Shënimi
a Disa nëna që vuajnë nga depresioni i paslindjes, mund ta kenë të vështirë të lidhen me foshnjat e tyre. Megjithatë, nuk duhet të ndihen fajtore. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor të SHBA-së, depresioni i paslindjes «ka të ngjarë që shkaktohet nga kombinimi i faktorëve fizikë dhe emocionalë . . . por nuk lidhet me diçka që bën apo nuk bën nëna». Për më shumë informacion rreth kësaj teme, shih artikullin «Të kuptojmë depresionin e paslindjes», në revistën Zgjohuni!, 8 qershor 2003.