:26
D. Poligamia, jobiblike
Në fillim burri kishte vetëm një grua. Zn 2:18, 22-25
Jezui rivendosi normën për të krishterët. Mt 19:3-9
Të krishterët e hershëm nuk ishin poligamë. 1Ko 7:2, 12-16; Ef 5:28-31
27. Mbretëria
A. Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë për njerëzimin?
Do të bëjë që të kryhet vullneti i Perëndisë. Mt 6:9, 10; Ps 45:6; Zb 4:11
Një qeveri me mbret dhe ligje. Is 9:6, 7; 2:3; Ps 72:1, 8
Do të shkatërrojë ligësinë, do të sundojë në mbarë tokën. Dn 2:44; Ps 72:8
Sundim 1000-vjeçar për të ripërtërirë njerëzimin, Parajsën. Zb 21:2-4; 20:6
B. Fillon të veprojë, ndërsa armiqtë e Krishtit janë ende aktivë
Pasi u ringjall, Krishti priti për një kohë të gjatë. Ps 110:1; He 10:12, 13
Merr pushtet, lufton kundër Satanait. Ps 110:2; Zb 12:7-9; Lu 10:18
Në atë kohë vendoset Mbretëria, më pas vijnë mjerime në tokë. Zb 12:10, 12
Problemet që kemi, tregojnë se është koha të përkrahim Mbretërinë. Zb 11:15-18
C. Nuk është ‘në zemër’, nuk zhvillohet përmes përpjekjeve të njerëzve
Mbretëria është në qiell, jo në tokë. 2Ti 4:18; 1Ko 15:50; Ps 11:4
Nuk është ‘në zemër’; Jezui iu drejtua farisenjve. Lu 17:20, 21
Nuk është aspak pjesë e kësaj bote. Gjo 18:36; Lu 4:5-8; Dn 2:44
Do të zëvendësohen qeveritë, normat e botës. Dn 2:44
28. Mëkati
A. Çfarë është mëkati?
Shkelje e ligjeve të Perëndisë, e normave të tij të përsosura. 1Gjo 3:4; 5:17
Njeriu, si krijesë e Perëndisë, i jep llogari atij. Ro 14:12; 2:12-15
Ligji përkufizoi mëkatin, i bëri njerëzit të vetëdijshëm për të. Ga 3:19; Ro 3:20
Të gjithë në mëkat, nuk arrijmë normat e përsosura të Perëndisë. Ro 3:23; Ps 51:5
B. Përse të gjithë kanë vuajtur nga mëkati i Adamit?
Adami ua kaloi papërsosmërinë dhe vdekjen të gjithëve. Ro 5:12, 18
Perëndia qe i mëshirshëm duke e toleruar njerëzimin. Ps 103:8, 10, 14, 17
Flijimi i Jezuit shlyen mëkatet. 1Gjo 2:2
Mëkati dhe të gjitha veprat e tjera të Djallit do të fshihen. 1Gjo 3:8
C. Fruti i ndaluar ishte mosbindje, jo akt seksual
Pema, e ndaluar para se të krijohej Eva. Zn 2:17, 18
Adamit dhe Evës iu tha të kishin fëmijë. Zn 1:28
Fëmijët, jo rezultat i mëkatit, por i bekimit të Perëndisë. Ps 127:3-5
Eva mëkatoi, kur burri nuk ishte i pranishëm; doli para tij. Zn 3:6; 1Ti 2:11-14
Adami, si kreu, u rebelua kundër ligjit të Perëndisë. Ro 5:12, 19
Ç. Çfarë është mëkati kundër frymës së shenjtë (Mt 12:32; Mr 3:28, 29)?
Mëkati i trashëguar nuk është i tillë. Ro 5:8, 12, 18; 1Gjo 5:17
Dikush mund ta hidhërojë frymën, e megjithatë ta marrë veten. Ef 4:30; Jk 5:19, 20
Praktikimi me dashje i mëkatit çon në vdekje. 1Gjo 3:6-9
Perëndia i gjykon njerëz të tillë, u heq frymën e tij. He 6:4-8
Nuk duhet të lutemi për njerëz të tillë të papenduar. 1Gjo 5:16, 17
29. Pagëzimi
A. Një kërkesë e krishterë
Jezui la shembullin. Mt 3:13-15; He 10:7
Simbol i mohimit të vetvetes ose i kushtimit. Mt 16:24; 1Pj 3:21
Vetëm për ata që janë në moshë për të mësuar. Mt 28:19, 20; Ve 2:41
Zhytja në ujë është mënyra e duhur. Ve 8:38, 39; Gjo 3:23
B. Nuk lan mëkatet
Jezui nuk u pagëzua për të larë mëkatet. 1Pj 2:22; 3:18
Gjaku i Jezuit lan mëkatet. 1Gjo 1:7
30. Paracaktimi i fatit
A. Njeriu nuk ka një fat të paracaktuar
Qëllimi i Perëndisë është i sigurt. Is 55:11; Zn 1:28
Individëve u jepet mundësia të zgjedhin t’i shërbejnë Perëndisë. Gjo 3:16; Fi 2:12
31. Përkujtimi, mesha
A. Përkujtimi i Darkës së Zotërisë
Një herë në vit, ditën e Pashkës. Lu 22:1, 17-20; Da 12:14
Përkujton vdekjen flijuese të Krishtit. 1Ko 11:26; Mt 26:28
Marrin emblemat ata me shpresë qiellore. Lu 22:29, 30; 12:32, 37
Si e di një person që ka një shpresë të tillë? Ro 8:15-17
B. Mesha nuk ka një bazë biblike
Falja e mëkateve kërkon të derdhet gjak. He 9:22
Krishti është Ndërmjetësi i vetëm i besëlidhjes së re. 1Ti 2:5, 6; Gjo 14:6
Krishti është në qiell; prifti nuk mund ta zbresë. Ve 3:20, 21
S’ka nevojë të përsëritet flijimi i Krishtit. He 9:24-26; 10:11-14
32. Profetët e rremë
A. Profetët e rremë të parathënë; kishte në ditët e apostujve
Rregulli për të përcaktuar profetët e rremë. Lp 18:20-22; Lu 6:26
Ishin parathënë; njihen nga frytet. Mt 24:23-26; 7:15-23
33. Qielli
A. Vetëm 144.000 veta shkojnë në qiell
Një numër i kufizuar; që të jenë mbretër me Krishtin. Zb 5:9, 10; 20:4
Jezui ishte pararendësi; të tjerët u zgjodhën më pas. Kl 1:18; 1Pj 2:21
Shumë të tjerë do të jetojnë në tokë. Ps 72:8; Zb 21:3, 4
Të 144.000-t kanë një pozitë të veçantë, që askush tjetër nuk e ka. Zb 14:1, 3; 7:4, 9
34. Ringjallja
A. Shpresa për të vdekurit
Të gjithë që janë në varre, do të ngrihen. Gjo 5:28, 29
Ringjallja e Jezuit është garanci. 1Ko 15:20-22; Ve 17:31
Ata që kanë mëkatuar kundër frymës, nuk do të ringjallen. Mt 12:31, 32
Është e sigurt për ata që tregojnë besim. Gjo 11:25
B. Ringjallja për jetën në qiell ose në tokë
Të gjithë vdesin në Adamin; marrin jetën në Jezuin. 1Ko 15:20-22; Ro 5:19
Ata që ringjallen, natyra të ndryshme. 1Ko 15:40, 42, 44
Ata me Jezuin do të jenë si ai. 1Ko 15:49; Fi 3:20, 21
Ata që nuk mbretërojnë, do të jenë në tokë. Zb 20:4b, 5, 13; 21:3, 4
35. Sabati
A. Dita e sabatit, jo e detyrueshme për të krishterët
Ligji i shfuqizuar në bazë të vdekjes së Jezuit. Ef 2:15
Sabati, jo i detyrueshëm për të krishterët. Kl 2:16, 17; Ro 14:5, 10
Të qortuar për mbajtjen e sabatit, etj. Ga 4:9-11; Ro 10:2-4
Në pushimin e Perëndisë hyn me anë të besimit dhe bindjes. He 4:9-11
B. Mbajtja e sabatit i kërkohej vetëm Izraelit të lashtë
Sabati i parë u mbajt pas daljes nga Egjipti. Da 16:26, 27, 29, 30
Shenjë vetëm për Izraelin natyror. Da 31:16, 17; Ps 147:19, 20
Ligji kërkonte edhe vite sabati. Da 23:10, 11; Le 25:3, 4
Sabati, jo i nevojshëm për të krishterët. Ro 14:5, 10; Ga 4:9-11
C. Pushimi i sabatit të Perëndisë (dita e 7-të e «javës» krijuese)
Filloi në fund të krijimit të gjithçkaje në tokë. Zn 2:2, 3; He 4:3-5
Vazhdoi pas ditëve të Jezuit në tokë. He 4:6-8; Ps 95:7-9, 11
Të krishterët pushojnë nga veprat që përqendrohen te vetja. He 4:9, 10
Përfundon kur Mbretëria përmbush veprën për tokën. 1Ko 15:24, 28
36. Shëmbëlltyrat
A. Përdorimi i shëmbëlltyrave, i statujave në adhurim është poshtërim për Perëndinë
Perëndisë nuk mund t’i bëhet asnjë shëmbëlltyrë. 1Gjo 4:12; Is 40:18; 46:5; Ve 17:29
Të krishterët janë paralajmëruar kundër shëmbëlltyrave. 1Ko 10:14; 1Gjo 5:21
Perëndia duhet adhuruar me frymë dhe të vërtetë. Gjo 4:24
B. Adhurimi i shëmbëlltyrave qe shkatërrimtar për kombin e Izraelit
Adhurimi i shëmbëlltyrave ishte i ndaluar për hebrenjtë. Da 20:4, 5
Nuk mund të dëgjojnë ose të flasin; ata që i bëjnë katandisen si ato. Ps 115:4-8
U bënë një lak, sollën shkatërrim. Ps 106:36, 40-42; Jr 22:8, 9
C. Adhurimi «relativ» nuk është i autorizuar
Perëndia nuk lejoi t’i bëhej adhurim «relativ». Is 42:8
Perëndia është i vetmi «Dëgjues i lutjes». Ps 65:1, 2
37. Shërbëtor
A. Të gjithë të krishterët duhet të jenë shërbëtorë
Jezui ishte shërbëtor i Perëndisë. Ro 15:8, 9; Mt 20:28
Të krishterët ndjekin shembullin e tij. 1Pj 2:21; 1Ko 11:1
Duhet të predikojnë, që të kryejnë shërbimin. 2Ti 4:2, 5; 1Ko 9:16
B. Kualifikimet për shërbimin
Fryma e Perëndisë dhe njohuria për Fjalën e tij. 2Ti 2:15; Is 61:1-3
Ndjekja e modelit të Krishtit në predikim. 1Pj 2:21; 2Ti 4:2, 5
Perëndia stërvit me anë të frymës, organizatës. Gjo 14:26; 2Ko 3:1-3
38. Shërimet, gjuhët
A. Shërimi frymor ka dobi të përhershme
Sëmundja frymore është shkatërrimtare. Is 1:4-6; 6:10; Ho 4:6
Shërimi frymor është detyra parësore. Gjo 6:63; Lu 4:18
Heq mëkatet; jep lumturi, jetë. Jk 5:19, 20; Zb 7:14-17
B. Mbretëria e Perëndisë do të sjellë shërime fizike të përhershme
Jezui shëroi sëmundjet, predikoi bekimet e Mbretërisë. Mt 4:23
Mbretëria u premtua si mjeti për shërimin e përhershëm. Mt 6:10; Is 9:7
Edhe vdekja do të zhduket. 1Ko 15:25, 26; Zb 21:4; 20:14
C. Shërimet e sotme nëpërmjet besimit, s’kanë prova të miratimit hyjnor
Dishepujt nuk e shëruan veten me mrekulli. 2Ko 12:7-9; 1Ti 5:23
Dhuratat e mrekullueshme morën fund pas ditëve të apostujve. 1Ko 13:8-11
Shërimet nuk janë provë e sigurt e miratimit të Perëndisë. Mt 7:22, 23; 2Se 2:9-11
Ç. Të folurit në gjuhë të ndryshme, vetëm një masë e përkohshme
Ishte një shenjë, dhurata më të mëdha duheshin kërkuar. 1Ko 14:22; 12:30, 31
Ishte parathënë fundi i dhuratave të mrekullueshme të frymës. 1Ko 13:8-10
Veprat e mrekullueshme, jo provë e sigurt e miratimit hyjnor. Mt 7:22, 23; 24:24
39. Shpërblesa
A. Jeta njerëzore e Jezuit u pagua si «shpërblesë për të gjithë»
Jezui dha jetën e tij si shpërblesë. Mt 20:28
Vlera e gjakut të derdhur siguron faljen për mëkatin. He 9:14, 22
Një flijim i vetëm ishte i mjaftueshëm njëherë e përgjithmonë. Ro 6:10; He 9:26
Dobitë nuk vijnë automatikisht; duhet pranuar shpërblesa. Gjo 3:16
B. Ishte një çmim përkatës
Adami u krijua i përsosur. Lp 32:4; Ek 7:29; Zn 1:31
Humbi përsosmërinë për veten dhe për fëmijët me anë të mëkatit. Ro 5:12, 18
Fëmijët e tij s’mund të bënin gjë; duhej barasvlera e Adamit. Ps 49:7; Lp 19:21
Jeta e përsosur njerëzore e Jezuit ishte një shpërblesë. 1Ti 2:5, 6; 1Pj 1:18, 19
40. Shpëtimi
A. Shpëtimi është nga Perëndia nëpërmjet flijimit shpërblyes të Jezuit
Jeta është dhuratë e Perëndisë me anë të Birit të tij. 1Gjo 4:9, 14; Ro 6:23
Shpëtimi është i mundur vetëm me anë të flijimit të Jezuit. Ve 4:12
Asnjë vepër nuk është e mundur në rastin e «pendimit në prag të vdekjes». Jk 2:14, 26
Duhet punuar fuqimisht për ta arritur. Lu 13:23, 24; 1Ti 4:10
B. Bibla nuk thotë se «kur shpëton një herë, ke shpëtuar përgjithmonë»
Edhe pjesëmarrësit e frymës së shenjtë, mund të bien. He 6:4, 6; 1Ko 9:27
Shumë izraelitë u shkatërruan, edhe pse shpëtuan nga Egjipti. Jd 5
Shpëtimi nuk është i menjëhershëm. Fi 2:12; 3:12-14; Mt 10:22
Kush kthehet pas, bie në një gjendje më të keqe se e para. 2Pj 2:20, 21
C. Bibla nuk thotë se «do të shpëtojnë të gjithë»
Pendimi i pamundur për disa. He 6:4-6
Perëndia nuk kënaqet me vdekjen e të ligjve. Ezk 33:11; 18:32
Por dashuria nuk mund të tolerojë padrejtësinë. He 1:9
Të ligjtë do të shkatërrohen. He 10:26-29; Zb 20:7-15
41. Shpirti
A. Çfarë është shpirti?
Njeriu është një shpirt. Zn 2:7; 1Ko 15:45; Js 11:11; Ve 27:37
Edhe kafshët quhen shpirtra. Nu 31:28; Zb 16:3; Le 24:18
Shpirti ka gjak, ha, mund të vdesë. Jr 2:34; Le 7:18; Ezk 18:4
Njeriu që ka jetë, thuhet se ka shpirt. Mr 8:36; Gjo 10:15
B. Ndryshimi midis shpirtit dhe frymës
Jeta si person ose krijesë është shpirt. Gjo 10:15; Le 17:11
Forca e jetës që vë në veprim shpirtrat, quhet «frymë». Ps 146:4; 104:29
Kur dikush vdes, Perëndia merr prapë kontrollin e forcës së jetës. Ek 12:7
Vetëm Perëndia mund ta vërë në veprim forcën e jetës. Ezk 37:12-14
42. Toka
A. Qëllimi i Perëndisë për tokën
Parajsa u bë në tokë për njerëzit e përsosur. Zn 1:28; 2:8-15
Qëllimi i Perëndisë është i sigurt. Is 55:11; 46:10, 11
Toka do të mbushet me njerëz paqedashës, të përsosur. Ps 72:7; Is 45:18; 9:6, 7
Parajsa do të rivendoset nga Mbretëria. Mt 6:9, 10; Zb 21:3-5
B. Kurrë nuk do të shkatërrohet ose shpopullohet
Toka e mirëfilltë do të jetë përgjithmonë. Ek 1:4; Ps 104:5
Në kohën e Noesë u shkatërrua njerëzimi, jo toka. 2Pj 3:5-7; Zn 7:23
Ky shembull jep shpresë për mbijetesë në kohën tonë. Mt 24:37-39
Të ligjtë shkatërrohen; ‘shumica e madhe’ mbijeton. 2Se 1:6-9; Zb 7:9, 14
43. Triniteti
A. Perëndia, Ati, një Person i vetëm, më i madhi në univers
Perëndia nuk është tre persona. Lp 6:4; Ma 2:10; Mr 10:18; Ro 3:29, 30
Biri i krijuar; Perëndia ishte vetëm më përpara. Zb 3:14; Kl 1:15; Is 44:6
Perëndia, sundimtari i universit gjatë gjithë kohëve. Fi 2:5, 6; Dn 4:35
Perëndia duhet lartësuar mbi të gjithë. Fi 2:10, 11
B. Biri, më i ulët se Ati, para dhe pas ardhjes në tokë
Biri i bindur në qiell, i dërguar nga Ati. Gjo 8:42; 12:49
I bindur në tokë, Ati më i madh. Gjo 14:28; 5:19; He 5:8
I lartësuar në qiell, prapë i nënshtruar. Fi 2:9; 1Ko 15:28; Mt 20:23
Jehovai është kreu dhe Perëndia i Krishtit. 1Ko 11:3; Gjo 20:17; Zb 1:6
C. Në ç’mënyrë janë një Perëndia dhe Krishti?
Gjithmonë në harmoni të plotë. Gjo 8:28, 29; 14:10
Janë një si burri me gruan. Gjo 10:30; Mt 19:4-6
Po kështu, të gjithë besimtarët duhet të jenë një. Gjo 17:20-22; 1Ko 1:10
Gjithmonë një adhurim i Jehovait përmes Krishtit. Gjo 4:23, 24
Ç. Fryma e shenjtë e Perëndisë është forca e tij vepruese
Një forcë, jo një person. Mt 3:16; Gjo 20:22; Ve 2:4, 17, 33
Jo një person në qiell me Perëndinë dhe Krishtin. Ve 7:55, 56; Zb 7:10
Drejtohet nga Perëndia për të plotësuar qëllimet e tij. Ps 104:30; 1Ko 12:4-11
Ata që i shërbejnë Perëndisë e marrin, drejtohen prej saj. 1Ko 2:12, 13; Ga 5:16
44. Vdekja
A. Shkaku i vdekjes
Njeriu pati fillim të përsosur, perspektivën e jetës pa fund. Zn 1:28, 31
Mosbindja solli dënimin me vdekje. Zn 2:16, 17; 3:17, 19
Mëkati dhe vdekja kaluan te të gjithë fëmijët e Adamit. Ro 5:12
B. Gjendja e të vdekurve
Adami u bë një shpirt, atij nuk iu dha një shpirt. Zn 2:7; 1Ko 15:45
Njeriu, shpirti, vdes. Ezk 18:4; Is 53:12.
Të vdekurit janë të pavetëdijshëm, nuk dinë asgjë. Ek 9:5, 10; Ps 146:3, 4
Të vdekurit janë në gjumë, presin ringjalljen. Gjo 11:11-14, 23-26; Ve 7:60
C. Është e pamundur të flasësh me të vdekurit
Të vdekurit nuk jetojnë si frymëra me Perëndinë. Ps 115:17; Is 38:18
Të paralajmëruar për të mos folur me të vdekurit. Is 8:19; Le 19:31
Mediumet, fallxhorët, dënohen. Lp 18:10-12; Ga 5:19-21