BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lff mësimi 23
  • Pagëzimi—Një synim i shkëlqyer!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pagëzimi—Një synim i shkëlqyer!
  • Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • SHQYRTO MË TEJ
  • PËRMBLEDHJE
  • EKSPLORO
  • Pagëzimi—Një kërkesë për të krishterët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Domethënia e pagëzimit tënd
    Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë
  • Të kuptojmë domethënien e pagëzimit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2026 (Për studim)
  • A je gati të pagëzohesh?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
Shih më tepër
Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
lff mësimi 23
Mësimi 23. Një grua pagëzohet si Dëshmitare e Jehovait duke u zhytur plotësisht në ujë.

MËSIMI 23

Pagëzimi—Një synim i shkëlqyer!

Versioni i shtypur
Versioni i shtypur
Versioni i shtypur

Jezui tha se të krishterët duhet të pagëzohen. (Lexo Mateun 28:19, 20.) Por çfarë është pagëzimi dhe si mund ta arrish këtë synim?

1. Çfarë është pagëzimi?

Fjala greke e përkthyer «pagëzim» vjen nga një term që do të thotë «të zhytesh». Kur Jezui u pagëzua, u zhyt në lumin Jordan dhe më pas «doli nga uji». (Marku 1:9, 10) Edhe të krishterët e vërtetë pagëzohen duke u zhytur krejt në ujë.

2. Çfarë tregon një person kur pagëzohet?

Kur dikush pagëzohet, tregon se i ka kushtuar jetën Perëndisë Jehova. Por, si bëhet kushtimi? Para se të pagëzohet, ai i bën një lutje të veçantë Jehovait, ku i shpreh se dëshiron t’i shërbejë përgjithmonë. I premton Jehovait se do të adhurojë vetëm atë dhe se gjëja kryesore në jetë tani është t’i bindet atij. Ai zgjedh ‘të mohojë veten dhe të ndjekë vazhdimisht’ mësimet dhe shembullin e Jezuit. (Mateu 16:24) Kushtimi dhe pagëzimi i hapin rrugën miqësisë së ngushtë me Jehovain dhe me të tjerët që e adhurojnë Atë.

3. Si ta arrish synimin e pagëzimit?

Hapi i parë është të mësosh për Jehovain dhe të besosh tek Ai. (Lexo Hebrenjve 11:6.) Dhe, ndërsa njohuria dhe besimi rriten, dashuria për Jehovain do të të shtohet. Atëherë, pa dyshim do të të lindë në zemër dëshira që të flasësh për Të dhe të jetosh sipas normave të tij. (2 Timoteut 4:2; 1 Gjonit 5:3) Kur një person jeton ‘denjësisht për Jehovain dhe i pëlqen plotësisht atij’, mund të vendosë t’i kushtojë jetën dhe të pagëzohet.—Kolosianëve 1:9, 10.a

SHQYRTO MË TEJ

Le të shohim ç’na mëson pagëzimi i Jezuit dhe si të përgatitesh për këtë hap të rëndësishëm.

4. Mësimet që nxjerrim nga pagëzimi i Jezuit

Lexoni Mateun 3:13-17, ku përshkruhet pagëzimi i Jezuit. Më pas diskutoni për këto pyetje:

  • A u pagëzua Jezui kur ishte foshnjë?

  • Si u pagëzua? A e spërkatën thjesht me ujë?

Fill pas pagëzimit, Jezui nisi caktimin e veçantë që i kishte dhënë Perëndia. Lexoni Lukën 3:21-23 dhe Gjonin 6:38 e më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Cilit aktivitet i dha përparësi Jezui pasi u pagëzua?

5. Pagëzimi nuk është synim i paarritshëm

Mbase të tremb ideja e kushtimit dhe e pagëzimit. Megjithatë, ndërsa vazhdon të mësosh për Jehovain e ta njohësh më mirë, do të fitosh sigurinë e nevojshme që të marrësh këtë vendim të rëndësishëm. Për të njohur disa që e kanë bërë këtë, shihni VIDEON.

VIDEO: Lidhin miqësi të ngushtë me Jehovain (1:11)

Lexoni Gjonin 17:3 dhe Jakovin 1:5 e më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Çfarë mund ta ndihmojë dikë të arrijë synimin e pagëzimit?

A. Një grua i kushton jetën Perëndisë në lutje. B. E njëjta grua pagëzohet si Dëshmitare e Jehovait duke u zhytur plotësisht në ujë.
  1. I kushtojmë jetën Jehovait kur i themi në një lutje të veçantë se duam t’i shërbejmë përgjithmonë

  2. Kur pagëzohemi, u tregojmë të tjerëve se i jemi kushtuar Perëndisë

6. Kur pagëzohesh bëhesh pjesë e familjes së Jehovait

Kur pagëzohemi, bëhemi pjesë e një familjeje ndërkombëtare të bashkuar. Edhe pse me prejardhje dhe formime të ndryshme, besojmë të njëjtat gjëra dhe jetojnë sipas të njëjtave norma morale. Lexoni Psalmin 25:14 dhe 1 Pjetrit 2:17 e më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Si ndikon pagëzimi te miqësia me Jehovain dhe te marrëdhënia me të tjerë që e adhurojnë atë?

Kolazh: Një motër e pagëzuar buzëqesh teksa mendon për marrëdhëniet e bukura që ka në kongregacion. 1. I hap zemrën një motre. 2. Ndihmon një motër të moshuar të ecë. 3. Ha një vakt me miq të moshave të ndryshme. 4. Bashkë me një motër tjetër i predikojnë një burri. 5. Në një kongres, bën selfie me dy Dëshmitare që u përkasin racave të ndryshme.

DISA THONË: «S’jam gati të pagëzohem.»

  • Nëse edhe ti ndihesh kështu, a mendon se pagëzimi është një synim i shkëlqyer për ty?

PËRMBLEDHJE

Jezui mësoi se të krishterët duhet të pagëzohen. Që ta arrish këtë synim, duhet të kesh besim të fortë te Jehovai, të jetosh sipas normave të tij dhe t’i kushtosh jetën.

Si do të përgjigjeshe?

  • Çfarë është pagëzimi dhe pse ka rëndësi?

  • Si lidhet kushtimi me pagëzimin?

  • Cilët hapa të çojnë drejt kushtimit dhe pagëzimit?

Provo këtë

EKSPLORO

Mëso çfarë është dhe çfarë nuk është pagëzimi.

«Çfarë është pagëzimi?» (Artikull në jw.org)

Shiko çfarë mund ta ndihmojë dikë të arrijë synimin e pagëzimit.

«Dashuria dhe mirënjohja për Jehovain të motivojnë të pagëzohesh» (Kulla e Rojës, mars 2020)

Lexo se si vendimi që mori një burrë për t’u pagëzuar nuk u bazua vetëm te ndjenjat.

«Donin që ta zbuloja vetë çfarë thotë vërtet Bibla» (Kulla e Rojës, 1 shkurt 2013)

Lexo pse pagëzimi është një synim i shkëlqyer dhe si ta arrish.

«A duhet të pagëzohem?» (Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, vëllimi 2, kapitulli 37)

a Nëse dikush është pagëzuar në një fe tjetër, duhet të pagëzohet prapë. Pse? Sepse ajo fe nuk i ka mësuar të vërtetën nga Bibla.—Shih Veprat 19:1-5 dhe mësimin 13.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo