BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/3 f. 5
  • «Nuk janë pjesë e botës»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Nuk janë pjesë e botës»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Material i ngjashëm
  • Të krishterët dhe shoqëria njerëzore sot
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Dëshmitarët e Jehovait dhe Holokausti—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Pse ndodhi Holokausti? Pse nuk e ndaloi Perëndia?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • «Ata nuk janë pjesë e botës»
    Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/3 f. 5

«Nuk janë pjesë e botës»

«Bota i ka urryer, sepse nuk janë pjesë e botës, ashtu si unë nuk jam pjesë e botës.»​—GJONI 17:14.

Domethënia: Ngaqë nuk ishte pjesë e botës, Jezui mbajti qëndrim asnjanës në konfliktet shoqërore dhe politike të asaj kohe. Ai shpjegoi: «Po të ishte mbretëria ime pjesë e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që unë të mos u dorëzohesha judenjve. Por ja që mbretëria ime nuk është nga kjo botë.» (Gjoni 18:36) Gjithashtu i nxiti dishepujt të hiqnin dorë nga qëndrimet, të folurit dhe nga sjellja që Fjala e Perëndisë i dënon.​—Mateu 20:25-27.

A e kishin të krishterët e hershëm këtë karakteristikë? Sipas një shkrimtari për çështjet e fesë, Xhonatan Dajmëndit, të krishterët e hershëm «nuk pranonin të shkonin në [luftë], cilatdo qofshin pasojat: sharjet, burgimi ose vdekja». Zgjodhën të vuanin në vend që të bënin kompromis me qëndrimin asnjanës. Ata ishin të ndryshëm edhe për sa u përket normave morale. Të krishterëve u ishte thënë: «Meqë nuk vazhdoni të vraponi me ta në këtë udhë, drejt të njëjtit batak shfrenimi, atyre u vjen çudi dhe vazhdojnë t’ju shajnë.» (1 Pjetrit 4:4) Historiani Uill Duranti shkroi për të krishterët se, «me përkushtimin dhe virtytin e tyre, e vinin në siklet botën pagane të marrosur pas kënaqësive».

Cilët e ndjekin modelin e tyre sot? Për asnjanësinë e krishterë, një enciklopedi katolike (New Catholic Encyclopedia) thotë: «Të kundërshtosh për shkak të ndërgjegjes është moralisht e pajustifikueshme.» Nga ana tjetër, një artikull i gazetës Reformierte Presse përmend një raport nga të Drejtat Afrikane, organizatë për të drejtat e njeriut. Sipas këtij raporti, në gjenocidin e vitit 1994 në Ruandë, morën pjesë të gjitha kishat, «me përjashtim të Dëshmitarëve të Jehovait».

Duke diskutuar për holokaustin nazist, një mësues i një shkolle të mesme tha me trishtim se «asnjë grup a organizatë me qytetarë të zakonshëm nuk e ngriti zërin ndaj morive të gënjeshtrave, mizorive dhe kasaphanave që erdhën si pasojë». Pasi u konsultua me Muzeun Përkujtimor të Holokaustit në SHBA, ai shkroi: «Tani e mora përgjigjen.» Ai mësoi se Dëshmitarët e Jehovait qëndruan të patundur në bindjet e tyre, edhe pse u trajtuan egërsisht.

Ç’të themi për moralin e të krishterëve? «Sot shumica e të rinjve katolikë nuk janë dakord me mësimet e kishës për çështje si bashkëjetesa [dhe] seksi para martesës»,—thotë revista U.S. Catholic. Ajo citon një dhjak kishtar i cili tha: «Shoh se një përqindje mjaft e madhe​—ma merr mendja mbi 50 për qind—​tashmë kanë jetuar bashkë para se të martohen.» Një enciklopedi vëren se Dëshmitarët e Jehovait «ngulmojnë për kod të lartë moral në lidhje me sjelljen».​—The New Encyclopædia Britannica.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo