BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Adonijahu”
  • Adonijahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Adonijahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Abishaga
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Solomoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pika kryesore nga libri i parë i Mbretërve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Betsheba
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Adonijahu”

ADONIJAHU

[Jehovai është Zotëri].

1. Djali i katërt i Davidit, lindur nga Hagita në Hebron.​—2Sa 3:​4, 5.

Megjithëse me nënë tjetër, Adonijahu ngjante shumë me Absalomin, pasi edhe ai ishte «shumë i bukur» dhe ambicioz. (1Mb 1:5, 6; krahaso 2Sa 14:25; 15:1.) Në tregimin biblik ai dallohet më shumë gjatë viteve kur Davidi kishte rënë fizikisht. Megjithëse Jehovai kishte thënë shprehimisht se mbretëria do t’i kalonte Solomonit (1Kr 22:9, 10), Adonijahu filloi të mburrej se do të bëhej mbreti i ardhshëm i Izraelit. Përderisa Amnoni dhe Absalomi, e ndoshta edhe Kileabi, kishin vdekur, me siguri Adonijahu e bazonte pretendimin për fronin te fakti që në atë kohë ishte djali më i madh i Davidit. Njësoj si Absalomi, edhe ai i shfaqi hapur pretendimet e tij dhe nuk u korrigjua nga i ati. Ai shtoi radhët e mbështetësve duke fituar në anën e tij Joabin, kreun e ushtrisë, dhe Abiatarin, kreun e priftërisë. (1Mb 1:5-8) Më vonë, shtroi një gosti me flijime afër En-Rogelit, jo shumë larg nga Jerusalemi, ku ftoi gati gjithë familjen mbretërore, përveç Solomonit, profetit Natan dhe Benajahut. Duket qartë se synimi i tij ishte që të shpallej mbret.​—1Mb 1:9, 10, 25.

Profeti Natan ndërhyri shpejt për të asgjësuar planin e Adonijahut. Ai e këshilloi Betshebën, nënën e Solomonit, t’i kujtonte Davidit se ishte betuar t’ia jepte mbretërinë Solomonit. Pastaj, Natani shkoi vetë pas Betshebës në selinë e mbretit për të vërtetuar fjalët e saj dhe për ta sinjalizuar Davidin për situatën e rëndë. Gjithashtu i la të kuptonte Davidit se ndihej sikur po vepronte pas krahëve të miqve të tij më të ngushtë. (1Mb 1:11-27) Kjo e nxiti mbretin plak të vepronte duke dhënë menjëherë urdhër që Solomoni të mirosej si bashkëregjent dhe pasues i tij në fron. Kjo shkaktoi brohoritje të gëzueshme në popull që u dëgjuan deri te gostia e Adonijahut. Pak më pas, një vrapues, djali i priftit Abiatar, i çoi Adonijahut lajmin tronditës se Davidi kishte shpallur mbret Solomonin. Përkrahësit e Adonijahut u shpërndanë me të shpejtë, kurse ai vetë ia mbathi drejt oborrit të tabernakullit. Më pas, Solomoni e fali me kusht që të sillej mirë.​—1Mb 1:32-53.

Megjithatë, pas vdekjes së Davidit, Adonijahu iu afrua Betshebës dhe i mbushi mendjen të ndërhynte te Solomoni që t’i jepte për grua Abishagën, vajzën e re që kujdesej dhe i bënte shoqëri Davidit. Fjalët e Adonijahut—«se mbretëria duhej të ishte bërë imja dhe se gjithë Izraeli priste të bëhesha unë mbret»—tregojnë se ai mendonte që i ishte mohuar një e drejtë, edhe pse me fjalë e pranonte se këtu kishte gisht Perëndia. (1Mb 2:13-21) Megjithëse duket se kërkesa e tij bazohej thjesht në dëshirën për njëfarë dëmshpërblimi për humbjen e mbretërisë, ajo të linte qartësisht të kuptoje se flakët e ambicies nuk ishin shuar tek ai. Në fakt, sipas një zakoni në Lindjen e lashtë, gratë dhe konkubinat e mbretit mund t’i përkitnin vetëm pasuesit të tij të ligjshëm. (Krahaso 2Sa 3:7; 16:21.) Në këtë kuptim e mori Solomoni kërkesën që i bëri Adonijahu nëpërmjet nënës së tij dhe urdhëroi që ai të vritej, urdhër që u zbatua menjëherë nga Benajahu.​—1Mb 2:22-25.

2. Një levit që Jehozafati e dërgoi që të mësonte popullin në qytetet e Judës.​—2Kr 17:​7-9.

3. Një nga «krerët e popullit», pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, vulosi bashkë me disa princa dhe levitë dokumentin e rrëfimit të bërë nga izraelitët e kthyer në kohën e Nehemisë dhe të Ezdrës. (Ne 9:38; 10:1, 14, 16) Disa janë të mendimit se ai ishte Adonikami që përmendet tek Ezdra 2:13, pasardhësit e të cilit (gjithsej 666) u kthyen nga Babilonia nën drejtimin e Zorobabelit, në vitin 537 p.e.s. Këtë hipotezë duket se e mbështet krahasimi i emrave të përfaqësuesve të popullit që firmosën rezolutën te Nehemia 10 me emrat e krerëve të mërgimtarëve të kthyer që renditen tek Ezdra 2.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo