BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp19 nr. 3 f. 3
  • Realiteti i trishtë i vdekjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Realiteti i trishtë i vdekjes
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
  • Material i ngjashëm
  • Një videokasetë që ia vlen ta shqyrtosh seriozisht
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Si ndikojnë videokasetat që japin dëshmi?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • «Uau, ç’metodë e goditur!»
    Zgjohuni!—2016
  • Një video e re për të filluar studime biblike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
wp19 nr. 3 f. 3
Foto të një gruaje kur ishte fëmijë, kur merrte mësime pianoje, me një buqetë lulesh në duar, ditën e dasmës, me burrin dhe djalin, me burrin në moshë të shkuar, duke i rënë pianos dhe tani vetëm

Realiteti i trishtë i vdekjes

MENDO sikur po sheh një film për një njeri të famshëm, mbase për një muzikante me emër, të cilën e admiron. Filmi nis me fëmijërinë e saj, me leksionet e muzikës dhe me orët e panumërta të praktikës. Pastaj vazhdon me koncertet, udhëtimet nëpër botë dhe me famën ndërkombëtare. Pa kaluar shumë, vijnë vitet e pleqërisë, dhe aty nga fundi i filmit, ajo vdes.

Ky film nuk është trillim, por tregon copëza jete të dikujt që nuk është më. Kushdo qoftë personazhi, muzikant, shkencëtar, atlet ose i famshëm në ndonjë fushë tjetër, historia do të ishte pak a shumë njësoj. Mbase ka bërë shumë të mira në jetë, por mendo sa më tepër do të bënte po të mos ekzistonte realiteti i hidhur i plakjes dhe i vdekjes.

Mjerisht, të gjithëve na pret i njëjti fund. (Eklisiastiu 9:5) Sado të përpiqemi, nuk i shpëtojmë dot plakjes dhe vdekjes. Përveç kësaj, jeta mund të pritet në mes nga ndonjë aksident i papritur ose sëmundje mizore. Siç e përshkruan Bibla, ne jemi si një mjegull mëngjesi që «shfaqet për pak kohë, e pastaj zhduket».—Jakovi 4:14.

Për disa njerëz, jeta është kaq e pasigurt dhe e pakuptimtë, sa motoja që i drejton, është «le të hamë e të pimë, se nesër do të vdesim». (1 Korintasve 15:32) Megjithatë, a nuk je dakord se ata që jetojnë në këtë mënyrë, në thelb po pranojnë realitetin e trishtë të vdekjes? Herët a vonë—sidomos kur kalon ndonjë peripeci—mund të të lindë pyetja: «Kaq është jeta?» Ku mund ta gjesh përgjigjen e kësaj pyetjeje?

Mjaft njerëz i mbajnë sytë te shkenca. Arritjet në shkencë dhe në mjekësi e kanë shtuar jetëgjatësinë. Madje, disa shkencëtarë po punojnë që ta zgjatin edhe më shumë jetën. Pavarësisht nëse do të kenë sukses, mbeten pyetjet: pse plakemi dhe vdesim? A do të mposhtet ndonjëherë vdekja armike? Artikujt vijues do të shqyrtojnë këto tema, si edhe do t’i përgjigjen pyetjes: kaq është jeta?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo