BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Otnieli”
  • Otnieli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Otnieli
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Hatati
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kenazi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kalebi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Aksa
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Otnieli”

OTNIELI

I pari gjykatës i Izraelit i përmendur me emër pas Josiut. Otnieli ishte «biri i Kenazit, që ishte vëllai më i vogël i Kalebit». (Gjy 1:13; 3:9; Js 15:17) Ndërtimi gramatikor i kësaj fraze në hebraisht lë të kuptohet se vëllai më i vogël i Kalebit mund të ishte ose Otnieli, ose Kenazi, por që vargu të jetë në përputhje me vargjet e tjera, Otnieli duhet konsideruar si nipi i Kalebit dhe djali i Kenazit, vëllait të Kalebit. Kështu, në disa përkthime lexohet: «Otnieli, biri i vëllait më të vogël të Kalebit, Kenazit.» (AT, Mo) Veç kësaj, Kalebi ishte ‘biri i Jefunehut’, pra, nuk mund të ishte biri i Kenazit, siç ishte Otnieli.​—Nu 32:12; 1Kr 4:15.

Otnieli u martua me Aksën, të bijën e Kalebit, pasi shtiu në dorë bastionin kananit të Debirit. I ati i Aksës, Kalebi, ia kishte premtuar të bijën atij që do të pushtonte atë qytet. (Js 15:16-19; Gjy 1:11-15) Otnieli pati një djalë të cilit i vuri emrin Hatat. Gjithashtu u bë kreu i një familjeje jetëgjatë në fisin e Judës. Vite më vonë, gjatë mbretërimit të Davidit, nga kjo familje u zgjodh një pasardhës për të drejtuar një grup shërbimi të përbërë nga 24.000 burra.​—1Kr 4:13; 27:1, 15.

Herën e parë që izraelitët ranë nën thundrën e mbretërve të huaj për shkak të mosbindjes, shtypja zgjati tetë vjet. Kur ata «nisën t’i thërritnin Jehovait për ndihmë», Ai u dha Otnielin për t’i çliruar. Meqenëse kishte frymën e Jehovait, Otnieli e mundi Kushan-Rishathaimin, «mbretin e Sirisë». Pas kësaj, u vu në krye të gjithë kombit dhe jepte vendime gjyqësore mes vëllezërve të tij.​—Gjy 3:8-11.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo