Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 24 qershor 2013. Është përfshirë edhe java kur është programuar të trajtohet secila prej pikave që të mund të bëni kërkime çdo javë gjatë përgatitjes për në shkollë.
1. Ç’donte të thoshte Jezui me fjalët: «Ashtu si Moisiu ngriti gjarprin në shkretëtirë, po kështu do të ngrihet edhe Biri i njeriut» që përmenden te Gjoni 3:14, 15? [6 maj, gt kap. 17 par 5; it-1-E f. 505]
2. Kur marrin ithtarët e Krishtit jetë në veten e tyre ose plotësi jete? (Gjoni 6:53) [13 maj, w03 15/9 f. 31 par. 3]
3. Ilustroni si ia zbuloi Jezui Atin e tij njerëzve të papërsosur. (Gjoni 8:28) [20 maj, w11 1/4 f. 7 par. 3]
4. Çfarë mësojmë nga Jezui që «nuk i mbajti dot lotët» kur vdiq miku i tij Lazari? (Gjoni 11:35) [20 maj, w08 1/5 f. 24 par. 3-5]
5. Ç’mësim të fuqishëm na dha Jezui duke u larë këmbët dishepujve? (Gjoni 13:4, 5) [27 maj, w99 1/3 f. 31 par. 1]
6. Në ç’mënyrë fryma e Perëndisë mund të jetë si një udhërrëfyese e sigurt për ne? (Gjoni 14:26) [27 maj, w11 15/12 f. 14-15 par. 9]
7. Kujt i referohet fjala «këta» te Gjoni 21:15, dhe ç’mësim nxjerrim? [3 qersh., w08 15/4 f. 32 par. 11]
8. Sipas Veprave 2:44-47 dhe Veprave 4:34, 35, cilën frymë bëjmë mirë të imitojmë ne si të krishterë? [10 qersh., w08 15/5 f. 30 par. 5]
9. A po i lutej Jezuit Stefani në tregimin e Veprave 7:59? [17 qersh., w08 15/5 f. 31 par. 2]
10. Si ta imitojmë shembullin e mirë të Barnabës dhe ç’dobi do të kemi nëse bëjmë kështu? (Vep. 9:26, 27) [24 qersh., bt f. 65 par. 19]