BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/4 f. 15
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Oficer ushtrie
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Një centurion tregon besim të madh
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Si më sheh Jehovai?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Juli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/4 f. 15

A E DINI?

Ç’rol luante centurioni në ushtrinë romake?

Statujë e një centurioni romak

Pllakë guri e centurionit Marcus Favonius Facilis

Shkrimet e Krishtere Greke përmendin disa centurionë romakë. Për shembull, centurionin që mbikëqyri ekzekutimin e Jezuit dhe Kornelin, të parin nga jojudenjtë që u bë i krishterë. Gjithashtu flasin për centurionin që ishte i pranishëm kur rrahën Pavlin me kamxhik dhe për Julin, centurionin që shoqëroi Pavlin për në Romë.​—Marku 15:39; Veprat 10:1; 22:25; 27:1.

Një centurion zakonisht komandonte një njësi ushtarake me 50 deri në 100 këmbësorë. Ai kryente disa detyra, si: stërviste e disiplinonte burrat nën komandë, kujdesej për rrobat dhe pajisjet e tyre, si edhe i poziciononte në formacionet e luftimit.

Rangu i centurionit ishte më i larti që mund të arrinte një ushtar i thjeshtë. Ky post u jepej ushtarëve më të zotë, nga të cilët pritej të ishin udhëheqës të aftë. Nga ata vareshin disiplina dhe suksesi i ushtrisë romake. Sipas një burimi, centurionët «shpesh ishin burrat më me përvojë dhe më të informuar në ushtri».

Ku ndryshojnë pasqyrat e kohëve biblike nga ato të sotmet?

Pasqyrë e lashtë egjiptiane

Pasqyrë e lashtë egjiptiane

Ndryshe nga pasqyrat prej xhami sot, pasqyrat e kohëve biblike zakonisht ishin prej metali tejet të lëmuar, shpesh prej bronzi, por ndoshta edhe prej bakri, argjendi, ari ose përzierjeje ar-argjendi. Pasqyrat përmenden për herë të parë në Bibël kur flitet për ndërtimin e tabernakullit, qendrës së parë të adhurimit për izraelitët. Gratë dhanë si kontribute pasqyra që të bëhej një legen i shenjtë prej bakri dhe mbajtësja e tij. (Dalja 38:8) Me sa duket pasqyrat duhej të shkriheshin që të përdoreshin për këtë qëllim.

Bashkë me pasqyrat e zbuluara nga gërmimet arkeologjike brenda dhe përreth Izraelit, kishte edhe bizhuteri e sende të tjera për zbukurimin e grave. Normalisht ato pasqyra kishin formë sferike, me doreza të zbukuruara prej druri, metali ose fildishi, shpesh në formën e trupit të gruas. Ana e pasme e pasqyrës në përgjithësi nuk zbukurohej.

Reflektimi i pasqyrave të lashta ishte i kufizuar po të krahasohet me reflektimin e pasqyrave të sotme prej xhami. Siç duket kjo shpjegon atë që përmendi apostulli Pavël: «Tani për tani, ne shohim me konture të mjegullta me anë të një pasqyre të metaltë.»​—1 Korintasve 13:12.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo