Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 28 prill 2014.
Çfarë e ndihmoi Jozefin të mos kryente imoralitet me gruan e Potifarit? (Zan. 39:7-12) [3 mars, w13 15/2 f. 4 p. 6; w07 15/10 f. 23 p. 16]
Pse Jozefi është një shembull i mirë për ata që hasin padrejtësi dhe vështirësi? (Zan. 41:14, 39, 40) [10 mars, w04 15/1 f. 29 p. 6; w04 1/6 f. 20 p. 4]
Ç’baza kishte Jozefi për t’u treguar mëshirë vëllezërve të tij? [17 mars, w99 1/1 f. 30 p. 6-7]
Si e përmbushi fisi i Beniaminit me kalimin e kohës profecinë te Zanafilla 49:27? [24 mars, w12 1/1 f. 29, kutia]
Çfarë mësojmë për Jehovain nga Dalja 3:7-10? [31 mars, w09 1/3 f. 15 p. 3-6]
Si tregoi Jehovai se ishte në lartësinë e njërit prej aspekteve të domethënies së emrit të tij në ditët e Moisiut? (Dal. 3:14, 15) [31 mars, w13 15/3 f. 25 p. 5-6]
Sipas Daljes 7:1, si u bë Moisiu «Perëndi për faraonin»? [7 prill, w04 15/3 f. 25 p. 7]
Ndonëse panë me sytë e tyre fuqinë shpëtuese të Jehovait kur i çliroi nga Egjipti, çfarë qëndrimi shfaqën më vonë izraelitët dhe ç’mësim nxjerrim ne sot? (Dal. 14:30, 31) [14 prill, w12 15/3 f. 26-27 p. 8-10]
Pse shprehja «ju mbajta mbi krahë si shqiponjat» me të drejtë tregon mënyrën e dashur si veproi Jehovai me kombin e ri të Izraelit? (Dal. 19:4) [28 prill, w96 15/6 f. 10 p. 5–f. 11 p. 2]
Në ç’mënyrë Jehovai sjell mbi brezat e ardhshëm ‘ndëshkimin për fajin e etërve’ të tyre? (Dal. 20:5) [28 prill, w04 15/3 f. 27 p. 1]