Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 27 tetor 2014.
Pse u ankuan izraelitët kundër Perëndisë dhe Moisiut siç tregohet te Numrat 21:5, dhe ç’paralajmërim për ne sot gjejmë në këtë ngjarje? [1 shtat., w99 15/8 f. 26, 27]
Pse zemërimi i Jehovait u ndez kundër Balaamit? (Num. 22:20-22) [8 shtat., w04 1/8 f. 27 p. 2]
Çfarë na tregon Numrat 25:11 për qëndrimin e Finehasit dhe si mund ta imitojmë? [8 shtat., w04 1/8 f. 27 p. 4]
Në cilat mënyra Moisiu la një shembull të shkëlqyer përulësie për ne sot? (Num. 27:5, 15-18) [15 shtat., w13 1/2 f. 5]
Si dhanë prova të fuqishme Josiu dhe Kalebi se njerëzit e papërsosur mund të ecin me sukses në udhët e Perëndisë pavarësisht nga kundërshtimi? (Num. 32:12) [22 shtat., w94 15/3 f. 14 p. 13]
Si mund të ndikojë bindja e bijave të Zelofehadit në pikëpamjen e të krishterëve beqarë për martesën? (Num. 36:10-12) [29 shtat., w08 15/2 f. 4 p. 10]
Ç’pasoja patën izraelitët për shkak të qëndrimit ankues dhe të folurit negativ dhe çfarë mësojmë nga kjo ngjarje? (Ligj. 1:26-28, 34, 35) [6 tet., w13 15/8 f. 11 p. 7]
Cilën përgjegjësi të dyfishtë duhej të përmbushnin izraelitët që të kishin bekimin e Jehovait dhe begati në Tokën e Premtuar? (Ligj. 4:9) [13 tet., w06 1/6 f. 29 p. 15]
Si ndodhi që izraelitëve nuk iu konsumuan rrobat dhe nuk iu ënjtën këmbët gjatë udhëtimit nëpër shkretëtirë? (Ligj. 8:3, 4) [20 tet., w04 15/9 f. 26 p. 1]
Si mund ta zbatojmë nxitjen që iu dha izraelitëve ‘për të qëndruar të lidhur’ me Jehovain? (Ligj. 13:4, 6-9) [27 tet., w02 15/10 f. 16 p. 14]