Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 30 gusht 2010. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 20 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 5 korrik deri më 30 gusht 2010.
1. Cilat janë tri gjëra që mësojmë nga lutja e kushtimit të tempullit që bëri Solomoni? (1 Mbret. 8:22-53) [si f. 68 par. 23]
2. Pse mund të thuhet që, pavarësisht nga gabimet e shumta, Davidi eci para Jehovait «me një zemër me integritet»? (1 Mbret. 9:4) [w97 1/5 f. 5 par. 1-2]
3. Pse mbretëresha e Shebës tha për Solomonin: «Lum shërbëtorët e tu që qëndrojnë vazhdimisht para teje dhe dëgjojnë mençurinë tënde!» (1 Mbret. 10:4-8) [w99 1/11 f. 20 par. 5-7]
4. Ç’përfundim mund të nxjerrim nga fakti që Jehovai urdhëroi që Abijahut t’i bëhej një varrim siç duhej? (1 Mbret. 14:13) [cl f. 244 par. 11]
5. Çfarë kishte të veçantë periudha kur Elija shkoi për herë të parë tek Akabi? (1 Mbret. 17:1) [w08 1/4 f. 19, kutia]
6. Ç’donte të thoshte Elija me shprehjen «lëkundeni mes dy mendimeve»? (1 Mbret. 18:21) [w08 1/1 f. 19 par. 2-3]
7. Siç tregohet nga rasti i Elijas, për ç’qëllim e përdor Jehovai fuqinë në lidhje me shërbëtorët e tij? (1 Mbret. 19:1-12) [cl f. 42-43 par. 15-16]
8. Pse Naboti nuk pranoi t’i shiste Akabit vreshtin dhe ç’mësim mund të nxjerrim nga kjo ngjarje? (1 Mbret. 21:3) [w97 1/8 f. 13 par. 18-20]
9. Në ç’mënyrë gruaja nga Shunemi ‘prishi rehatinë’ për Eliseun? (2 Mbret. 4:13) [w97 1/10 f. 30 par. 6-8]
10. Pse Eliseu nuk e pranoi dhuratën e Naamanit? (2 Mbret. 5:15, 16) [w05 1/8 f. 9 par. 2]