BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E premte, 16 tetor

Zemra jote mos u ktheftë në udhët e asaj gruaje! Mos kalofsh në shtigjet e saj!—Prov. 7:25.

Tregimi i Solomonit ilustron atë që mund t’i ndodhë çdo adhuruesi të Jehovait. Ai mund të bëjë një mëkat të rëndë dhe më vonë mund t’i duket se gjithçka ngjau «befas». Ose mund të thotë: «Thjesht ndodhi.» Mirëpo, nëse mendon pak për atë që ndodhi, ka shumë gjasa ta kuptojë se para atij mëkati serioz kishte marrë disa vendime të pamenda. Këto mund të përfshinin shoqëritë e këqija, zbavitjet e dëmshme ose frekuentimin e vendeve të dyshimta—qoftë fizikisht, qoftë online. Veç kësaj, ndoshta nuk lutej më, nuk lexonte më Biblën, nuk ndiqte më mbledhjet ose nuk dilte më në shërbim. Pra, ka të ngjarë që, ashtu si djali i Proverbave, nuk e kreu aq «befas» atë mëkat. Cili është mësimi për ne? Duhet të bëjmë kujdes që jo vetëm të mos mëkatojmë, por edhe të mos hedhim hapa që çojnë drejt mëkatit. Solomoni theksoi tamam këtë pikë në fund të këtij tregimi.—Mat. 5:29, 30. w24.07 16 ¶10-11

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2026

E shtunë, 17 tetor

Ne e kemi këtë thesar në enë balte.—2 Kor. 4:7.

Çfarë është ky thesar? Është vepra jetëshpëtuese e predikimit për Mbretërinë. (2 Kor. 4:1) Çfarë janë enët prej balte? Ato paraqesin shërbëtorët e Perëndisë që ua çojnë lajmin e mirë të tjerëve. Në kohën e Pavlit, tregtarët përdornin enë argjile për të transportuar mallra me vlerë, si ushqime, verë dhe pará. Po njësoj, Jehovai na ka besuar një mesazh të çmuar, lajmin e mirë. Falë mbështetjes së tij, mund të kemi forcën e nevojshme që ta përhapim me besnikëri këtë lajm. Hera-herës mund të luftojmë me frikën nga njeriu ose me frikën se mos nuk duan të na dëgjojnë. Si ta përballojmë këtë sfidë? Të mendojmë për lutjen e apostujve kur i urdhëruan të mos predikonin më. Ata nuk lejuan t’i paralizonte frika, por iu lutën Jehovait që t’i ndihmonte të vazhdonin të flisnin me guxim. E Jehovai iu përgjigj në çast lutjes së tyre. (Vep. 4:18, 29, 31) Nëse ndonjëherë frika nga njeriu të step të predikosh, lutju Jehovait që t’i duash më shumë njerëzit, sepse kjo dashuri mund të triumfojë mbi frikën nga njeriu. w24.04 16 ¶8-9

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2026

E diel, 18 tetor

Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt!—Mat. 6:9.

Dashuria për Jehovain na shtyn të shenjtërojmë emrin e tij. Dëshirojmë të bëjmë pjesën tonë për ta pastruar emrin e Jehovait nga akuzat dhe shpifjet e liga me të cilat e ka përlyer Satanai. (Zan. 3:1-5; Jobi 2:4; Gjoni 8:44) Duam me gjithë shpirt ta mbrojmë emrin e Jehovait në shërbim, duke u treguar tërë atyre që duan të dëgjojnë se çfarë Perëndie është. Duam që çdo njeri ta dijë se cilësia e tij më e rëndësishme është dashuria, se mënyra si qeveris është e drejtë dhe se, së shpejti, Mbretëria e tij do t’u japë fund vuajtjeve e do t’i sjellë paqe e lumturi familjes njerëzore. (Psal. 37:10, 11, 29; 1 Gjon. 4:8) Kur mbrojmë reputacionin e Jehovait në shërbim, shenjtërojmë emrin e tij. Gjithashtu ndihemi të lumtur sepse po jetojmë në lartësinë e emrit që mbajmë, Dëshmitarë të Jehovait. w24.05 18 ¶12

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2026
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo