Shënimi
c Tregimi na jep dy shembuj të mungesës së respektit. Pikësëpari, Ligji specifikonte se cilat pjesë të flijimit duhej të hanin priftërinjtë. (Ligj. 18:3) Por në tabernakull priftërinjtë e ligj kishin krijuar një praktikë krejt ndryshe. U thoshin shërbëtorëve të futnin një pirun të madh në kusinë ku ziente mishi dhe të merrnin çfarëdo cope të mirë që të kapnin. Përveç kësaj, kur njerëzit sillnin flijimet që të digjeshin në altar, priftërinjtë e ligj dërgonin një shërbëtor që ta kërcënonte atë që ofronte flijimin, për t’i marrë mishin e gjallë, madje para se dhjami i flijimit t’i ofrohej Jehovait.—Lev. 3:3-5; 1 Sam. 2:13-17.