BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rr f. 152-153
  • Mësime nga vegimi i Ezekielit për tempullin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mësime nga vegimi i Ezekielit për tempullin
  • Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Adhurimi i pastër i lartësuar dhe i mbrojtur
  • Bekime në përjetësi
  • Standarde të njëjta për të gjithë
  • Një vakt në tryezën e Jehovait
  • Një garanci nga Jehovai
  • «Ky është ligji i tempullit»
    Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
  • ‘Përshkruaj tempullin’
    Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
  • «Tempulli» dhe «prijësi» sot
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
rr f. 152-153

KUTIA 14A

Mësime nga vegimi i Ezekielit për tempullin

Versioni i shtypur
Diagram që tregon aspekte kryesore të tempullit që pa Ezekieli në vegim. Aspektet janë: 1. Mali i lartë. 2. Muri rrethues. 3. Hapësira e madhe përreth kompleksit të tempullit. 4. Lumi që buron nga shenjtërorja e tempullit. 5. Portat e oborrit të jashtëm. 6. Muri i kompleksit të tempullit. 7. Oborri i jashtëm. 8. Dhomat e ngrënies në oborrin e jashtëm. 9. Portat e oborrit të brendshëm. 10. Oborri i brendshëm. 11. Altari. 12. Shenjtërorja e tempullit. Një avion pasagjerësh (rreth 75 metra i gjatë) është shumë i vogël krahasuar me njërën brinjë të murit të jashtëm rrethues (1.555 metra).

Adhurimi i pastër i lartësuar dhe i mbrojtur

Tempulli në vegim është ngritur «në një mal shumë të lartë» (1). A e kemi lartësuar adhurimin e pastër duke i dhënë vendin e parë në jetën tonë?

Muri që rrethonte (2) kompleksin e tempullit i cili ndodhej në qendër të një hapësire të madhe (3) thekson se nuk duhet të lejojmë asgjë ta ndotë adhurimin që i japim Jehovait. Nëse duhet të mbajmë larg adhurimit të pastër edhe «gjërat e zakonshme», imagjino sa larg papastërtisë dhe imoralitetit duhet të rrijë një adhurues i Jehovait sot!—Ezek. 42:20.

Bekime në përjetësi

Një rrëke uji buron nga shenjtërorja e tempullit dhe zgjerohet gjithnjë e më shumë duke sjellë jetë e begati në vend (4). Për këto bekime do të flasim në kapitullin 19 të këtij libri.

Standarde të njëjta për të gjithë

Portat madhështore për në oborrin e jashtëm (5) dhe portat për në oborrin e brendshëm (9) na kujtojnë se Jehovai ka standarde të larta për sjelljen për të gjithë ata që e adhurojnë. Vër re se portat e jashtme dhe të brendshme janë identike në të gjitha përmasat. Kjo është me vend, pasi kërkesat e drejta të Jehovait janë të njëjta për të gjithë shërbëtorët e tij, pavarësisht nga përgjegjësitë ose caktimet që kanë.

Një vakt në tryezën e Jehovait

Dhomat e ngrënies (8) na sjellin ndër mend se në kohët e lashta populli mund të hante një pjesë të flijimit që sillte në tempull. Kjo ishte sikur të hanin një vakt me Jehovain. Ndërsa sot, në tempullin e tij të madh ku adhurojnë të krishterët, është ndryshe, sepse tashmë është ofruar ‘një flijim i vetëm’. (Hebr. 10:12) Gjithsesi, ne ofrojmë flijime lëvdimi.—Hebr. 13:15.

Një garanci nga Jehovai

Mbase matjet e hollësishme në vegim të hutojnë disi. Ama, ato garantojnë se qëllimi i Jehovait për të rivendosur adhurimin e pastër është po aq i sigurt e absolut, sa ato matje të sakta e të pandryshueshme. Ndonëse Ezekieli nuk thotë se ka parë ndonjë njeri në vegim, ai dokumenton këshillat e forta të Jehovait për priftërinjtë, prijësit dhe popullin. Të gjithë shërbëtorët e Perëndisë duhet t’u përmbahen standardeve të Tij të drejta.

Kthehu te kapitulli 14, paragrafët 13, 14

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo