Shënimi
b PËRSHKRIMI I FIGURËS: Një motër e ka zakon që nga vogëlia t’i lutet rregullisht Jehovait. Kur ishte fëmijë, prindërit e mësuan si të lutej. Në adoleshencë u bë pioniere dhe i lutej shpesh Jehovait ta bekonte në shërbim. Vite më vonë, kur i shoqi u sëmur rëndë, i përgjërohej Jehovait për forcën e nevojshme që ta përballonte sprovën. Sot që është vejushë ngulmon në lutje, e sigurt se Ati i saj qiellor do t’i përgjigjet—ashtu siç ka bërë gjatë gjithë jetës së saj.