BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/6 f. 5
  • Histori, jo mit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Histori, jo mit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Material i ngjashëm
  • Evil-Merodaku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jehojakini
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Nabukodonosori, Nabukodrezari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Koniahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/6 f. 5

Histori, jo mit

«I gjurmova me saktësi të gjitha gjërat që nga fillimi.»​—LUKA 1:3.

PSE ËSHTË NDRYSHE BIBLA? Legjendat dhe mitet, të mbushura plot fantazi, tregojnë histori që nuk përmendin specifikisht vende, data e emra personazhesh historike. Krejt ndryshe, Bibla përmban hollësi historike të panumërta që e sigurojnë lexuesin se «thëniet e saj janë tejet të vërteta».​—Psalmi 119:160, Psalmet për kohën tonë (anglisht) nga Roland Keneth Harisoni.

NJË SHEMBULL: Bibla tregon se «Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë . . . e çoi Jehojakinin [mbretin e Judës] në mërgim në Babiloni». Më vonë, «Evil-Merodaku, mbreti i Babilonisë, vitin që u bë mbret, e liroi nga burgu Jehojakinin, mbretin e Judës». Veç kësaj, «mbreti i dha përditë [Jehojakinit] një racion ushqimi, gjatë gjithë ditëve të jetës së tij».​—2 Mbretërve 24:11, 15; 25:27-30.

ÇFARË KANË ZBULUAR ARKEOLOGËT? Mes rrënojave të Babilonisë së lashtë, arkeologët kanë zbuluar dokumente administrative të datuara që nga mbretërimi i Nabukodonosorit II. Ato përmbajnë lista me racionet e ushqimit që u jepeshin të burgosurve dhe të tjerëve në varësinë e familjes mbretërore. Listat përfshijnë «Jaukinin [Jehojakinin]», i cili ishte «mbreti i vendit të Jahudit (Judës)», si dhe familjen e tij. Po Evil-Merodaku, pasuesi i Nabukodonosorit, a ka ekzistuar vërtet? Në mbishkrimin e një vazoje të gjetur pranë qytetit të Suzës thuhet: «Pallati i Amil-Mardukut [Evil-Merodakut], mbret i Babilonisë, bir i Nabukodonosorit, mbret i Babilonisë.»

SI MENDON? A ka ndonjë tekst tjetër fetar e të lashtë që të jetë kaq specifik dhe i saktë nga ana historike? Apo Bibla është unike?

[Diçitura në faqen 5]

«Të dhënat kronologjike dhe gjeografike [të Biblës] janë më të sakta e më të besueshme, sesa ato të çdo dokumenti tjetër të lashtë.»​—LIBRI HETIM SHKENCOR I DHIATËS SË VJETËR (ANGLISHT) NGA ROBERT UILLSONI

[Figura në faqen 5]

Dokument babilonas ku përmendet Mbreti Jehojakin i Judës

[Burimi i figurës në faqen 5]

© bpk, Berlin/​Vorderasiatisches Museum, SMB/​Olaf M. Tessmer/​Art Resource, NY

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo