Shënimi
e Pa dyshim, Fjala e Perëndisë përmban edhe gjëra që mund të duken «të vështira për t’u kuptuar», ku përfshihen disa fragmente nga shkrimet e Pavlit. Mirëpo, të gjithë shkrimtarët e Biblës u frymëzuan nga fryma e shenjtë. Është po kjo forcë që ndihmon të krishterët e vërtetë sot të kapin të vërtetat hyjnore, duke i bërë «edhe gjërat e thella të Perëndisë» më të arritshme e më të qarta për mendjen tonë të kufizuar.—2 Pjet. 3:16, 17; 1 Kor. 2:10.