BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w14 1/5 f. 3
  • Kush mund ta parashikojë të ardhmen?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush mund ta parashikojë të ardhmen?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Material i ngjashëm
  • Kush mund ta parashikojë të ardhmen?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Sa të besueshme janë profecitë biblike?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • A është afër fundi i botës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Tejet të interesuar për fundin e botës
    Zgjohuni!—2012
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
w14 1/5 f. 3
Një nënë me dy fëmijët e saj ecin drejt një destinacioni të panjohur

TEMA KRYESORE | KUSH MUND TA PARASHIKOJË TË ARDHMEN?

Disa suksese, shumë dështime

A dëshiron ta dish të ardhmen tënde? Shumë veta do të donin. Një numër i madh njerëzish parashikojnë ngjarje të ardhshme me përfundime të ndryshme. Shqyrto ç’thuhet më poshtë:

  • SHKENCËTARËT përdorin mjete të sofistikuara dhe shuma të stërmëdha parash për të parashikuar një larmi gjërash, si për shembull, si do të ndikojë ndotja te toka dhe a do të bjerë shi nesër në zonën ku banon.

  • ANALISTËT EKSPERTË parashikojnë zhvillimet në biznes dhe politikë. Uoren Bufeti, një nga më të pasurit në botë, është quajtur edhe orakull, për shkak të investimeve të suksesshme në fushën e biznesit. Nejt Silveri, një analist tjetër, duke interpretuar statistika, ka bërë parashikime për gjithçka, që nga politika e SHBA-së e deri te çmimet e filmave të Hollivudit.

  • BURIMET E HERSHME janë interpretuar si profeci. Sipas disave, shkrimet e mjegullta të shekullit të 16-të që shkroi Nostradamusi (Mishel dë Notrëdam), gjejnë përmbushje në kohën e sotme. Disa e kanë interpretuar ciklin e kalendarit maja që përfundoi më 21 dhjetor 2012 si shenjë paralajmëruese për ngjarje katastrofike.

  • KRERËT FETARË ndonjëherë parashikojnë ngjarje tragjike botërore që të paralajmërojnë njerëzit dhe të tërheqin pas vetes besimtarë. Harold Kampingu, profeti që parathoshte fundin, shpalli gjerësisht me dishepujt e tij se toka do të shkatërrohej në vitin 2011. Por, siç e shohim, tokës nuk i ka ndodhur gjë.

  • PARASHIKUESIT thonë se kanë aftësi të veçanta për të parathënë të ardhmen. Edgar Kajsi dhe Xhina Diksoni kanë bërë disa parashikime të sakta për shekullin e 20-të. Por ama, kanë bërë edhe shumë parashikime të pasakta. Për shembull, Diksoni paratha se në vitin 1958 do të shpërthente Lufta III Botërore dhe Kajsi parashikoi se Nju-Jorku do të fundosej në oqean në mes të viteve 70.

A ka vërtet ndonjë mënyrë të besueshme për të parashikuar të ardhmen? Kjo është pyetje me vend. Nëse do të ishe në gjendje ta parashikoje të ardhmen, jeta jote do të ndryshonte komplet rrjedhë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo