BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/1 f. 3-4
  • Kush ishte Abrahami?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush ishte Abrahami?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Prejardhja
  • Jeta
  • Trashëgimia
  • Jehovai e quajti ‘miku im’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Perëndia sprovon besimin e Abrahamit
    Libri im i tregimeve biblike
  • Abrahami dhe Sara: Mund ta imitosh besimin e tyre!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Abrahami dhe Sara i binden Perëndisë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/1 f. 3-4

Kush ishte Abrahami?

PAK burra kanë ndikuar kaq shumë në fetë e botës. I përnderuar nga judenjtë, myslimanët dhe të krishterët, Abrahamia është përshkruar si «gjigant i Shkrimeve» dhe «shembull i spikatshëm besimi». Bibla e quan «ati i të gjithë atyre që kanë besim».​—Romakëve 4:11.

Pse e vlerësojnë kaq shumë Abrahamin? Sepse është i vetmi njeri që në Bibël quhet mik i Perëndisë.​—Isaia 41:8; Jakovi 2:23.

Megjithatë, në aspekte të tjera, Abrahami ishte njeri i zakonshëm si ne. Ai hasi shumë sfida që hasim edhe ne, dhe i përballoi me sukses. A dëshiron të dish si ia doli mbanë? Shqyrto çfarë tregon Bibla për këtë njeri të jashtëzakonshëm.

Prejardhja

Abrahami lindi në vitin 2018 p.e.s. dhe u rrit në qytetin e Urit. (Zanafilla 11:27-31) Ky ishte një qytet i madh e i begatë, si dhe i zhytur në adhurimin e idhujve. Babai i Abrahamit, Terahu, mund të ketë qenë ndër ata që adhuronin idhuj të ndryshëm. (Josiu 24:2) Por Abrahami zgjodhi të adhuronte vetëm Jehovainb, në vend të idhujve të pajetë të perëndive të tjera.

Çfarë e nxiti Abrahamin të merrte këtë vendim? Ai lindi 150 vjet para vdekjes së Semit, birit të Noesë. Po të jetë shoqëruar me këtë njeri shumë më të madh në moshë, ç’ndikim mund të ketë pasur Semi tek ai? Abrahami mund të ketë mësuar drejtpërdrejt nga ai çfarë do të thoshte t’i mbijetoje Përmbytjes globale. Po ashtu, mund të ketë mësuar sa e rëndësishme ishte të adhuroje Jehovain, Perëndinë që kishte mbrojtur Semin dhe familjen e tij gjatë Përmbytjes.

Edhe po ta ketë mësuar në ndonjë mënyrë tjetër, Abrahami reagoi mirë ndaj asaj që mësoi për Perëndinë e vërtetë. Kur Jehovai, «ai që shqyrton zemrat», vërejti Abrahamin, pa diçka të mirë tek ai dhe e ndihmoi të bëhej njeri edhe më i mirë.​—Proverbat 17:3; 2 Kronikave 16:9.

Jeta

Abrahami bëri jetë mjaft aktive dhe të lumtur; që ndonëse shpesh ishte e vështirë, gjithmonë kishte kuptim. Shqyrto vetëm disa nga përvojat e tij.

▪ Ndërsa Abrahami jetonte në Ur, Perëndia e udhëzoi që të largohej nga vendlindja e të shkonte në vendin që do t’i tregonte. Abrahami dhe Sara u bindën, edhe pse nuk i dinin të gjitha hollësitë—ku po shkonin e pse Perëndia po u kërkonte të largoheshin. Ata nisën të banonin në tenda në vendin e Kanaanit, dhe tërë jetën ishin banorë të përkohshëm.​—Veprat 7:2, 3; Hebrenjve 11:8, 9, 13.

▪ Kur Abrahami dhe Sara ishin ende pa fëmijë, Jehovai premtoi se do të bënte një komb të madh nga Abrahami. Ai shtoi se të gjitha familjet e tokës do të bekoheshin nëpërmjet tij. (Zanafilla 11:30; 12:1-3) Më vonë Jehovai e konfirmoi atë premtim. Ai i tha Abrahamit se pasardhësit e tij do të bëheshin të shumtë, si yjet e qiellit.​​—Zanafilla 15:5, 6.

▪ Kur Abrahami ishte 99 vjeç dhe Sara afërsisht 90, Jehovai u premtoi se do të bëheshin me djalë. Megjithëse dukej e pamundur nga këndvështrimi njerëzor, shpejt Abrahami dhe Sara mësuan se s’ka gjë «të pamundur për Jehovain». (Zanafilla 18:14) Një vit më vonë, në moshën 100-vjeçare, Abrahami u bë me djalë, të cilin e quajti Isak. (Zanafilla 17:21; 21:1-5) Perëndia premtoi se pikërisht nëpërmjet Isakut, njerëzimi do të bekohej në masë të madhe.

▪ Disa vjet më vonë, Jehovai i bëri Abrahamit një kërkesë tepër të pazakontë. I kërkoi të flijonte birin e tij të dashur, Isakun, edhe pse ishte i ri, i pamartuar e pa fëmijë.c Megjithëse ideja e humbjes së të birit duhet t’i ketë therur në shpirt, Abrahami u përgatit të bindej e të flijonte Isakun. Ai s’kishte pikë dyshimi se, po të ishte e nevojshme, Perëndia kishte fuqinë ta ringjallte Isakun që të përmbushte premtimet. (Hebrenjve 11:19) Në momentin kyç, kur Abrahami gati sa nuk e flijoi të birin, Perëndia ndërhyri dhe ia kurseu jetën Isakut. Ai e lavdëroi Abrahamin për bindjen e jashtëzakonshme. Më pas, Jehovai i përsëriti Abrahamit premtimet e hershme.​—Zanafilla 22:1-18.

▪ Në moshën 175-vjeçare, Abrahami ra në gjumin e vdekjes. Bibla thotë se ai «vdiq në pleqëri të mbarë» dhe shton se ishte «i moshuar e i kënaqur». (Zanafilla 25:7, 8) Kështu, u përmbush një premtim tjetër i Perëndisë se Abrahami do të gëzonte jetë të gjatë para se të vdiste në paqe.​—Zanafilla 15:15.

Trashëgimia

Abrahami është shumë më tepër se një figurë fetare ose historike që ka jetuar mjaft kohë më parë. Deri sot e kësaj dite, historia e tij është e gjallë e na lë të gjithëve një shembull që ia vlen ta imitojmë. (Hebrenjve 11:8-10, 17-19) Le të shqyrtojmë katër nga cilësitë e mira që shfaqi Abrahami. Do të fillojmë me atë që ndoshta është cilësia e tij më e njohur​—besimi.

[Shënimet]

a Në fillim Abrahami njihej si Abrami, ndërsa gruaja e tij, Saraja. Më vonë, Perëndia ia ndryshoi emrin nga Abram në Abraham, që do të thotë «atë i një shumice», kurse Sarajës ia ndryshoi emrin në Sara, që do të thotë «princeshë». (Zanafilla 17:5, 15) Për thjeshtësi, në këtë seri artikujsh do të përdorim emrat Abraham dhe Sara.

b Jehova është emri i Perëndisë, siç tregohet në Bibël.

c Shih artikullin «Lexuesit pyesin . . . Pse Perëndia i kërkoi Abrahamit të flijonte të birin?», në faqen 23 të kësaj reviste.

[Kutia në faqen 4]

Një personazh kyç në historinë biblike

Në dhjetë kapitujt e parë, libri biblik i Zanafillës përmban historitë e jetës së disa burrave me besim, përfshirë Abelin, Enokun e Noenë. Por pjesa më e madhe e 15 kapitujve të tjerë i kushtohet jetës së një njeriu​—Abrahamit.

Veç kësaj, disa nga konceptet më të rëndësishme, Bibla i përmend për herë të parë kur flet për Abrahamin. Për shembull, në tregimin e jetës së Abrahamit . . .

▪ për herë të parë Perëndia quhet mburojë, ose mbrojtës i shërbëtorëve të tij.​—Zanafilla 15:1; shih Ligjin e përtërirë 33:29; Psalmin 115:9; Proverbat 30:5.

▪ për herë të parë përmendet që dikush tregon besim te Perëndia.​—Zanafilla 15:6.

▪ për herë të parë përmendet fjala profet.​—Zanafilla 20:7.

▪ për herë të parë përmendet dashuria prindërore.​—Zanafilla 22:2.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo