BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp16 nr. 4 f. 3
  • Një histori me rëndësi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një histori me rëndësi
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Material i ngjashëm
  • Si erdhi Bibla te ne?
    Zgjohuni!—2007
  • Beteja e Biblës për të mbijetuar
    Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve?
  • A3 Bibla—Si erdhi deri te ne
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Perëndia na njeh me qëllimet e tij
    A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
wp16 nr. 4 f. 3

TEMA KRYESORE | BIBLA​—HISTORIA E SAJ E MBIJETESËS

Një histori me rëndësi

Një burrë me Bibël në dorë që duket mosbesues

Bibla spikat ndër librat fetarë. Asnjë libër tjetër nuk ka ndikuar në bindjet e kaq shumë njerëzve për një kohë kaq të gjatë. Por njëkohësisht, asnjë libër tjetër nuk është analizuar e kritikuar kaq shumë.

Për shembull, disa studiues dyshojnë se Biblat e sotme janë kopje të besueshme të shkrimeve origjinale. Një profesor i studimeve fetare thotë: «Thjesht nuk mund të jemi të sigurt që kemi rindërtuar me saktësi tekstin origjinal. Kemi vetëm kopje plot gabime, pjesa më e madhe e të cilave janë shkruar shekuj pas dorëshkrimeve origjinale dhe, me sa duket, ndryshojnë prej tyre në shumë aspekte.»

Të tjerë vënë në pikëpyetje autenticitetin e Biblës për shkak të prejardhjes fetare. Për shembull, familja e Faizalit, që nuk i përkiste një feje të krishterë, i kishte mësuar atij se Bibla është libër i shenjtë, por e kanë ndryshuar. Ai thotë: «Nga kjo isha disi dyshues kur njerëzit përpiqeshin të më flitnin për Biblën. Në fund të fundit, nuk kishin në dorë Biblën origjinale, por atë të ndryshuar.»

A ka rëndësi nëse Bibla është ndryshuar? Mendo pak: a mund t’u besosh premtimeve ngushëlluese të Biblës për të ardhmen nëse nuk je i sigurt se ishin në tekstin origjinal? (Romakëve 15:4) A do t’i përdorje parimet biblike për të marrë vendime të rëndësishme për punën, familjen ose adhurimin, nëse Biblat e sotme do të ishin veçse kopje me gabime të dokumentuara nga njerëzit?

Edhe pse librat origjinalë të Biblës janë zhdukur, prapëseprapë mund t’u referohemi kopjeve të lashta, madje edhe mijëra dorëshkrimeve të saj. Si i kanë mbijetuar këto dorëshkrime shpërbërjes, kundërshtimit dhe përpjekjeve për t’ua ndryshuar tekstin? Si të ndihmon kjo të besosh se Bibla që ke sot është autentike? Lexo përgjigjet e këtyre pyetjeve në artikujt vijues.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo