BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E enjte, 16 prill

Në vuajtjen time Jehovait i lutesha, . . . e në vesh, thirrja ime për ndihmë i shkoi.—Psal. 18:6.

Mbreti David e njihte Jehovain dhe mbështetej tek Ai. Kur mbreti Saul dhe armiq të tjerë e ndiqnin këmba-këmbës për ta vrarë, Davidi i lutej Jehovait për ndihmë. E pasi Perëndia iu përgjigj lutjeve të tij dhe e shpëtoi, Davidit i dolën nga zemra fjalët: «Jehovai është gjallë!» (Psal. 18:46) Me këto fjalë nuk po pranonte thjesht se Perëndia ekziston. Një vepër referimi thotë se Davidi po shprehte bindjen se Jehovai është «një Perëndi i gjallë që vepron vazhdimisht në dobi të populli të vet». Davidi e dinte nga përvoja se Perëndia i tij ishte gjallë, e kjo i jepte zemër që t’i shërbente pa u dorëzuar e ta lëvdonte. (Psal. 18:28, 29, 49) Siguria se Jehovai është Perëndia i gjallë, na ndihmon t’i shërbejmë me zell. Gjithashtu, marrim forcë t’u bëjmë ballë sprovave dhe ndihemi të motivuar të vazhdojmë t’i shërbejmë Perëndisë pa u kursyer. E jemi më të vendosur ta mbajmë të fortë miqësinë me Jehovain. w24.06 20-21 ¶3-4

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2026

E premte, 17 prill

Askush të mos ju largojë nga rruga e drejtë në ndonjë mënyrë.—2 Sel. 2:3.

Ç’mund të mësojmë nga fjalët që u shkroi apostulli Pavël selanikasve? Kur dëgjojmë diçka që s’është në harmoni me atë që kemi mësuar nga Bibla, ose kur na bie në vesh një histori sensacionale, duhet të përdorim aftësi dalluese. Në ish-Bashkimin Sovjetik, armiqtë tanë u dhanë vëllezërve një letër që thuhej se vinte nga selia botërore. Letra i nxiste disa nga vëllezërit që të krijonin një organizatë më vete, të pavarur. Në pamje të parë letra dukej e besueshme, por vëllezërit besnikë nuk u mashtruan. Përkundrazi, e kuptuan se mesazhi i letrës binte ndesh me gjërat që kishin mësuar. Sot, armiqtë e së vërtetës përdorin ndonjëherë teknologjinë moderne që të na ngatërrojnë e të na përçajnë. Në vend që ‘ta humbim shpejt gjykimin’, mund të mbrohemi duke analizuar me kujdes nëse ato që dëgjojmë a lexojmë, janë në përputhje me të vërtetat që kemi mësuar.—2 Sel. 2:2; 1 Gjon. 4:1. w24.07 12 ¶14-15

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2026

E shtunë, 18 prill

Nëse ndonjëri kryen mëkat, ne kemi një ndihmës.—1 Gjon. 2:1.

Vendimi më i rëndësishëm që mund të marrë dikush, është t’i kushtojë jetën Jehovait dhe të bëhet pjesë e familjes së tij. Jehovai dëshiron që çdo njeri ta bëjë këtë zgjedhje. Pse? Sepse dëshiron që të kenë një miqësi të ngushtë me të e të jetojnë përgjithmonë. (Ligj. 30:19, 20; Gal. 6:7, 8) Megjithatë, Jehovai nuk detyron askënd t’i shërbejë. I ka dhënë liri çdo njeriu të vendosë vetë. Po sikur një Dëshmitar i pagëzuar të shkelë ligjet e Perëndisë, pra të bëjë një mëkat të rëndë? Nëse nuk pendohet, ai do të hiqet nga kongregacioni. (1 Kor. 5:13) Prapëseprapë, Jehovai nuk i humb shpresat. Ai mezi pret që mëkatari të ndryshojë rrugë e të kthehet tek ai. Në fakt, një nga arsyet kryesore pse siguroi shpërblesën, është që të falë ata që pendohen për mëkatet e tyre. Perëndia ynë i dashur u bën thirrje me përzemërsi mëkatarëve që të pendohen.—Zak. 1:3; Rom. 2:4; Jak. 4:8. w24.08 14 ¶1-2

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2026
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo