BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Akishi”
  • Akishi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Akishi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Maoku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Gathi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ejani të lartësojmë të gjithë emrin e Jehovait!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Strategjia e Davidit
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Akishi”

AKISHI

Mbreti filistin i Gathit që mbretëroi gjatë kohës së Davidit dhe Solomonit. Ishte i biri i Maokut ose Makahut dhe në mbishkrimin e Psalmit 34 quhet Abimelek, ndoshta një titull si faraon apo car.​—1Sa 27:2; 1Mb 2:39.

Gjatë kohës që e ndiqte Sauli, Davidi gjeti strehë dy herë në mbretërinë e Akishit. Herën e parë, kur dyshuan se ishte armik, Davidi u hoq si i çmendur dhe Akishi e la të ikte duke menduar se ishte një i marrë që nuk bënte keq. (1Sa 21:10-15; Ps 34:Mbishk.; 56:Mbishk.) Herën e dytë Davidi shkoi me 600 luftëtarë e familjet e tyre dhe Akishi i lejoi të banonin në Ziklag. Gjatë një viti e katër muajve që qëndruan atje, Akishi mendonte se burrat e Davidit mësynin qytetet e Judës, por faktikisht Davidi plaçkiste geshuritët, girzitët dhe amalekitët. (1Sa 27:1-12) E mashtroi aq mirë me atë rreng, sa kur filistinët organizuan një sulm kundër mbretit Saul, Akishi zgjodhi si truprojë personale Davidin dhe, vetëm në minutën e fundit, me këmbënguljen e ‘sundimtarëve të tjerë të aleancës’ filistine, Davidin dhe burrat e tij i kthyen në Ziklag. (1Sa 28:2; 29:1-11) Kur Davidi u bë mbret e luftoi kundër Gathit, Akishi me sa duket nuk u vra. Ai jetoi edhe gjatë mbretërimit të Solomonit.​—1Mb 2:39-41; shih GATHI.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo