BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w14 1/8 f. 5
  • Zoti të kupton

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Zoti të kupton
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Material i ngjashëm
  • A të njeh me të vërtetë Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • A të kupton Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
  • Jemi krijuar në mënyrë të mrekullueshme
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
  • «O Jehova, ti . . . më njeh»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
w14 1/8 f. 5

TEMA KRYESORE | A INTERESOHET ZOTI PËR TY?

Zoti të kupton

«O Jehova, ti më ke hetuar fund e krye dhe më njeh.»​—PSALMI 139:1.

Një segment i ADN-së dhe një embrion

«Sytë e tu panë embrionin tim.»​—PSALMI 139:16

PSE DYSHOJNË DISA? Shumë veta mendojnë se Zoti i sheh njerëzit vetëm si mëkatarë—si të papastër dhe të padenjë për vëmendjen e tij. Kendra, e cila vuante nga depresioni, ndihej shumë në faj ngaqë nuk mund t’u përmbahej në mënyrë të përsosur kërkesave të Perëndisë. Ajo tha se, si pasojë, nuk u lut më.

ÇFARË MËSON FJALA E PERËNDISË? Jehovai sheh përtej papërsosmërive të tua dhe e kupton kush je në të vërtetë. Bibla thotë: «Ai e di mirë se si jemi formuar, dhe nuk harron që jemi pluhur.» Për më tepër, ai nuk vepron me ne «sipas mëkateve tona», por tregohet i mëshirshëm duke na falur kur pendohemi.—Psalmi 103:10, 14.

Shqyrto rastin e Davidit, mbretit izraelit që përmendëm në artikullin e parë të kësaj serie. Davidi i tha në lutje Perëndisë: «Sytë e tu panë embrionin tim, dhe në librin tënd ishin shkruar tërë pjesët e tij. . . . Më heto fund e krye, o Perëndi, dhe njihe zemrën time.» (Psalmi 139:16, 23) Po, Davidi ishte i bindur se, megjithëse mëkatoi—ndonjëherë edhe rëndë—Jehovai mundi ta dallonte pendimin në zemrën e tij.

Jehovai të kupton më mirë se çdo njeri. Bibla thotë: «Njeriu sheh atë që sheh syri, kurse Jehovai sheh zemrën.» (1 Samuelit 16:7) Perëndia i di arsyet pse ti vepron në një mënyrë të caktuar—trashëgimia gjenetike, mënyra si je rritur, mjedisi dhe personaliteti yt, të gjitha këto i japin formë personit që je. Ai e sheh dhe e çmon personin që përpiqesh të jesh, megjithëse bën gabime.

Por, si e përdor Perëndia aftësinë e tij të madhe për të kuptuar atë që je në të vërtetë, në mënyrë që të të ngushëllojë?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo